Urime, përshëndetje, nder dhe respekt për popullin egjiptian i cili u nis drejt bazës së tiranisë, shtypjes, papunësisë, degjenerimit në të gjitha format, luftimit të All-llahut dhe të Dërguarit dhe i dridhi strukturat e saj, i tronditi themelet e saj, të ngriturit i nënçmoi. Për të arritur këtë sakrifikuan gjithçka çfarë poseduan, këtë e vepruan me një civilizim që i mahniti dhe u la përshtypje botës dhe u bë një mësues që do të krenohemi ne në historinë bashkëkohore.
Ky revolucion i bekuar ia ka kthyer umetit reputacionin, shpresat për një ardhmëri të ndritshme, unitet, progres dhe liri. Ky revolucion ka ngatërruar shumë letra, i ka rishqyrtuar shumë nga konceptet dhe ka ndryshuar renditjen e shumë prioriteteve.
Populli egjiptian e ka hutuar sistemin shtypës, pasuesit e tij të koruptuar dhe kriminel, përkrahësit e tij injorant dhe frikacak, i ka hutuar zotëruesit e tyre çifut dhe ata krishterë. All-llahu i lartësuar i ka dënuar prej nga se kanë pritur, prej ditës së parë demonstruesit i publikuan kërkesat e tyre e ata ishin: Rënia e regjimit, heqja e ligjit të emergjencës, ndryshimi i kushtetutës, shpërbërja e parlamentit të falsifikuar dhe lirimin e të burgosurve politik. Regjimi diktatorial këto kërkesa i priti me dorën e hekurt dhe burgosje, njëashtu filloi fushata mediatike me gënjeshtra dhe shpifje kundër njerëzve më besnikë dhe të sinqertë të Egjiptit, duke i akuzuar me agjent të fuqive të huaja dhe ushtarë të huaj!
I gjithë umeti qëndroi pas popullit egjiptian dhe revolucionit të lavdishëm përveç disa mbeturinave prej politikanëve dhe gazetarëve të cilët dëshiruan ta shukin dritën e lirisë me errësirën e zullumit. Mirëpo epoka e revolucioni të komunikimit dhe programet satelitore e zbuluan të vërtetën dhe ishte lidhje e vetme mes popullit egjiptian dhe mbështetësit e tyre, kudo që janë në botë. Regjimi përdori metoda dhe praktika represive dhe kriminele që nuk i shkon ndërmjet njeriut, gjë që ua ringjalli edhe më shumë ambiciet, i grumbulloi njerëzit rreth objektivave fisnike. Regjimi i mëparshëm dhe bashkëpunëtorët e tij në rajon kërkuan ndihmë nga Amerika duke i frikësuar se alternativa është ose kaosi ose islamistët.
Izraeli e përdori gjithë diplomacinë dhe peshën e saj pas regjimit kukull, ndërsa Amerika ishte e lajthitur mes shtirjes së popullit për të ruajtur at që mund të ruhet prej interesave dhe mes presionit izraelit dhe përkrahësit e Husni Mubarakut në rajon, për këtë vendimet ishin të lajthitura gjë që e mashtroi kreun e regjimit kukull (Mubarakun) të shpreson për një manovrim të fuqishëm për t’i eliminuar demonstruesit apo shpresë për të mbijetuar. Mençuria e protestuesve, tubimi i popullatës, vendosmëria e fuqishme, para gjithë këtyre, dëshira e All-llahut bëri që të dështojnë të gjitha përpjekjet, nuk u sollën dobi disa lëshime margjinale të disa personave, sakrifica e disa ithtarëve të këtij regjimi zullumqarë për ta mbrojtur kokën e padrejtësisë dhe për të mbijetuar sistemi tiran duke zvarritur protestuesit në akte të përgjakshme dhe larguar njerëzit që t’i mbështetin. Mirëpo protestuesit qëndruan të pa lëkundur në kërkesat e tyre derisa regjimi u përgjigj kërkesës së parë e ajo ishte rrënimi i regjimit. Pra më lejoni t’i dërgoi disa mesazhe.
Mesazhi i parë: Deri tek populli egjiptian dhe revolucionarët e lavdishëm
Ju jeni mësues, e këto janë ndjenja gëzimi ndaj jush o fisnik. Gëzim për rënien e tagutit (tiranit) është i madh por assesi mos të jetë gëzimi jonë shkas për ndërprerjen e revolucionit përderisa nuk i realizoni të gjitha kërkesat tuaja. Me të vërtetë ju keni arritur ta shkatërroni strukturën më të madhe të pavërtetës, lajthitjes, gënjeshtrës mirëpo ende vazhdojnë të ekzistojnë kthetrat e pista që janë të fshehura, do të dëshirojnë t’i vjedhin arritjet dhe fitoret tuaja.
Mesazhi i dytë: Deri tek popujt mysliman
Me të vërtet populli egjiptian e ka dëshmuar se sado që të jetë tirania dhe zullumi, sado që të jetë shtypja, sado që të jetë forca dhe çfarëdo që është mbështetja prej armiqve para durimit, këmbënguljes dhe sakrificës së popujve zbehet, shkon dhe kalbet, kurthet e shejtanit janë të dobëta, All-llahu i Lartësuar nuk e ndihmon veprën e zullumqarëve, e kota do të asgjësohet e do të ngelë vetëm e vërteta andaj, mos t’u kaplon plogështia, dobësimi, mos u frikësoni dhe dijeni se All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre.
Mesazhi i tretë: Deri tek sundimtarët arab dhe musliman
Këto fjalë ia drejtoi atij që ka mendje të shëndoshë dhe që i vënë veshin me vëmendje, rregulloni lidhjet me All-llahun dhe popullin tuaj, largoni duart e mos u mbështetni tek Izraeli dhe miqtë tuaj në perëndim, mbyllni dyert dhe veshët tuaja në fytyrat e të koruptuarve dhe këshilluesve gënjeshtarë, veproni për interesat e popujve tuaj dhe plotësoni nevojat, çështjet e kombit tuaj dhe realizoni shpresat e tyre ngaqë nëse vjen urdhri i All-llahut s’ka kush që e kthen. Dijeni se Amerikës nuk i interesojnë agjentët dhe shërbëtoret e tyre por i interesojnë interesat e veta.
Mesazhi i katërt: Deri tek perëndimorët e veçanti politikanët përgjegjës dhe intelektual të cilët u bënë mburojë dhe infuzioni për tiranin, zullumin, padrejtësinë, çoroditjen dhe korrupsioni në rajonin tonë si këmbim që këto qeveri dhe regjime ta pranojnë Izraelin publikisht apo në mënyrë të fshehur me një çmim shumë të ulët edhe në qoftë se është kundër interesave dhe dobive të popullit. Ju themi këtyre perëndimorëve se ju me këtë sjellje të gabuar po ju bëni dëm interesave të qeverive dhe popujve tuaj në këtë rajon të rëndësishëm të botës.
Populli ynë nuk do të pranojë vazhdimisht konfiskimin e të drejtave të tij që i takojnë apo të cenohet kultura e identiteti dhe çështjet e mbrojtjes së interesave apo uniteti dhe rilindja e saj.
Populli ynë nuk do të pranojë mbështetjen e perëndimorëve adresuar tiranëve, zullumqarëve, shkelësve të drejtave dhe plaçkitësve të pasurisë.
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET



