Allahu thotë: “Ai është i Cili ka bërë tokën të dobishme dhe të përshtatshme për ju,kështu që ecni nëpër rrugë dhe hani nga risku ( të mirat dhe furnizimi ) i Tij dhe tek Ai do të jetë Ringjallja,” (Mulk-15).
Allahu na tregon në këtë ajet, sesi Ai e bëri tokën të përshtatshme për të ecur në të,për ta gërmuar, mbjellë dhe ndërtuar dhe nuk e bëri atë të vështirë, për këdo që do t`i realizojë këto gjëra.
Ai e bëri tokën për njerëzit djep,shtrat,shtroje,vendqëndrim dhe mbulesë për të gjallët dhe të vdekurit.Ashtu siç e sheshoi dhe e rrumbullaksoi dhe prej saj bëri të dalin burime dhe lumenj,pemë dhe të mbjella,eforcoi me male dhe krijoi shtigje e rrugë që njerëzit të ecin nëpër to.
Allahu e bëri tokën të begatshme dhe burim furnizimi për krijesat që jetojnë në të.
Një nga mbarësitë e saj,është edhe shumëllojshmëria e bimëve dhe kafshëve dhe të gjitha lindin, jetojnë dhe ushqehen nga kjo tokë.
Toka veç të tjerave,mban mbi të edhe papastërtitë dhe nxjerr nga barku i saj,pasuritë dhe gjërat më të mira,ajo tret dhe dekompozon çdo gjë të keqe dhe nxjerr për njerëzit çdo gjë të mirë.Një farë drithi që mbillet në të del prej saj e shumëfishuar,a nuk është kjo pjellori një mirësi e madhe të cilën Allahu na ka dhuruar nëpërmjet kësaj toke?!
Kjo tokë mbulon dhe zhduk papastërtitë që njriu lë mbi të dhe nxjerr për të,ushqimin dhe veshmbathjen e tij,toka është gjëja që më tepër përdhoset dhe përsëri jep të mira,ndaj për njeriun toka është shumë e dobishme dhe shumë pak e dëshme.
Ajo që dua të them është se Allahu e ka bërë tokën për ne sit ë ishte një kafshë e bindur që ngado që ta drejtosh shkon e përulur.
Në këtë verset për rruget, Allahu na ka përdorur fjalën ‘menakib’,që në gjuhën arabe do të thotë një vend i ngritur,por që përdroret edhe për supet që janë pjesë të larta të njeriut.E pra Allahu sikur thotë se njeriu ecën mbi lartësitë e tokës dhe ajo nën të është e nënshtruar sikur ai të qëndrontë mbi supet e një kafshe.
Më tej Allahu i urdhëron njerëzit të ushqehen me begatitë e Tij,të cilat I ka vendosur në tokë,në këtë vendbanim të cilin e përgadititi,e hijeshoi dhe e bëri të përshtatshme për të jetuar.
Më pas tërheq vëmendjen duke thënë: “ dhe tek i do të jetë Ringjallja” ,për të treguar se në këtë banesë nuk do të jemi përjetë,por vetëm udhëtarë,ndaj edhe nuk duhet ta konsiderojmë eten banorë të përhershëm të saj. Kemi ardhur në këtë botë dhe jemi vendosur në këtë tokë për t`u përgaditur për një tjetër botë dhe një tjetër tokë,jemi në banesën e një udhëtari dhe jo në vendqëndrimin e një autoktoni,mbi një urë që herët apo vonë të gjithë do ta kalojmë.
Ky ajet përmban në vetvete shenja për Plotfuqishmërinë e Allahut,Njësimin e Tij,Pushtetin dhe Mirësinë e Tij,Na kujton begatitë e Zotit dhe na përkujton se kjo botë dhe kjo jetë është e përkohshme,ndaj dhe nuk duhet të bëhemi skllevër të saj,por t`I kthejmë sytë nga banesa jonë e përhershme në botën tjetër,sepse një ditë të gjithë tek Allahu do të kthehemi.
Libri: El-Fewaid
Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: Teuhid.NET



