Meditime rreth ngjarjeve të fundit në Egjipt

Plagët e protestuesve në sheshin e lirisë  janë si rezultat i të shtënave të snajperëve Amerikan që janë prodhuar në vitin 2008 të cilët nuk i përdorin vetëm se marinsat Amerikan, këto armë janë shumë efektive sa që mund të depërtojnë në murë. Normal, qeveria amerikane nuk di asgjë për këtë, ndoshta disi këto armë janë vjedhur nga depot e ushtrisë në Amerikë dhe u është dhuruar ndihmesave të Mubarakut!!  E gjorë është Amerika, çdo gjë i është vjedhur e ajo nuk e dinë. Obama mbrëmje dhe mëngjes e dëshiron të mirën e popullit egjiptian, ndërsa egjiptianët ja vjedhim armët dhe makinat?

Ndoshta njeriu lexon një libër që mund të përfiton ndonjë ide, lexon ndonjë artikull nga e cila nxjerrë ndonjë dobi, dëgjon ndonjë lajm apo komente që mund t’i dhuron planifikim të dobishëm, mund të ndodhë që njeriut t’i vije mendimi pa shumë përpjekje apo ndonjë  shqyrtim dhe studim të kujdesshëm!! Këto mendime dhe ide janë produkt i provojës njerëzore, diturisë dhe interesit të tij, këto mendime janë aq të shpejta mu ashtu sikurse era e fortë, gjithashtu aq shpejtë mund të asgjësohen nëse nuk shkruhen... Këto mendime dhe ide i kam gjuajtur me rrjetin e lapsit para se të më ikin ashtu siç më kanë ikur shumë mendime dhe ide simotra... Mendimet janë në sfera të ndryshme por me një fjalë kanë të bëjnë me realitetin e afërt ose të largët.. Lus All-llahun që të përfitojmë ne dhe lexuesit.

Legjitimiteti i udhëheqësit

Shpesh këtyre ditëve dëgjojë se Hosni Mubarak e ka humbur legjitimitetin e tij pas ngjarjeve të 25 Janarit (2011),  ngaqë të gjithë njerëzit dolën për ta larguar atë, ne kemi të drejt të pyesim: Vallë kur ka pasur legjitimitet Mubaraku që ai humbi tani!!  Është e njohur tek të gjithë dijetarët islam se udhëheqësi (regjimi) tërheq legjitimitetin nga islami e jo nga populli siç pretendojnë disa. Sheriati është ai që jep legjitimitet udhëheqësit, ndërsa në sheriatin tonë assesi nuk mund të ketë legjitimitet një udhëheqës nëse ai nuk është mysliman, s’mund të ketë legjitimitet nëse nuk gjykon me sheriatin Islam.

 Pra deklaratat se “legjitimitetin e ka humbur Mubaraku” nuk janë të sakta, por është lajthitje edhe atë lajthitje e madhe megjithëse kjo përsëritet tek shumica e njerëzve të pandërgjegjshëm. E përsërisim përsëri për të kuptuat të pashkolluarit dhe të paarsimuarit. Udhëheqësi nuk mund të ketë legjitimitet mbi një shtet islam përderisa nuk gjykon me ligj të All-llahut, Sheriati është i vetmi institut i cili mund t’i jep legjitimitet një udhëheqësi.  Qeverisja në islam nënkupton një kontratë mes qytetarëve dhe udhëheqësit mysliman, kushti i parë i kësaj kontrate është: Gjykimi me ligj të All-llahut. Nëse ai nuk e bënë këtë kontrata është e pavlefshme edhe në qoftë se njerëzit e miratojnë, ngaqë çdo kushtë që është në kundërshtim me sheritin ai është i kotë dhe pavlefshëm. Nëse popullata  e kushtëzon udhëheqësin që mos të gjykon me ligj të All-llahut  dhe janë të kënaqur, ky kusht është i kotë dhe pavlerë. Udhëheqësi nuk është legjitim, vendimet e tij janë të pavlefshme, nënshtrimi ndaj urdhrave është i ndaluar, dhe populli është mëkatar. 

Gjithsecili i cili është i kënaqur me ligj jashtë ligjit të sheriatit, ai është jobesimtar me konsensus të dijetarëve, në këtë futën të gjithë udhëheqësit apo të  udhëhequr ngase është i kënaqur me pabesim (kufër), nuk shpëton nga ky vendim vetëm se personi i cili është i detyruar apo një injorant i cili nuk është në dijeni të kësaj dispozite, apo person i cili ka komentim të gabuar mirëpo në një mënyrë të justifikuar, ndërsa të tjerët që posedojnë dijeni dhe ngelin të kënaqur në këtë, ata janë jobesimtarë dhe femohues.

Propozim

Ngjarjet e ditëve të fundit i qesin në shesh burrat e vërtetë, këto ndodhi i zhveshin zemrat dhe tregojnë për brendësinë e tyre. Për këtë arsye u propozoj disa vëllezërve që të fillojnë me mbledhjen e artikujve, ligjëratave, videove të dijetarëve dhe zyrtarëve të cilët u ndihmojnë krerëve të shteteve kundër popullatës.

Ky koleksion të jetë një dokument historik që do t’i zbulon besnikët prej gënjeshtarëve, të tregon të vërtetën nga e paqëndrueshmja... Ky koleksion duhet të jetë i besueshëm duke i dokumentuar me pamje, audio apo nga faqet zyrtare, në këtë koleksion nuk ka vend vetëm se për gjërat e besueshme dhe autentike e jo fjalë të filozofëve apo atyre të cilët janë të luhatur, sepse pas këtyre ndodhive do të dalin në shesh të lajthiturit dhe te genjeshtaret.

Nëse

Nëse do ta shikonim iblisin (djallin) në këto momente, do ta shikonim duke qarë, ngaqë vazhdon iblisi të ulet në gjunjë për të mësuar nga Mubaraku dhe bashkëpunëtorët e tij artin e gënjeshtrës dhe taktikat e saj gjatë gjithë këtyre viteve. Këta kanë arritur për t’i dëshmuar të gjithë botës se janë më gënjeshtar se vet djalli (iblisi)...

Nëse Natanjahu do të dëshironte: do të dëshironte që gjithë çifutët të jenë sikurse Mubaraku dhe Omer Sulejmani në besnikërinë e tyre ndaj shtetit hebre. 

Nëse këshilltarët dhe të afërmit e Mubarekut do të iknin prej shtetit, të gjithë qeveritë e lindjes dhe perëndimit kishin për të vrapuar se cili i pari do t’i strehon në mënyrë që të mësojnë artin e mashtrimit dhe vjedhjeve në zgjedhje. Kjo është pasuria kombëtare e Husni Mubarakut?!

Nëse pasuria personale e Mubarakut të investoheshte në investime kapitale në Egjipt, pas një viti nuk do të ketë të varfër në Egjipt.  Kuptohet këtë pasuri ai e ka tubuar nga djersa e popullit. Ai në çdo moment ka pritur që populli i tij ta vrasë dhe këto fonde janë si shpagim për dëmtimin e nervave dhe frika dhe rreziku nga terrorizmi popullor ndaj tij. Pasuria e tij sillet prej 40 deri 70 miliardë!! Nëse një egjiptian i rëndomtë do më pyeste se “çfarë do të thotë miliard”!  Çfarë t’i përgjigjem o Husni Mubarak!

Pyetje enigme!

Përse të gjithë qeveritë, vendet e perëndimit dhe organizatat e atyre shteteve kërkojnë nga Mubaraku të jap dorëheqje nga pushteti, ndërsa të gjithë qeveritë arabe dhe institucionet zyrtare të tyre duan dhe e mbështesin Mubarakun në pushtet!! Ndoshta qeveritë dhe sundimtarët arab  mund të kenë qenë të ndikuar nga revolucioni Tunizian andaj edhe bënë revolucion ndaj qëndrimeve të perëndimit!!

Omer Sulejmani

Ditën e parë që e mori postin e ri, lëvizi një pjesë të ushtrisë për të mbrojtur kufirin perëndimor të Palestinës nga terroristët Palestinez të cilët mund të plaçkisin ushqim dhe ilaçe për myslimanët e Gazës. Pastaj në të njëjtën ditë i dërgoi ushtrinë në Sharm el-Sheikh për t’i mbrojtur turistët nga egjiptianët, pasi që u siguroi siguri krishterëve, çifutëve dhe turistëve në Sharme l-Shekh, u kthye për te myslimanët në “Sheshin e lirisë” (Mejdan Tahrir) duke u dërguar shërbimin sekret dhe shërbimet e sigurisë për t’i “mbrojtur” në mënyrën e vet. Vallë si mos të jetë njeriu i sinqertë dhe i besueshëm. Ky është personi i parë që e ka zgjedhur Mubaraku.

Këshilli i pleqve (urtëve)

Krijuan një këshillë të pleqve (urtëve) në Tunizi, e më pas edhe në Egjipt dhe kjo është ide e një “Loya Xherka” afgane, s’ka dyshim se ky këshillë është këshillë i SHBA-së.. Në këtë këshillë emërtohen anëtarët sipas qejfit të tyre, më pastaj bisedohet sipas parimeve të tyre, pastaj vendosin vendime që përputhen me interesat e tyre, kurse në opinion dalin dhe thërrasin se ky këshillë ka folur në emër të popullit dhe për t’i realizuar interesat, objektivat dhe kërkesat e popullit!! 

Muhamed Selim al-Awa ishte personi i cili i lexoi në sheshin e “lirisë (tahrir) gjërat për të cilët kanë rënë dakord Mubaraku me këshillin e pleqve ( urtëve)...  Sikurse ky këshillë ta ndryshonte emrin dhe të quhej “Këshilli i Papagajve” sepse ata përsërisin atë çfarë ju thotë sistemi... apo të emërtohej si “Këshilli i të marrëve” ngaqë ata besojnë se populli ju beson... apo të emërtohej “Këshilli i idiotëve”  ngase ata mendojnë se janë të urtë për t’i mashtruar njerëzit, me një fjalë të gjitha këto emërtime është e lejuar të emërtohen, dhe një kombinim që i përfshinë të gjitha këto emërtime është edhe emërtimi “Këshilli i tradhtarëve” apo “Loja Xherka Karzaj”.

Dallimi mes të parës dhe kësaj të dytës është se e para “Loja Xherka Karzaj” e Karzait kishte disa përfaqësues nga disa lëvizje politike dhe disa lider fisnorë, ndërsa  anëtarët e Loja xherka Al-awa nuk e përfaqësojnë vetëm se vetveten, dhe për t’i lexuar buletinin e lajmeve të qeverisë.

Obama

E dëgjova Obamën duke thënë se ai: “E ka dëgjuar zërin e egjiptianëve”!! E pyesim Obamën: “Vallë të ka thirrur ndonjë i ri egjiptian që ta dëgjosh?! Do të ishte ma mirë që t’i dëgjoni klithmat e myslimanëve të vrarë në Irak dhe Afganistan dhe ta parandalosh gjithë atë ushtri  dhe ndihmën ushtarake për të ndaluar vrasjen e myslimanëve. Apo të dëgjosh zërin e palestinezëve në Palestinë, dhe të kërcënohesh se do ta ndërpresësh ndihmën ushtarake falës që ia jep izraelit... Populli egjiptian nuk po të thërret, po ju dërgon mallkime të njëpasnjëshme ty dhe qeverisë tënde që nga momenti që keni qëndruar praën Xhemal Abdunaserit, Envar Sadatit dhe Husni Mubarakut... Përse gjithë këto deklarata të mëshirshme  nga Obama dhe vendet e perëndimit?  Them: Këto deklarata vinë për të mpirë popullin Egjiptian, dhe për t’i vënë në anestezi popullin e perëndimit, për t’u shfaqur si mbrojtës e drejtave të njeriut, për të përmirësuar imazhin e qeverisë amerikane në sytë e myslimanëve pas skandaleve të luftërave në Irak dhe Afganistan, kohë për të përfituar Mubaraku dhe ithtarët e tij, për ta paraqitur Mubarakun si mospërfillës ndaj kërkesave të perëndimit, dhe një mashtrim klasik dhe shumë qëllimkeq ajo është: heqja e vëmendjes së popullit egjiptian nga udhëheqësit e tij të ndenjë dhe besnik duke u mbështetur në udhëheqësinë perëndimore dhe shumë e shumë qëllime tjera që nuk do ta mashtrojnë myslimanin si dhe popullin egjiptian krenar.


Mesh'huri (është një hoxhë i Jordanit që pason ideologjinë e rabiovcëve)

E pashë një video ligjëratë të Hoxhës Meshhur ibën Hasan në të cilën fliste për ngjarjet e egjiptit, fliste herë djathtas e herë majtas me fjalë të përziera duku e orvatur ta përzien të kotën me të vërtetën për t’i penguar apo bllokuar njerëzit nga demonstratat e tilla. I them Hoxhës: Dëmi dhe efekti negativ i mbijetesës së Mubarakut dhe qeverisë së tij është shumë më i madh nga fitnja (kaosi) për të cilën ti flet. 

Populli i egjiptit ka dijetarë, që t’i në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohesh me ata, bile as me nxënësit e tyre, pra cila është ajo dituri që t’i lavdërohesh para popullit egjiptian.  Populli egjiptian nuk është i gjorë ashtu siç e ke cilësuar, nga ata të cilët janë në “sheshin e lirisë” (Mejdan Tahrir) ka dijetarë, nxënës të dijës, mjek, shkencëtarë, profesorë universitarë  të cilët posedojnë diploma që duart e tuaja as që mund ti prekin, dhe posedojnë logjikë që trupi jot assesi s’mund ta kaplon.  Këta janë ata të cilët dëshirojnë reforma, këta janë protestuesit , ndërsa njerëzit i pasojnë këta. Dalja për ta ndryshuar një sundimtarë Kafir (jobesimtarë) është një obligim për gjithsecilin i cili ka mundësi, në këtë çështje ka konsensus të dijetarëve.

Mubaraku  ka mbledhur kufrin (mosbesimin), padrejtësinë, luftim e islamit dhe myslimanëve, miqësimin e jomyslimanëve, përdhunimin e motrave, vjedhjen e pasurisë,  dhunimi i burrave nëpër burgje, kjo qeveri i siguron gaz çifutëve me një çmim më pak se një e katërta për t’u forcuar edhe më shumë kundër vëllezërve tanë në Palestinë, kjo qeveri e cila i mbyll kalimet e palestinezëve dhe e ndërton murin e çeliktë, i vret palestinezët në tunelet e tyre, të gjithë këto vetëm për të mbrojtur çifutët. Cila fitne (kaos) është më i madh se kjo,  vallë a ka mbetur jetë e lakmuar në këto rrethana. Fitnja (kaosi) është më e keqe se vrasja, ndërsa pas mosbesimit s’ka fitne (kaos).

Nga cila çështje je duke ua tërhequr vërejtjen njerëzve, të cilët janë lodhur nga jeta nën shtypje dhe padrejtësi, derisa të rinjtë mysliman filluan ta djegin vetveten dhe të mbytën në protesta si shenjë revolti ndaj qëndrimit të Mubarakut në qeveri dhe në krye të shtetit,  me një fjalë sikurse ndonjëri të preferon zjarrin e xhehenemit sesa të jetoj në këtë mënyrë jetën.

Nëse në këto rrethana, nuk tolerohen demonstratat e tilla, atëherë çfarë!! Ne nuk e mohojmë se në demonstrata ka disa ndalesa, por kjo assesi nuk do të thotë të kthehemi e të jetojmë jetë të poshtëruar dhe nënçmuar.

Gabimet përmirësohen, parregullsitë shmangen, prej gabimeve që i ke përmendur ka qenë përzierja (mes meshkujve dhe femrave), ne i themi atij: Mubaraku i ka detyruar femrat egjiptiane të ndershme, fisnike dhe të pastra për të shitur nderin e tyre para turistëve të huaj për të siguruar kafshatën e gojës, e detyroi që të kërcejnë lakuriq në prani të meshkujve të dehur në hotelet e turizmit egjiptian, nuk e mohoj se edhe vet egjiptianët e mbajnë një pjesë të kësaj gjendje duke mos u siguruar ushqim për bijat e tyre dhe për t’u siguruar një jetë të qetë dhe për t’i larguar prej devijimit.

Lënia e mos daljes kundër këtyre sundimtarëve për shkak të pranisë së disa lëshimeve nuk e ka thënë asnjëri nga selefët, të gjithë fjalët e selefëve që ndalojnë daljen kundër sundimtarit kanë të bëjnë nëse sundimtari është mysliman e nuk kanë të bëjnë me një sundimtarë jomysliman dhe femohues, për këto dhe të ngjashëm me këto nuk kanë thënë se ndalohet dalja kundër tyre por e obliguan një gjë të tillë. Ibën Tejjmije ka folur për këta (Tatarët  dhe ata që i përkrahën të cilët pretendonin se janë mysliman),  ai ka shkëlqyer dhe i ka shpjeguar në mënyrë të duhur. Të rinjtë duhet të distancohen nga ky konfuzion i cili është i bazuar në injorancë dhe është lajthitje e qëllimshme..... O Mesh'hur radhën e ka  prijësi yt, mbreti i Jordanisë me lejen e All-llahut...

Përse deri më tani nuk është larguar!

Shumë njerëz pyesin këtë pyetje: Nëse të gjithë njerëzit dolën për t’i thënë atij “LARGOHU”, përse ai deri më tash nuk është larguar.  Kjo pyetje është shumë e rëndësishme, dhe përgjigja nuk është aspak siç thonë disa njerëz se ai është kokëfortë, budalla apo se është zullumqar, por kjo është një lojë “politike” (sipas konceptit të tyre të politikes) përmes së cilës në favor të tyre shkojnë disa përfitime prej tyre:

Thyerja dhe shkatërrimin e vendosmërisë të popullit egjiptian, dhe përgatitja për një varfëri pas tranzicionit.
Për të përfituar kohë për të bërë riorganizim të qeverisë së re egjiptiane me të cilët do të jenë të kënaqur çifutët dhe krishterët.

Terrorizimi i popullit egjiptian nga banditët, e kështu që të dorëzohen para kushteve që i dëshiron Mubaraku.
Thyerja e ambicieve të popujve arab, duke u treguar si të pasuksesshme demonstratat, në mënyrë që mos të përsëritët në ndonjë vend tjetër.

Vonesa që i jep Omer Sulejmanit dhe ithtarëve të tij një shtytje politike, kjo shihet qartë që disa prej tyre thërrasin për transferimin e pushtetit tek Omer Sulejmani për ta ndaluar gjakderdhjen që vetë ai e derdhi.

Në rast të mossuksesit të Omer Sulejmanit, koha të jetë në favor të perëndimit për të zgjedh një alternativ, sikurse Berdai, Omer Musa dhe të gjasshmit si këto.

Ku janë dijetarët tanë?!

Pyetje që e parashtrojnë të gjithë... Disa dijetarë u shfaqen dhe e thanë të vërtetën me plotë forcë, shumica e tyre janë jashtë Egjiptit sikurse Vexhdi Gunejmi, këta nuk kanë frikë nga qeveria e Egjipti, njashtu disa që ishin  në Egjipt e thanë të vërtetën, këto janë dijetarët e ndershëm të Egjiptit, mirëpo ku janë dijetarët e tjerë të umetit!!

Ku janë dijetarët e gadishullit arabik?! Ku janë dijetarët e Shamit dhe Magribit?! 

Humejni  doli dhe e bekoi këtë revolucionin  egjiptian, ndërsa ai është rafidij i fëlliqtë. Vallë ku janë dijetarët e ndenjë të sunetit?! Vallë a nuk meriton gjithë ky gjak dhe sakrificë disa fjalë!! 

Populli i rëndomtë ngritet dhe e udhëzon në të mirë dhe ndalon nga e keqja ndërsa dijetarët ngelin në shtëpitë e tyre e nuk e flasin asnjë fjalë dhe ata janë të vetëdijshëm për hadithin i cili flet për “Zotërinë e shehidëve”!!  

Nëse ju nuk merreni me këtë çështje tani atëherë na tregoni kur është ajo kohë. Të gjithë e dini Kufrin(mosbesimin) e Mubarakut dhe qeverisë së tij, ku jeni për ta ndihmuar këtë grup të madh njerëzish, i gjithë Egjipti ka dal dhe i kërkon të drejtat e tij, ku janë ata që e mësuan popullatën për kuptimin e xhihadit dhe sakrificat.  Ku janë krerët tanë, ku janë dijetarët tanë, të cilët i duam, i respektojmë dhe i flijojmë jetat tona për ata. Ku është zemra e popullit?!

Makina diplomatike

E gjithë bota e pa atë makinë të bardhë e cila shkeli mbi tridhjetë mysliman që më pas dhe u arratis.  Makina ishte pronë e Ambasadës së SHBA-së, ndërsa kjo e njëjta pasi që ndodhi ky rast doli dhe tregoi se kjo makinë dhe të tjerat janë vjedhur nga ambasada!! Nuk është sekret se çdo vizitor i Kajros ka vërejtur se ambasada e Amerikës nuk ka rroje, pa barrikada,  pa murrë, dhe se çdo njeri mund të vjedh çfarë të dëshiron nga ambasada.

Të gjithë e dimë  se makinat e diplomacisë Amerikane nuk kanë pajisje për ndjekje (GPS), amerikanët nuk e dinë se ku gjendet vetura e tyre me anë të satelitit, nuk i kërkojnë këto vetura dhe as që raportojnë vetëm se pas paraqitjes së tyre në Tv kanalet botërore ngaqë çështja nuk është me rëndësi: Një makinë amerikane kundër plumbave dhe bombave është vjedhur nga shpella dhe fortifikata me e mbrojtur në botë  në kohën kur 2 milion muslimanë janë mbledhur për të protestuar në sheshin e lirisë!! 

Ndoshta lajmi i mëposhtëm nuk është i njohur për shumicën e njerëzve: “më tregoi një specialistë ushtarak se plagët e protestuesve në sheshin e lirisë  janë si rezultat i të shtënave të snajperëve Amerikan që janë prodhuar në vitin 2008 të cilët nuk i përdorin vetëm se marinsat Amerikan, këto armë janë shumë efektive sa që mund të depërtojnë në murë. Normal, qeveria amerikane nuk di asgjë për këtë, ndoshta disi këto armë janë vjedhur nga depot e ushtrisë në Amerikë dhe u është dhuruar ndihmesave të Mubarakut!!  E gjorë është Amerika, çdo gjë i është vjedhur e ajo nuk e dinë. Obama mbrëmje dhe mëngjes e dëshiron të mirën e popullit egjiptian, ndërsa egjiptianët ja vjedhim armët dhe makinat?  Rezultat i cili assesi nuk është i drejt. 

Husejn ibn Mahmud

Përktheu: Abdyl Fuga

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 561
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy