Si të përfitojmë nga Kur`ani

Nëse do të përfitosh nga Kur`ani, përqendrohu gjatë leximit dhe dëgjimit të tij, very veshin dhe ngulmo të jesh i pranishëm sikur po të flet drejtperdrejt vetë Ai që i ka thënë  ato fjalë, sepse me të vërtetë Zoti po të drejtohet perms gjuhës së Profetit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues“. (Kaf,37)

Që ndikimi të jetë sa më i plotë, kërkohet:

-një element që lë gjurmë
-një njeri që është i gatshëm ta pranojë
-një kusht që ndikimi të arrijë atje ku duhet, si dhe të mos ketë pengesë për ndaljen e efektit ndikues.

Ajeti I msipërm i përmban të gjitha këto elemente në mënyre tepër konçize dhe mjaft qartë:

Fjala e Allahut: "Vërtet që në të ka padyshim kujtim“ , tërheq vëmendjen se për çfarë është folur më parë, që nga fillimi i sures e deri në këtë pike, dhe pikërisht, ky është elementi që lë gjurmë.

Fjala e Allahut: "për atë që ka zemer“, është pikërisht njeriu që është i gatshëm të pranojë.Këtu bëhet fjalë për një njeri me zemër të gjallë, i cili mendon për Allahun, siç thuhet dhe në Kur`an: "Ky është veçse Mesazh Përkujtues dhe Kuran i qartë për të këshilluar atë që është i gjallë.” ( Jasin, 69-70); pra, I gjallë me mend e me zemër.

Fjala e Allahut: "ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm” ,për atë që i thuhet atij dhe pikërisht, ky është që të arrijë ndikimi i fjalëve. Dhe së fundi fjala e Allahut: "e dëshmues"  tregon se njeriu duhet të jetë i pranishëm me mendje dhe me zemër.

Ibn Kutejbe ka then: "Ai që dëgjon Librin e Allahut dhe është i pranishëm me mendje dhe me zemër, nuk ka se si të jetë i pavëmendshëm dhe i shkujdesur". Kjo frazë e ajetit , tregon pikërisht mosekzistencën e pengesës, që fanit efektin ndikues, që është mungesa e vëmendjes dhe prania e tij e plotë ndaj asaj që i thuhet. Nëse të gjithë këta elemente që u përmendën, përmblidhen te një njeri ,atëherë edhe rezultati do të jetë ndikimi i plotë i Kur`anit te ky njeri, çka përben përfitim nga ky  libër i shenjtë.

Mund të thuhet:   Nëse ndikimi vjen si rezultat i të gjithë këtyre elementeve që përmendem, ç`kuptim ka atëherë përdorimi i lidhëzes “ose“ në pjesën e ajetit ku thuhet: “ose që vë veshin e dëgjon “, ndërkohë që me vend do të ishte të përdorej lidhëza ‘dhe ‘, dhe jo  ‘ ose ‘, e cila përdoret për dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën?

Përgjigja do të ishte: Kjo vërtet është një pytje me vend, dhe përgjigjja për të është: Fjalët janë përdorur me lidhëzen ‘ ose ‘  sepse është marrë në considerate gjendja, në të cilën ndodhet ai që i drejtohen fjalët.Ka njerëz me zemër të gjallë e me natyrë të pastër, që nëse vënë në punë mendjen dhe zemrën, do të arrijnë në përfundimin se Kur`ani flet të vërtetën dhe të drejtën. Zemra e tij do të dëshmojë për atë që thotë Kur`ani, ndaj dhe takimi i tij me Kur`anin , vetëm se do t`ia shtojë edhe më tepër dritën, kësaj zemre të ndritur. Kjo është cilësia e atyre ,për të cilët Allahu xh.sh thotë: “Dhe ata , të cilëve u është dhënë dija, shohin se ajo që të shpallet ty ( O Muhamed ) nga Zoti yt, është e vërteta “ (Sebe, 6)

Dhe duke përshkruar gjendjen e vërtetë të këtyre njerëzve, thotë: “Allahu është drita e qiejve dhe e tokës.Shembulli  i Dritës së Tij i ngjan një zgavre të errët, ku në të ka një llambë,llambë e future në një kupë qelqi,kupa e qelqit si të ishte yll që shkëlqen, i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri , as nga lidnja ( që nuk i merr rrezet vetëm në mëngjes, por është  nën rrezet e diellit gjatë gjithë ditës),vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk ka prekur zjarri fare. Dritë përmbi Dritë! Allahu udhëzon drejt Dritës së Tij atë që do Ai. Allahu sjellë shembuj e përngjasime për njerëzimin edhe Allahu është çdo gjë i Gjidhëditur”. ( Nur,35 )

Kjo është flaka e shpalljes hyjnore që ndrit edhe më tepër kur takon dritën natyrore të zemrës. Dhe kjo pikërisht , është gjendja në të cilën ndodhet njeriu me mendje dhe zemër të gjallë. E pra, një njeri I tillë gjen te Kur`ani atë çka i thotë zemra,ndaj edhe e kupton përmbajtjen e Kur`anit,sikur të lexonte zemren e tij.Ka njerëz që nuk janë në gjendjen e mësipërme,mendjen dhe zemrën e kanë të dobët,ndaj kanë nevojë për një dëshmues që do të bëjë dallimin ndërmjet të vërtetës dhe të kotës. Zemra e këtij njeriu nuk ndodhet në pozitën e të parit, ndaj , që të duhëzohet, ai duhet t`u vërë mire veshin fjalëve, të përqendrohet me mendje dhe me zemër. E të vërë në punë mendjen, për të kuptuar përmbajtjen e Kur`anit dhe kështu të bindet që ai është i vërtet.

I pari, ndodhet në pozitën e atij njeriu që e pa me sytë e tij atë që i thuhet dhe për të cilën ftohet.

I dyti ,ndodhet në pozitën e atij njeriu që njeh sinqeritetin e lajmëtarit dhe është i bindur për këtë dhe thotë: mua më mjafton lajmi i tij. Ky person gjendet në rangun e besimit ( imanit ) , ndërsa I pari ne rangun e ihsanit, dhe njohurija e tij ka arritur gradën e sigurisë dhe pas kësaj,zemra e tij është ngritur në gradën e atij që I ka ndierë dhe pare gjërat me sy,ndërsa i dyti , pati një pranim të forte, me të cilin u largua nga radhët e jobesimtarëve dhe u fut nëpërmjet tij në Islam.

Të ndierit dhe të shikuarit e gjërave me sy, ndahen në dy lloje, njëra në këtë botë dhe tjetra në Ahiret. Ajo që i përket kësaj bote, ka të bëjë me zemrën, e cila sheh dhe i ndien gjërat si t`I ketë pare me sy, e përsa i përket gjërave që nuk i kemi pare ,për të cilat na kanë lajmëruar Profetët, do t`I shohim në Ahiret me sytë e ballit, ndërsa në këtë botë me sytë e zemrës, e në të dyja rastet  thuhet: vetë e vërteta e parë me sy.

Ibn Kajjim El-Xheuzije

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 300
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy