Ne mund të mos pajtohemi,por përsëri mbesim Vëllezër!

Përmendet se Shafiu r.a debatoi me një dijetar për një çështje komplekse ligjore. Pikëpamja e tyre dallonin, si rezultat ata debatuan një kohë të gjatë, gjatë së cilës zërat u ngritën dhe palët nuk u pajtuan. Dijetari tjetër ishte nervozuar dhe zemëruar. Kur takimi përfundoi ata u ngritën për të shkuar, por Shafiu u kthye kah dijetari, e kapi për dore dhe i tha: “Edhe nëse nuk pajtohemi ne ende jemi vëllezër.”

Disa dijetarë të hadithit, u ulën njëherë në praninë e kalifit. Njëri prej dijetarëve në tubim e transmetoi një hadith. Kur e dëgjoi këtë një dijetar tjetër u befasua dhe tha: “Ky nuk është hadith! Ku e more atë? A po gënjen për të Dërguarin e Allahut?”

Dijetari u përgjigj: “Përkundrazi ky është hadith i saktë!”

Dijetari tjetër tha: “Jo! Anjeherë nuk e kemi ndëgjuar këtë hadith, e as nuk e kemi memorizuar atë.”

Në tubim ishte një njeri inteligjent. Ai u kthye kah dijetari dhe i tha me butësi: “O shejh, a i ke memoruzuar të gjitha hadithet e të Dërguarit a.s?”

“Jo,” –u përgjigj dijetari.

Njeriu i tha: “A i ke mësuar gjysmën e tyre?”

“Ndoshta,” – përgjigj dijetari.

Njeriu i tha: “Atëherë konsideroje këtë hadith si gjysmën tjetër të haditheve që nuk i ke mësuar përmendësh.

Fudejl ibn Ijadi dhe Abdullah ibn Mubareku ishin dy shokë të ngushtë të cilët kurrë s`ndaheshin prej njëri- tjetrit. Ata ishin dijetarë modest.

Abdullah ibn Mubareku vendosi të shkonte në xhihad dhe t`u bashkohej trupave ushtarake që kishin detyrë mbrojtëse e kufijeve, kurse Fudejli vendosi të qëndronte në Harem (Qabe dhe Xhami të Pejgamberit a.s ) për t`u falur dhe për ta adhuruar Allahun.

Një ditë, zemra e tij u mallëngjye për shokun dhe filloi të qante. Ai i kujtonte takimet në të cilat e përmendin Allahun. Në këtë mënyrë, Fudejli i shkroi Ibn Mubarekut për t`i kërkuar që të vinte në Harem për adhurim dhe lexim të Kur`anit.

Kur Ibn Mubareku e lexoi letrën e Fudejlit, ai e mori një cope letër dhe i shkroi Fudejlit:

“O adhurues i dy Haremeve!
Sikur vetëm të na shikoje,
ti do ta kuptoje se adhurimi yt është i vogël.
Ai i cili e lagfytyrën e tij me lot duhet ta dijë se
qafat tona lagën me gjakun tone.
Ai, i cili e lodh kalin kot së koti,
le ta dijë se kuajt tanë lodhen në betejë.
Aroma e parfumit është për ty, kurse për ne është
vagëllina e shtizave dhe duhma e pluhurit (në betejë).
Për ne u transmetuan fjalë të të Dërguait,
deklarime autentike që asnjëherë nuk gënjejnë,
se pluhuri që ngrihet nga kuajt e Allahut,
i cili i mbush vrimat e hundëve të njeriut
Kurrë nuk do të bëhet bashkë me tymin e zjarrit gllabërues.
Ky Libër i Allahut flet për ne.
Ai thotë se dëshmori nuk është i vdekur
Dhe kjo nuk mund të mohohet.”

Ai pastaj tha:

“Prej robërve të Allahut janë ata, të cilët Allahu i ka bekuar me agjërim. Ata agjërojnë si askush tjetër. Disa janë të bekuar nëlexim të Kur`anit. Ka të atillë që janë të bekuar me dituri. Prej tyre ka të tjerë që janë të bekuar me xhihad ose me falje të namazit të natës. Ajo me të cilin je angazhuar nuk është më e mire se sa angazhimi im, ndonëse ne të dytë jemi të angazhuar në diçka të mire.”

Në këtë mënyrë të butë mbaroi diskutimi midis atyre të dyve, thhesht duke e pranuar se: “Ne të dy jemi të angazhuar në diçka të mire.”
Kjo ishte sjellja e njerëzve të mire.

Një grup i jomuslimanëve u mblodhën për t`i luftuar muslimanët në Medine. Ata erdhën me një ushtri që s`kishtee shoq në mesin e arabëve atëherë, si në numër ashtu edhe në armatim.

Në përgjigje ndaj kësaj muslimanët happen hendeqe, të cilat nuk mund të kaloheshin, dhe si rrjedhim nuk mund të depërtohej në Medine. Prandaj ushtria pagane mbeti prapa hendeqeve. Në Medine gjendej një fis i quajtur Beni Kurejdha. Ata ishin çifutë që u bënin pusi muslimanëve. Ata u dhanë përkrahje dhe ndihmë paganëve, bën punë të këqija dhe çregullime në Medine, derisa muslimanët ishin të zënë me mbrojtejen e qytetit, te hendeqet.

Ditët kalonin me vështirësi derisa Allahu e dërgoi erë dhe ushtri të fshehur jomuslimanëve, e cila e trazoi ushtrinë e tyre. Ata filluan të tërhiqeshin në errësirë e natës, kurse pas vetes i bartnin gjesendet e tyre. Ky ishte dështimi i tyre i radhës.

Kur i Dërguari a.s u zgjua të nesërmen, ai shkoi në Medine  Muslimanët i ulën armët dhe u kthyen në shtëpi. i Dërguari i Allahut hyri në shtëpi, i la armët dhe bëri banjë. Kur hyri koha e namzit të drakes erdhi Xhibrili a.s dhe e thirri të Dërguarin a.s jashtë shtëpisë së tij. I Dërguari i Allahut u ngrit menjëherë, paksa i frikësuar. Xhibrili a.s i tha: “A i keni ulur armët, o i Dërguari i Allahut?”

“Po,”- u përgjigj i Dërguari a.s.

Xhibrili tha: “Engjujtë ende nuk i kanë ulur armët e tyre. Unë vetëm sa të ktheva, pasi i ndoqa ata larg. Ne i ndoqëm ata derisa arritëm në Hamra el-Esad.” Ai tregonte se engjëjt i kishin ndjekur ata nga Medina.

Xhibrili i tha pastaj: “Allahu të ka urdhëruar t`ia mësysh Beni Kurejdhës. Edhe unë do t`u mësyj atyre dhe do t`ua dridh dheun nën këmbët e tyre.”

I Dërguari i Allahut pastaj e udhëroi një njeri për ta nxjerrë njoftimin: “Kush dëgjon dhe bindet, të mos e fal namazin e ikindisë diku tjetër përveç se të Benu Kurejdha. “Burrat nxituan t`i kapnin armët, ata dëgjuan dhe u bindën, dhe u nisën për të shkuar te vendbanimet e Beni Kurejdhës. Derisa ishin duke udhëtuar hyri koha e ikindisë. Disa thane: “Ne duk do ta falin ikindisë duku tjetër përveçse te Benu Kurejdha.” Të tjerët thane: “Ne do ta falim këtu sepse i Dërguari a.s nuk e nënkuptoi këtë. Ai dëshironte vetëm që në të nxitonim.”

Të fundit e falen ikindisë dhe vazhduan udhëtimin, kurse të tjerët e vonuan faljen derisa arritën te Benu Kurejdha.

Kur kjo iu përmend të Dërguarit a.s ai nuk e qortoi asnjërin grup. I Dërguari a.s e rrethoi Benu Kuredhën derisa Allahu i bëri fitimtarë ndaj tyre.

Atë që mund ta shohim këtu është fakti se ata edhe nëse nuk pajtoheshin përsëri mbeteshin vëllezër. Mospajtimet e tyre nuk çonin në përçarje, fjalosje dhe opozitë ndaj njëri-tjetrit.

Më beso, nëse me njerëzit sillesh në mënyrë të lehtë, të butë dhe me mendje të hapur, ata do t`ju duan dhe ti do të hysh në zemrat e tyre. Para se gjithash, ti do të jesh i dashur tek Allahu nëse i shmangesh përçarjes.

Një pikëpamje…..
Qëllimi nuk është që ne gjithmonë  të pajtohemi. Por, qëllimi është të mos biem në konflikt.

www.teuhid.net

 

Hits: 403
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy