TURPI

Fjala turp (në gjuhën arabe haja’) rrjedh nga fjala jetë, gjallëri (në gjuhën arabe “hajat”), ngase zemra e gjallë e bën njeriun të gjallë, dhe në atë zemër është turpi që e ndalon nga gjërat e këqija, sepse gjallëria e zemrës është ajo që pengon nga të këqijat të cilat mund ta prishin zemrën. Për këtë arsye pejgamberi a.s. ka thënë: “Turpi është pjesë e imanit” . 168


Gjithashtu ka thënë: “Turpi dhe dobësimi (lodhja) janë pjesë të imanit, kurse paturpësia dhe të treguarit i zoti para të tjerëve janë pjesë të hipokrizisë” . 169


I gjalli e largon atë që pengon, gjë që nuk ndodh me të vdekurin, i cili nuk ka gjallëri, e në gjuhën arabe quhet “vekh”, që do të thotë i ngurtë, ose i thatë, që është e kundërta e lagështisë së jetës, prandaj themi se nëse është i thatë, me sipërfaqe të fortë, atëherë në zemrën e tij nuk ka gjallëri që do t’i mundësonte turp dhe ndalim nga të këqijat, si që është toka e thatë në të cilën nuk mbeten gjurmët e këmbës, gjë që nuk ndodh me tokën e lagësht.


Prandaj tek i gjalli vërehet ndikimi nga të këqijat, dhe ai ka dëshirë që t’i mënjanojë këto të këqija, ndryshe nga ai i ngurti në të cilin nuk ka turp dhe besim që ta largojë nga mënjanimi i të këqijave.
Nëse zemra është e gjallë dhe njeriu vdes me ndarjen e shpirtit nga trupi i tij, atëherë me vdekjen e njeriut nënkuptohet ndarja e shpirtit nga trupi, për arsye se shpirti i tij nuk ka vdekur me ndarjen e tij nga trupi. Në këtë kontekst All-llahu I Madhërishëm thotë: “E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “janë të vdekur”. Jo, ata janë të gjallë”  170 Në një ajet tjetër thotë: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë” 171, edhe pse ata janë të vdekur dhe bëjnë pjesë në ajetin Kur’anor: “Secili njeri do ta shijojë vdekjen” 172 , si dhe në këtë ajet: “Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur” 173, si dhe në ajetin: “Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall” . 174


Vdekja reale dallon nga vdekja mohuese, e vdekje reale do të thotë: ndarja e shpirtit nga trupi. Ndërsa, vdekje mohuese do të thotë: shkëputja e jetës në përgjithësi nga shpirti dhe trupi. Në këtë kontekst edhe gjumi quhet vëlla i vdekjes, prandaj edhe e quajnë vdekje, edhe pse gjallëria është e pranishme në të. Në këtë kontekst All-llahu I Madhërishëm thotë: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar” . 175


 

Ndërsa pejgamberi a.s. kur zgjohej nga gjumi thoshte: “Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur, dhe te Ai është tubimi” . 176

 Ndërsa në një hadith tjetër thotë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, I Cili ma ktheu shpirtin, ma mbrojti trupin tim, ma mundësoi që ta përmend Atë dhe më favorizoi nga shumë krijesa të Tij” ,177 e kur të shtrihet për të fjetur thotë: “O Zoti im, Ti krijove shpirtin tim dhe ti më bën të vdes. Në dorën Tënde është jeta dhe vdekja ime. Nëse ma merr shpirtin, më mëshiro, e nëse e dërgon (në trupin tim), më mbroj sikurse i mbron robërit e Tu të mirë” .178 Po ashtu thoshte: “O Zoti im, me emrin Tënd vdes dhe jetoj” . 179

_________________________

168.Transmetojnë Muslimi dhe Tirmidhiu.
169.Transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi.
170.Kaptina El-Bekare, ajeti 154.
171.Kaptina Alu Imran, 169.
172.Kaptina Alu Imran, ajeti 185.
173.Kaptina Ez-Zumer, ajeti 30.
174.Kaptina El-Haxhxh, ajeti 66.
175.Kaptina Ez-Zumer, ajeti 42.
176.Transmeton Buhariu.
177.Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibnus-Sunnij.
178.Transmeton Muslimi.
179.Pjesë nga një hadith që e transmetojnë Buhariu, Muslimi, Nesaiu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.

 

Shejhul-Islam TEKIJUD-DIN AHMED Ibn Tejmijje

teuhid.net

 

 

 

Hits: 486
Comments (2)Add Comment
...
written by All-llahu ju shperbleft, December 27, 2010
All-llahu ju shperbleft
...
written by krenohem qe i pasoj te paret selfusalihin, December 28, 2010
All-llahu ju shperbelft per kete teme
vella
eselam alejkum rahmetullah

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy