Qfarë kushtesh duhet të plotësojë vepra që të jetë e pranuar?

Para se të bësh qoftë edhe një hap të vetëm vëlla musliman e ke detyrim që ta njohësh rrugën në të cilën ke suksesin dhe shpëtimin.
Mos e lodh veten me vepra të shumta, sepse zotëruesit e veprave të shumta nuk i bëjnë dobi asgjë,përveçse lodhet në këtë botë nga kjo gjë dhe dënohet në ahiret, e për këtë duhet të dish para çdo gjëje se cilat jan kushtet të cilat duhet të plotësohen që vepra të pranohet.

Është e domosdoshme që të plotësohen dy çështje të rëndësishme dhe të mëdha për çdo vepër, se përndryshe nuk do të pranohet:

E para: Pronari i saj (i veprës) të ketë për qëllim vetëm Fytyrën e Allahut, subhanehu ve teala.

E dyta: Ajo (vepra) të jetë në përputhshmëri me sheriatin e Allahut, subhanehu ve teala dhe Sunetin e Pejgamberit, Salallahu alejhi ve selem.

Nëse njëri nga këto dy kushte mungon, vepra nuk është e mirë dhe e pranuar, për këtë argumenton edhe fjala e të Lartëmadhëruarit: …e kush e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepra të mira, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askënd. (El-kehf: 110)

I Lartëmadhëruari ka urdhëruar që vepra të jetë e mir, pra, në përputhshmëri me sheriatin, e pastaj ka urdhëruar që pronari i saj ta bëjë atë vetëm për hir të Allahut, subhanehu ve teala dhe duke mos e përzier askënd me Të.

Hafidh Ibën Kethiri, rahimehullah, në Tefsirin e tij ka thënë: Këto dy kushte të veprës janë paralele, duhet patjetër që të jetë për hir të Allahut, subhanehu ve teala dhe në pajtim me Sunetin e Pejgamberit, Salallahu alejhi ve selem dhe kjo është transmetuar edhe nga El-Kadi Ajad dhe të tjerët, Allahu i mëshiroftë!..

www.teuhid.net

Hits: 396
Comments (1)Add Comment
...
written by Edoni, December 13, 2010
Keta te cilet po marrin pjese neper parti politiko-demokratike dhe nxiten qe te dalim ne votime nuk e di a kan haber per keto dy kushte madheshtore, e per ti praktiku shume e dyshimt...

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy