Shejhu u ul këmbëkryq, shtrëngoi sarëkun dhe u drejtua nxënësve të cilët ishin ulur përreth tij sikur të kishin zogjtë mbi kokat e tyre, dhe pastaj tha:
“Ku mbërritëm me dersin dje, birë?
“Kemi mbërritur deri në thënien e autorit: “Dhe xhemati është ai që është në të vërtetën, madje edhe nëse je i vetëm”
“Po, po,… dhe u thash se e vërteta është ajo mbi të cilën është xhemati jonë i bekuar, andaj kushdo që dallon me ne, atëherë ka braktisur xhematin, ka bërë risi në fe, dhe ka shkuar kundër rrugës së besimtarëve, dhe… “
Papritmas,
Dëgjuan një trokitje të fortë në derë…
Shejhu e ndali të folurit, dhe u kthye nga njëri prej nxënësve të tij i cili u ngrit dhe e hapi derën…
Dhe aty, ishte një njeri flokëshprishur e fytyrë të nxirë, që thërriste me zë të lartë:
“O shejh…. O Shejh… Shtëpia e Adilit është në zjarr…”
Shejhu u kthye kah drejtimi që vinte zëri, dhe derisa ishte ulur tha:
“Çfarë ka të bëjë kjo me mua?”
“Duam që bashkë me nxënësit e tu të na ndihmoni…”
“A dëshiron nga unë të ta them se ajo ka ngjarë për shkak të pakujdesisë së Adilit?
“O Shejh, shtëpia është e mbushur me gra dhe fëmijë! “
“Ai është arsyeja, kjo është rezultat i pakujdesisë së tij”...
I bëri me shenjë nxënësit që kishte hapur derën, dhe ai e përplasi derën para fytyrës së njeriut, nxënësi u ul, dhe Shejhu vazhdoi më tutje me dersin e tij:
“Dhe tani bijtë e mi, çdokush që flet për xhematin tonë është njeri i devijuar, bidatçi, fëlliqësirë ”
Njëri nga nxënësit e pyeti:
“Madje edhe nëse është nga Ehlu Sunneti?”
“Si mund të jetë kjo kështu? A nuk e kuptuar gjer më tani? Si mundet dikush që flet për xhematin tonë të jetë nga Ehlu Sunneti? Ai është bidatçi, në fakt ai është edhe më i keq se njerëzit e risive sepse njerëzve ua ngatërron gjërat dhe....”
Fjala e tij u ndërpre përsëri për shkak të trokitjes në derë, që ishte edhe me e fuqishme se e para..
Njëri prej tyre e hapi derën, u shfaq njeriu i njëjtë duke thënë:
“O Shejh... zjarri ka arritur tek shtëpia e Salihut”
“Salihu! E ke fjalën për atë bidatçiun?
“O Shejh shpejto t’i shpëtojmë ata që janë brenda shtëpisë së tij, e pastaj këshilloje”
Shejhu tundi kokën dhe tha:
“Ky është dënimi i shpejtë nga Allahu ndaj këtij bidatçiu”
I bëri me shenjë atij që kishte hapur derën, dhe ai e mbylli ate.
Shejhu vazhdoi duke thënë:
“Shihni dënimin e shpejtë që Allahu ia dha këtij bidatçiu të fëlliqur, ngase ai është prej atyre që fshihen prapa mantelit të Ehlu Sunnetit, por Allahu i ka shpalosur perdet e tij kur filloi të flet kundër xhematit tonë të bekuar, Allahu ia shtoi dënimin kështu që iu dogj edhe shtëpia!”
Njëri nga nxënësit e tij tha:
“O shejh, ... por unë e njoh Salihun dhe nuk kam parë ndonjë bidat nga ana e tij! “
“Kjo është sepse ti nuk ke mësuar mirë Xher’h dhe Ta’diil (shkenca të hadithit) akoma, për këtë shkak me duhet të them: Ai që fshihet prapa Sunnetit është më i rrezikshëm se bidatçiu i cili haptazi e shfaq bidatin e tij; ky njeri, të cilin shumë herë e kam parë në xhami, nuk më përshëndet dhe shmanget nga unë”
“A është kjo bidat?”
“Po, po, .... sikur të ishte nga xhemati jonë i bekuar ai do të na përshëndeste neve!”
E ndërpreu fjalimin e tij për të tretën herë, kur përsëri u hap dera, ishte njeriu i njëjtë i cili bërtiti:
“O Shejh... zjarri ka arritur në xhami”
Shejhu u kthye nga ai dhe tha:
“Supozoja se kështu do të ndodhte, sepse xhamia nuk e mbrojti veten nga bidatçinjët që faleshin këtu, dhe ti njeri je duke na penguar shumë, andaj mos eja këtu edhe njëherë”
"O Shejh.. xhamia!”
“Qoftë edhe xhamia..... arsyeja për gjithë këtë është Adili, dhe ai është përgjegjës për këtë gjë”
I bërë me shenjë atij që kishte hapur derën, dhe ai e mbylli ate.
Shejhu vazhdoi:
“Shini në të keqen e njerëzve të risive, la haula ve la kuvete bilah... edhe xhamia nuk u mbrojt nga kjo e keqe..”
“O Shejh, pse të mos ju ndihmojmë atyre që ta ndalin zjarrin e mos ta kaplojë xhaminë?”
Shejhu e pastroi fytin e tij dhe tha:
“Biri im... ata që besojnë në ndalimin e zjarrit janë përzierje e njerëzve, disa prej tyre janë bidatçinj, disa janë fasikë, ndërsa xhemati jonë është i pastër nga e gjithë kjo, sikur t’ju ndihmonin atyre, kam frikë se ndonjë e keqe do të na kaplojë neve”
U kthye kah njëri prej nxënësve dhe tha:
“Lexo, barakallahu fiik”
Fill para se të fillojë me leximin... një zhurmë e tmerrshme i frikësoi ..
Që të gjithë shpejtuan – përfshi edhe Shejhun e tyre - drejt derës..
Nuk e hapën derën por me të shpejtë ia mbathën në dalje..
Gjersa shihnin muret e xhamisë që shembeshin para syve të tyre
Zjarri përhapej nga të gjitha drejtimet...
Shejh Nasir bin Hamed el-Fahd, Allahu e liroftë nga burgjet e Arabisë Saudite
(Shkruar më, 2 Dhul-Kadeh, 1422)
Përktheu: Teuhid.NET
Marrë nga: http://www.tawheedmovement.com/methodology/294-the-blaze.html



