Sa here që zemra jote mbushet me dashuri dhe sinqeritet ndaj të tjerëve, ti në mënyrë të natyrshme bëhesh serioz në shkathtësitë tua gjatë ndërveprimet me ta: njerëzit fillojnë ta ndiejnë këtë dashuri për tad he si rezultat ata gjithashtu fillojnë dashurinë e tyre dhe pranimin tend.
Klinika private e një doktoreshe gjithnjë ishte plot pacientë. Pacientët gjithmonë dëshironin ta vizitonin atë, dhe secili prej tyre mendonte se ajo ishte mikesha e tyre personale. Kjo doktoreshë përdorte shkathtësi të llojllojshme që i magjepnin zemrat e njerëzve.
Prej këtyre shkathtësive ishte se ajo u pajtua me sekretaren e saj se nëse ndonjë pacientë i telefononte për ta pyetur lidhur me ndonjë sëmundje, sekretarja e mirëpriste, e pyeste për emrin, pastaj me mirësjellje i kërkonte që ta telefononte pas pesë minutave.
Sekretarja pastaj e japte librin e regjistrit dhe ia dorëzonte doktoreshës. Doktoresha i lexonte të gjitha informatat për pacientet, i shikonte shënimet lidhur me të, njihej me këto informata për profesionin, bile edhe me emrat e fëmijëve të saj. Pastaj, kur pacientja thërriste prapë, ajo i mirëpriste dhe e pyeste për sëmundjen, për fëmijët dhe për punën, etj. Pacientja ndihej se kjo doktoreshë e pëlqente aq shumë sa që i mbante në mend edhe emrat e fëmijëve si dhe sëmundjen prej të dilës po vuante. Doktoresha nuk harronte as për vendin ku pacientja punonte! S`është çudi që kjo pacinte i vizitonte këtë doktoreshë sa here që kishte nevojë për këshillë mjekësore. Shikoje se sa lehtë është t`i përfitosh zemrat.
S`ka agjë të keqe nëse e shpreh dashurinë për të tjerët haptas, qoftë ndaj babait, nënës, bashkëshortes, fëmijës, kolegut ose fqinjit. Mos i fsheh ndjenjat ndaj të tjerëve. Shpalle dashurinë tënde ndaj tyre duke u thënë: :Të dua, ti je i çmuar për mua,” etj. Edhe nëse ku person është gjunahqat, ti mund t`i thuash: “Ti je më i dashur për mua sesa shumë të tjerë!” Me këtë ti nuk ke gënjyer sepse ai është më i dashur te ti sesa miliona jomuslimanë, a nuk është ashtu? Bëhu i gjindshëm!
Më kujtohet njëherë kur shkova për ta kryer Umren. Isha në mes të kryerjes së tavafit dhe saj`it, lutesha për muslimanët në përgjithësi, që ata të mbroheshin dhe t`u jepet fitore dhe pushtet. Gjithashtu e bëra edhe një lutje si kjo: “O Allah më fal mua, të dashurit dhe shokët e mi.” Pasi e kryva Umren, e falënderova Allahun për lehtësimin e saj për mua.
Pasaj e mora një dhomë me qira në një hotel për ta kaluar natën aty. Posa e vendosa kokën në jastëk fillova ta shkruaja një mesazh në telefon: “Vetëm sa e mbarova Umren ku i kujtova të dashurit e mi. Meqë ti je një prej tyre, nuk të harrova në du`atë e mia. Allahu të ruajt dhe t`i dhashtë të gjitha të mirat.” Fundi i mesazhit.
Ua dërgova këtë të gjithë personave që i kasha të regjistruar në telefon. S`mund ta imagjinoja efektin mahnitës që kjo e kishte në ta. Dikush u përgjigj duke thënë: “Pasha Allahun, qava kur e lexova mesazhin tend. Faleminderit që më kujtove në lutjet tuaja.” Tjetri shkroi: “Për Allahun, i dashur Ebu Abdurrahman nuk po di se me çka të përgjigje. Allahu ju shpërbleft me të mira.” Një tjetër u përgjigj: “E lus Allahu t`i pranojë du`atë tua. Pasha Allahun, kurrë nuk do t`ju harroj.”
Në realitet ne kemi nevojë nganjëherë t`ua kujtojmë njerëzve se i duam, dhe problemet e panumërta në botë nuk na kanë bërë t`i harrojmë. Kjo mund të bëhet me diçka të thjeshtë si dërgimi i mesazheve.
Ti mund t`i dërgosh një mesazh të dashurve tu ku u shkruan: “Jam lutur për ju në mes të ezanit dhe ikametit.” Ose “jam lutur për ju në orën e fundit të ditës së premte.” Nëse qëllimi juaj është i pastër, atëherë kjo nuk nënkupton se ti po bën dyfatësi. Kjo vetëm do të rezultojë në dashuri dhe respect më të madh në mes të muslimanëve.
Më kujtohet njëherë kur po e mbaja një ligjeratë në një kamp veror në Ta`if, në malin Shafa, i cili është vend pikniku për shumë të rinj. Shumica e pjesëmarrësve në kamp ishin të rinj, të cilët dukeshin shumë më të devotshëm, disa të rrinj të tjerë po ashtu kishin ardhur në vendin e piknikut dhe kishin filluar të argëtoheshin me ilahi. Kur ligjerata mbaroi një grup i të rinjve erdhën për të më përshëndetur. Në mesin e tyre ishte një i ri me frizurë të çuditshme dhe kishte veshur xhinse të ngushta. Ai erdhi tek unë, i tundëm duart dhe më dha selam. Unë ia ktheva përshëndetjen ngrohtësisht dhe e falënderova për pjesëmarrjen. E tunda dorëm me të dhe i thashë: “Ti e ke fytyrën e thirrësit.” Ai buzëqeshi dhe u largua. Pas dy jave, u befasova nga një thirrje telefonike. Folësi tha: “A nuk më njeh? Unë jam ai që më ke thënë se e kam fytyrën e thirrësit. Pasha Allahun, do të bëhem thirrës në dëshiron Allahu. Ai pastaj u bë i lire me mua dhe foli për ndjenjat e tij të brendshme.
A e sheh se si njerëzit ndikohen nga fjalët e mira dhe dashuria e sinqertë?
Sa i përket të Dërguarit a.s ai ua magjepste zemrat e njerëzve thesht me hijeshinë e sjelljes së tij dhe me aftësinë e tij për t`u demostruar dashurinë e vërtetë të tij për ta. Ebu Bekri dhe Omeri ishin sahabët më të mire. Ata shumicën e rasteve bënin gara me njëri-tjetrin në veprat të mira. Ebu Bekri gjithherë ia kalonte Omerit. Nëse Omeri vinte herët në namaz, ai e gjente Ebu Bekrin në xhami. Nëse Omeri e ushqente një të varfër ai e zbulonte se Ebu Bekri e kishte bërë këtë para tij. Nëse ai falte namaz të natës, ai e shihte se Ebu Bekri kishte bërë më shumë namaz të natës sesa ai.
Njëherë i Dërguari a.s i urdhëroi njerëzit të japin sadaka me qëllim që t`i lehtësojë vështirësitë e muslimanëve. Omeri ishte shumë i pasur dhe vendosi që sot t`ia kalonte Ebu Bekrit duke e dhënë gjysmën e pasurisë. Omeri shkoi tek i Dërguari a.s me gjysmën e pasurisë së tij. Çfarë e pyeti i Dërguari a.s Omerin kur e pa me pasurinë e tij? A e pyeti sa kushtonte? A e pyeti për llojin e arit dhe argjendit?
Jo. Kur ai e pa pasurinë që e kishte sjellë Omeri, ai tha fjalë që jepnin të kuptohej se i Dërguari i Allahut e donte Omerin. Ai i tha Omerit: “Çka i ke lënë familjes tënde, o Omer?”
Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ua kam lënë gjysmën tjetër të pasurisë.” Omeri pastaj u ul pranë të Dërguarit a.s duke pritur me entuziazëm Ebu Bekrin. Pastaj erdhi Ebu Bekri me plot pasuri , dhe ia dha të Dërguarit a.s derisa Omeri po e përcillte atë që po ndodhte dhe bisedën që po zhvillohej. I Dërguari a.s para se ta shikonte këtë pasuri e pyeti Ebu Bekrin: “ Çka i ke lënë familjes tënde, o Ebu Bekr?
Ai e donte Ebu Bekrin dhe familjen e tij dhe nuk dëshironte që ata të vuanin nga ndonjë vështirësi . Ebu Bekri u përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, atyre ua kam lënë Allahun dhe të Dërguarit e Tij.”
Ai kishte ardhur me tërë pasurinë e tij. Jo gjysmën, ose një çerek por me tërë pasurinë! Omeri nuk kishte zgjidhje pos të thoshte: “Kjo nuk është çdui. Kurrë nuk do të mund t`ia kaloj Ebu Bakrit!”
Njerëzit e donin të Dërguarin a.s shumë, pasi ata e ndienin dashurinë e tij për të. I Dërguari a.s njeherë u fal me ta dhe e fali namazin me sure të shkurta. Pas namazit i Dërguari a.s e vërejti se shokët e tij ishin befasur. Prandaj ia tha: “Ndoshta jeni befasuar sa shkurt e kam falur namazin!”
Ata u përgjigjën: “Po.”
Ai sqaroi: “E dëgjova të qarit e një fëmije dhe ndjeva mëshirë për nënën e tij.”
A e vërejte se si i donte të tjerët? Dashuria e tij për njerëzit paraqitej në trajtimin e tij ndaj tyre.
Ti nuk je vetëm
Shfaqi emocionet tua. Bëhu i çiltër: “Të dua. Pata kënaqësinë që ju takova. Ti je i çmueshëm për mua.”
Dr.Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi
www.teuhid.net



