Objektivi

Objektiv i joni është të kënaqim All-llahun në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe pas kësaj hyrja në xhenet!... Firdeus.

I mençur është ai i cli e shpaguan vetveten dhe punon për pas vdekjes, ndërsa i paafti është i cili e pason epshin dhe shpreson në mëshirën e All-llahut. “ Askush mos të mashtrohet me urtësinë e Allahut, xheneti është më afër jush se lidhëset e këpus tij”  Pushimi dhe relaksimi fillon prej momentit që të vendosësh këmbën tënde në xhenet.  “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” [Ali Imran 185]

Në fund të udhëtimit ngelin vetëm dy grupe s’ka të teret. “Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr” [ Shura 8]   Me të vërtet veprat e xhenetit janë kodrina me gropa, ndërsa veprat e zjarrit janë të fusha të lehta. Andaj kush ka dro fillon udhëtimin herët, kush fillon herët s’ka dyshim se do të arrin në cakun e vet.  Më të vërtet prona e All-llahut është e shtrenjtë, me të vërtet prona e All-llahut është i shtrenjtë, ndërsa prona e All-llahut është xheneti.

Kush është i përmalluar për xhenet shpejton në vepra të mira ndërsa kush ka frik prej zjarrit largohet nga pasionet (epshet).
Nëse dëshiron të praktikosh  parimin “vepra me e begatshme është ajo që veprohet menjeherë”  atëherë tani menjëherë njoftoju me vendin  tënd në xhenet, përdore peshoren e çuditshme: “Kush dëshiron ta dijë pozitën e tij tek All-llahu le të shikon pozitën e Allahut tek vetvetja.  Aq sa e ka pozitën All-llahu tek njeriu aq e ka edhe pozitën tek All-llahu”.

Pejgamberët dhe ata që i pasuan me dinjitet tek këta Allahu ishte numër një (1)  andaj edhe vendi i tyre është në xhenet. Ndërsa tek unë dhe t’i !!!  Allahu na faltë?!  Na ka mashtruar kjo dunja!!!

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 361
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy