Një mësues që jepte mësim në një shkollë të mesme, në njërën prej orëve të tij vuri re se disa nxënës nuk ishin të vëmendshëm dhe kishin mbetur mbrapa në përsëritjen e tyre, kështu ai vendosi t`u mësojë diçka. Pas disa ditësh kur hyri në klasë dhe posa u ul, ai i habiti nxënësit duke u thënë: “çdo njeri le t`i largojë librat dhe ta nxjerë një letër dhe laps.”
“Pse? –pyetën nxënësit.
“Keni një provim tani! –tha ai.
Nxënësit ankoheshin derisa poi u bindeshin pa dëshirë mësuesit, por një nxënës jo shum i mençur e me trup të madh, i cili njihej si ngatërrestar, bërtiti; “Mësues, ne nuk dëshirojmë provim tani ! S`mund t`i përgjigjem pyetjeve të provimit as pas përsëritjes, por si është puna kur nuk kemi bërë asnjë përsëritje?” Nxënësit e tha këtë me një tone shumë të vrazhdë dhe mësuesi u egërsua.
Ai tha: “Gjërat këtu nuk ndodhin sipas dëshirës tënde! Ti duhesh të bësh provim! A kuptove? Nëse nuk të pëlqen, atëherë dil jashtë klase!”
Nxënësi ia ktheu i zemruar: “Ti ngritu dhe dil jasht.”
Mësuesi iu kthye nxënësit, shko tek ai, dhe filloi ta shante: “Ti s`ke edukate! Je i pasjellshëm.”
Nxënësi u ngrit në këmbë dhe pas kësaj ndodhën gjëra që më mire të mos i përmendi. Kjo mund të kuptohet vetvetiu. Çështja shkoi tek administrate e shkollës. Nxënësi u ndëshkua duke ia ulur mota e sjelljes dhe e detyruan të betohej se nuk do të kishte sjellje të keqe përsëri.
Sa i përket mësuesit, çdo person në shkollë filloi të fliste për të. Ai nuk mund të dilte në korridor e të mos i dëgjonte të tjerët duke pëshpëritur për të, derisa u detyrua të largohej dhe të shkonte në shkollë tjetër.
Tani, një mësues u ballafaqua me të njëjtën dilemë, por ai veproi si duhet. Një ditë ai hyri në klasë dhe i befasoi nxënësit duke thënë: “Ju lutem, nxirrni letrat dhe lapsat . Keni provim tani.
Një nxënës, si ai i mëparshmi bërtiti: “Mësues! Ti nuk mund të bësh provim kur ty të pëlqen!”
Mësuesi ishte si një mal që mund ta ndiente peshën e parëndësishme të personit që përpiqej t`i ngjitej atij. Ai e dinte se kryeneçit nuk duhet t`i përgjigjesh me kryeneçësi. Ai buzëqeshi, dhe e shikoi nxënësin dhe pastaj tha: “pra, ti nuk dëshiron të bësh provim?”
Nxënësi tha: “Jo!”
Mësuesi i tha me gjakftohtësi : “Në regull. Kush nuk dëshiron të bëjë probim do të ballafaqeohet me proceduarat disiplinuese të shkollës kështu që shkruani pyetjen. Pyetja e pare: “zgjidheni ekuacionin vijues…”
Mësuesi filloi t`i jepte pyetjet, por nxënësi nuk rrinte i qetë dhe tha: “Nuk dua të bëjë provim!”
Mësuesi e shikoi nxënësin me buzëqeshje dhe i tha: “A po të detyroj të bësh provim? Ti je i rritur dhe përgjegjës për veprimet tua.”
Nxënësi e pa se nuk mund ta zemëronte këtë mësues, kështu që ai u qetësua, e nxori lapsin dhe letrën dhe filloi t`i shkrunta pyetjet. Pastaj ai u përballë me masa disiplinore të administrates së shkollës për sjelljen të keqe.
Kur mendova për këtë tregim, e kuptova dallimin në aftësinë e njerëzve për t`i ballafaquar situatat e ndryshme dhe dallimet në ekspertivën e tyre për zgjedhjen e problemit ose përkeqësimin e tij. Kryeneçësia ndaj kryeneçit sjell vetëm eksplodim. Çdokush e di se luftimi i zjarrit me zjarr vetëm se e shton flakën, kurse përgjigja ndaj të ftohtit me të ftohtë nuk jep rezultate të mira. Për rrjedhim, bashkëveprimi i njeriut me të tjerët duhet të jetë sikur fija e flokut të Muaviut.
Është pyetur Mu`aviju njëherë: “Si ia dole të qëndrosh guvernator për njëzet vite dhe kalif për njëzet vite të tjera?”
Ai është përgjigjur: “Në mes meje dhe njerëzve e vendosa një fije floku. Unë e mbaja një skaj dhe ata e mbanin skajin tjetër. Nëse ata e tërhiqnin nga skaji i tyre, unë e leja të lire skajin tim me qëllim që të mos këputej. Nëse ata e lënin të lire skajin e tyre unë e tërheqja nga skaji im.”
Alllahu e pastë mëshiruar ata, sa me mençuri ka vepruar!
Ne të gjithë pajtohemi se nëse partnered e një çifti bashkëshortor janë të dytë kryeneç, atëherë ata kurrë nuk mund të jetojnë bashkë në lumturi. Ngjashëm dy njerëz kryeneç nuk mund të mbesin shokë gjatë.
Më kujtohet kur e mbajta një ligjeratë në një burg. Ligjerata duhej të mbahej për një seksion të veçantë të burgut ku shumica e të burgosurve ishin dënuar për vrasje. Kur e mbarova ligjeratën dhe të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre, njëri prej tyre erdhi për të më falënderuar. E kuptova se ai ishte organizator për aktivitet kulturore në burg. E pieta për shkaqet që më së shumti i shtyn këta të burgosurit për të kryer vrasje.
Ai u përgjigj: “Vetëm zemërimi. Pasha Allahun, shejh i dashur, disa prej tyre kanë bërë vrasje vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve me ndonjë shitës për disa rijalë ose me ndonjë punëtorë në pompë të derivative!”
Pas kësaj m`u kujtuan fjalët e të Dërguarit a.s: “I forte nuk është ai që e rrëzon kundërshtarin për toke. Por, person i forte është ai i cili e përmban zemërimin. (Buhariu dhe Muslimi)
Po! Hero nuk është ai që ka turp të fuqishëm, i cili e rrëzon atë me të cilin përleshet, sepse po të kishte kjo shenjë e heroizmit, kafshët do ta kishin zënë vendin e pare. Përkundrazi hero është personi intelegjent, i cili di si të ndërveprojë në mënyrën të shkathët me të tjerët në situata të ndryshme. Hero është ai, i cili vepron me taktikë me bashkëshorten, fëmijët, menaxherin dhe kolegët pa i humbur ata.
Një hadith thotë: “Gjykatësi nuk duhet të gjykojë derisa është i zemëruar.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu )
I Dërguari a.s na urdhëroi ta përgatisim vetem në vetëpërmbajtje, Ai tha: “Durimi vjen nga vetëpërmbajtja.” (Darekutni)
Kuptimi i kësaj është se kur njeriu të përmbajë zemërimin për here të pare, kjo mund t`ia shterojë emocionet e tij për 100%. Për here të dytë, kjo ulet në 90%. Për here të tretë 80% , e kështu me radhë derisa vetëpërmbajtja të bëhet natyrë e personit.
Një incident që ka ardhur si pasojë e zemërimit është kur njëherë shkova në qytetin Amlaxh, i cili gjendet 300 kilometra në jug të Xhiddes, me qëllim të mbajtjes së një ligjërate. Pjesë e audiences ishte një njeri që zemërohej lehtë. Ky i ri njëherë po e ngiste veturën me shpejtësi normale sepse nuk ishte duke nxitur. Prapa tij ishte një veturë tjetër shoferi i të cilës dukej se po nxitonte dhe po përpiqej ta tejkalonte. Kur e pa këtë i riu u ngadalësu edhe më shumë dhe ia bëri me shenjë veturës prapa që të ngadalësonte.
Shoferi i veturës prapa e humbi durimin. Ai e vendosi këmbën në pedale të gazit dhe e bëri një tejkalim të rrezikshëm, por askush nuk u lëndua. I riu u egërsua pasi ai ishte njeri që zemërohej për gjëra më të vogla se kjo ,e shkeli pedalin e gazit për ta zënë veturën që e kishte tejkaluar. Ai filloi t`i bërtiste dhe i bënte me gjeste shoferit të veturës që të ndalej, i cili u ndal. Ai e la shallin në ulesën e pasagjerit , e mori një çelës të rrotave dhe doli veturës. Papritmas, ai i pa tre burra të fuqishëm duke dale nga vetura tjetër, të cilët po vraponin në drejtim të tij. Ata ia kishin pare çelësin e gomave në dorë dhe e kishin kuptuar se ai po dëshironte të perleshej me ta. Kur ai i pa duke vrapuar në drejtim të tij dhe e kuptoi se ata ia kishin pare çelësin në dorën e tij, ai e ngriti atë lartë dhe tha: “Më falni. Vetëm dëshirova t`ju tregoj se ku çelës ka rënë nga vetura juaj!” Njeri prej tyre e mori çelësin dhe të tretë u kthyen në veturë kurse i riu mbeti duke u përshëndetur!
Ekuacion…
Zemërim + zemërim = aksplodim!
Dr.Muhammed Abdur-Rahman el-Arifi
www.teuhid.net



