Mbytja e një talibani kushton 50 milion dollarë!

Mbytja e 20 talibanëve kushton 1 bilion dollarë-mbytja e të gjithë talibanëve do të kushtonte 1,7 trilion dollarëë (1 750 000 000 000 000 000 $).

Pentagoni nuk flet haptas se sa i kushton për zbulimin dhe mbytjen e një ushtari taliban sepse çmimi është aq skandaloz i lartë sa që i bënë talibanët super – ushtar.

Ashtu siç do të tregohet në këtë artikull, harxhimi i vlerësuar që të mbytet një taliban është rreth 100 milion dollarë, me vlerësimin konservativ nga 50 milion dollarë.

Duhet të merret në diskutim publik në Amerikë në lidhje me atë se talibanët janë bërë armik tepër i shtrenjtë në mënyrë që të luftohet me ta.
 
Pentagoni çdo muaj shfaq tabelën e statistikës së dyshuar në mënyrë që të krijojnë iluzionin e përparimit në Afganistan.
 
Si përgjigje, ky autor ka vendosur ta përfshij statistikën e tij personale.

Pasi që qëllim i secilës luftë është mbytja e armikut, ideja ka qenë që të llogaritet që të mbytet vetëm një ushtar i armikut.

Pengesat për realizimin e këtyre statistikave të (një anshme) janë të mëdha. Problemi është që Pentagoni vazhdon që në mënyrë ilegale klasifikon të gjitha lajmet negative dhe informacionet e pa dëshiruara. Pa varësisht nga kjo, disa informacione janë mbledhur nga burimet e pavarura.

Ja çfarë ne dimë për rrumbullaksimin e numrave:

1. Forcat e talibanëve në fushë: 35.000 ushtar

2. Numri i talibanëve të mbytur çdo vit: 2.000 (sipas informacioneve të mira në dispozicion 1)

3. Harxhimet direkte të Pentagonit për luftën në Afganistan në vitin 2010: 100 bilion dollarë

4. Harxhimet indirekte të Pentagonit për luftën e Afganistan në vitin 2010: 100 bilion dollarë

Duke përdorur faktin se 2000 taliban mbyten çdo vit dhe se Pentagoni harxhon 200 bilion në vit për luftën në Afganistan, llogaritja është e thjeshtë, vetëm duhet të pjesëtohen numrat. Rezultatet tregojnë se harxhohen 100 milion dollarë që të mbytet vetëm një ushtar taliban.

Që të jetë konservativ, autori ka vendosur që të dyfishoj numrin e talibanëve të mbytur çdo vit nga e ana e amerikanëve dhe forcave të NATO-se (edhe pse besimi i kësaj gjendje është pak i besueshëm). Kjo zvogëlon harxhimet e talibanit të mbytur në 50 milion dollarë, që është titulli i këtij artikulli. Numri përfundimtar është shumë i lartë, pavarësisht se si të llogaritet.

Ti shikojmë këto informacione në mënyrë tjetër, duke përdorur vlerën konservative në shumë prej 50 milion dollarë që të mbytet një taliban.

Tatimet e obliguara në Amerikë kushtojnë biliona dollarë në mbytjen e 20 talibanëve.

Sipas llogaritjeve të ushtrisë amerikane se janë rreth 35.000 taliban të fortë qëndrueshëm në pozitë, nën supozimin se nuk do të ju vijë forcim dhe ndërrim nga Pakistani dhe Irani:

E tërë mbytja e talibanëve do të kushtonte 1,75 trilion dollarë (1 750 000 000 000 000 000 $).

Arsyeja për këto harxhime të tepruara është se Amerika e ka mekanizmin më të madh, kompjuterizimin, ushtrinë e armatosur dhe të sinkronizuar, e mos ti përmendim edhe më të përkëdhelur.

Vlerësohet se rreth 150 000 interpretues civilë që  e mbajnë, e mbrojnë e ushqejnë dhe furnizojnë personat amerikan në Afganistan, gjë që është numër frikësues. Amerikanët i jetojnë këto kapardisje dhe dallimin me të tjerët për arsye se asnjë vend tjetër nuk dëshiron që të harxhoj (humbas) aq shumë të madhe të hollave në ushtrinë e tyre.

Ngadalësimi i makinave të luftës amerikane është bërë ankth nate i logjistikes dhe mirëmbajtja e automjeteve të dëmtuara. Kjo gjithashtu është një pjesë e mitit. Autori i këtij artikulli ka shërbyer në shumë pozita në forcat ajrore amerikane. Bombat e tyre të “mençura” nuk janë as për së afërmi në përputhje me saktësinë ashtu siç lavdërohet Pentagoni. Artileria ushtarake edhe më tej është e pasaktë: Edhe pushkët standarde amerikane shpesh herë janë të papjekura në krahasim me armët e talibanëve, sepse armët e tyre kanë demet më të madh.

Publiku amerikan do të kishte fituar sikur të dihej saktësisht tërë ngjarja për kualitetin e keq të armëve dhe pajisjeve të cilat blihen me parat e tyre me të cilat paguajnë tatimin.

Nëse presidenti Obama refuzon të përmirësoj rreptë paaftësinë e Pentagonit për mënyrë joefikase të udhëheqjes së luftës, ai mund të përfundoj se talibanët janë atëherë tepër armik i shtrenjtë që të luftohet kundër tyre. Atëherë do të kishte më shumë zgjedhje se t'ia dorëzoj afganët talibanëve “ super luftëtarëve”. Kjo do të jetë e turpshme dhe e padurueshme.

Problemi nuk është vetëm brenda Pentagonit.

Ministria shtetërore e pafat amerikane është po e njëjtë fajtore:

1. Edhe me tutje qëndron e ulur në yndyrën e asaj lufte.
2. Nëntë vite refuzojnë që të zbatojnë numër të ekspertëve civil të përshtatshëm.
3. Vazhdojnë me punësimin e interpretuesve të pamoralshëm dhe ofendues të sigurimit.
4. Mos suksesi që të luftojnë për nevojat e afganëve civil dhe
5. Kanë dhënë shumë pak mund që ti përfitojnë zemrat dhe mendjet e tyre.

Statistika vendimtare e cila tregon kjo është krahasimi ushtarak e dhënë nga ana e SHBA-ve në Afganistan me të dhënat nga nevojat civile, siç janë rindërtimet: 

Statistika është siç pason:

Parat e harxhuara për sigurinë e ushtrisë: 365 bilion dollarë

Parat e harxhuara për civilet afgan: 8,5 bilion dollarë

Ky numër i fundit flet për: MOS-SUKSESIN! Diplomatët amerikan dhe USAID nuk kanë arritur sukses që të përmirësojnë jetën e thjeshtë të afganëve si rezultat kanë arritur të pamundurën. Mungesa e vendosmërisë dhe interesimit kanë bërë që numër çdo herë më i madh i Afganëve ta shoh qeverinë e talibanëve si përmirësim potencial.

Shtesë (informacione të përcjellura )

Forca e talibanëve në fushë:

Fotoja nga 35 000 bazohet në deklaratën të cilën e ka dhënë Stenli MekKristali më herët në këtë vit.

Pentagoni refuzon ta zbuloj numrin përmbledhës të talibanëve të mbytur çdo muaj në Afganistan nga ana e forcave okupuese, personave special të operacioneve të CIA-se. Njëra nga arsyet është bërë e qartë gjatë operacionit Mushterek dhe Marxhah, më herët këtë vit. Pentagoni dhe NATO kanë refuzuar të japin numrin real të viktimave të talibanëve në Marrxhah sepse numri është tejet i ulët. Amerika, NATO dhe forcat e Afganistanit sipas burimeve janë ballafaquar me humbje më të mëdha (të mbyturve dhe plagosurve) se sa talibanët, që e bënë Marxhan humbje ushtarake (nëse humbja caktohet sipas viktimave).

Që të plotësohet zbrazësia e heshtjes së Pentagonit në këtë çështje, numër i madh i medieve kanë shfaqur llogaritjet e tyre personale për humbjen e talibanëve të bazuara nga të dhënat nga gazetarit zyrtare.
                                                                                                                                                                                                  Ky numër është i madh sepse ushtria amerikane e llogarit çdo të mbytur sikurse ’rebel taliban’ qofshin ata edhe kriminel, tregtar të drogës, profitera të luftës apo civilët të cilët i mbrojnë shtëpitë e veta. Si rezultat i jo besueshmërisë së Pentagonit në këtë çështje, ky autor supozon se nga të gjithë këta të llogaritur si taliban, vetëm 50 % prej tyre janë taliban me të vërtet.
Associated Press ka deklaruar se në vitin 2008 janë mbytur 3 800 militant, dhe 4 500 në vitin 2009.

Blogi pro NATO, siç janë faqet e internetit “Terrorist Death Watch” kanë llogaritur se prej 1 janarit 2006 janë mbytur 3 667 ‘terrorist’ në Afganistan. Autori supozon se  mesatarja e çdo viti del se janë mbytur 2 000 taliaban nga lidhja e fortë.

Harxhimet ushtarake amerikane;

Numri përmbledhës i harxhimeve në Afganistan nuk është i qartë sepse Pentagoni nuk shfaq të gjitha harxhimet e tija direkte dhe jo direkte  të harxhimeve të luftës. Derisa shumica e harxhimeve direkte janë të njohura, miliarda dollarë për harxhimet e operacioneve speciale të CIA janë të klasifikuar pa rrjedh dhe të fshehura. Përveç kësaj harxhimet indirekte për luftë (pagat e rregullta të luftës, pajisjet e amortizimit, rrobat dhe mbathjet, harxhimet afat gjate shëndetësore, harxhimet brenda SHBA-ve për përkrahjen e Pentagonit, harxhimet e vozitjeve USTRANSCOM, harxhimet për mjete huamarrëse etj) nuk janë saktësisht të njohura. Studimet e pavarura të kaluara nga lufta në Irak janë në dispozicion dhe janë llogaritur se harxhimet indirekte janë të njëjta apo më të mëdha se sa harxhimet direkte.

Atë çfarë dimë për harxhimet direkte të Pentagonit janë siç vijon:

-Prej 2001 deri në prill të vitit 2009. Pentagoni në mënyrë direkte ka harxhuar 171,7 bilion dollarë në Afganistan.

-Prej majit të vitit 2009 e deri më sot, Pentagoni në mënyrë direkte ka harxhuar si shtesë 166,3 milion dollarë. Kjo  është një rritje e pamundur gjate 17 muajve të kaluar.

Të dhënat mujore janë dukur gjithashtu në rritje marramendëse.

– Për tetor të vitit 2009. Pentagoni në mënyrë direkte ka harxhuar 3,6 bilion

- Për shkurt të vitit 2010. Pentagoni në mënyrë direkte ka harxhuar 6,7 bilion

- Për tetor të vitit 2010 me shtesën prej 35 000 ndihmuesve ushtar luftarak në luftën e Afganistanit për 2010 dalin 105 bilion dollarë.

Harxhimet e ministrisë shtetërore amerikane

Zyrtarisht: Ministria shtetërore e USAID ka harxhuar rreth 35 bilion dollarë për veshmbathjen, banimin dhe pajisjet e sigurimit të zyrtarëve të Afganistanit, për ndërtimin e rrugëve me balancë (8,5 bilion dollarë) të cilat harxhohen për projekte civile. Shumica prej 8,5 bilion janë tretur në shkollat e rrënuara dhe në projekte më të vogla “trofe” në Kabull.

Autor: Matthew Nasuti, Kabull Press

Burimi: Another World Is Possible (http://www.a-w-i-p.com)

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 548
Comments (1)Add Comment
...
written by bunjamin`, October 14, 2010
Allahu Ekber Allahu i shkatrroft Amerikanet Qaira

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy