Bëhu Unik

Pse ndodh që bisedat e disa njerëzve përfundojnë me fjalosje, përderisa të tjerët e bisedojnë të njëjtën temë dhe e përfundojnë bisedën e tyre në një mënyrë të sjellshme? E tëra ka të bëjë me shkathtësinë e zhvillimit të një diskutimi.

Pse ndodh që kur dy njerëz e ligjerojnë të njëjtën ligjeratë me fjalët e njëjta, ju e gjeni në audiencën e personit të pare dike duke iu hapur goja ose duke fjetur, një tjetër duke luajtur me qelim, të tjerët vazhdimisht lëvizin, kurse audience që e dëgjon personin e dytë, e dëgjon atë me vëmendje, saqë as kapakun e syrit nuk e lëvizin. Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësinë e të ligjëruarit.

Pse kur flet dikush në një tubim, çdo kush e dëgjon me vëmendje dhe përqendrohet në të, ndërkaq kur dikush tjetër flet, ata fillojnë të bisedojnë për çështje tjera dhe i lexojnë mesazhet e tyre në cellular?
Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësitë e komunikimit verbal.

Pse kur një mësues ec nëpër korridor, të gjithë studentët tubohen përreth tij? Njëri ia tund dorën, tjetri i kërkon këshillë, kurse tjetri ankohet për një problem. Nëse ai e hap zyrën për t`i pritur studentët, çdo student do të dëshironte të hynte dhe të ulej me të. Në anën tjetë, një professor tjetër ec nëpër korridor, del nga dera e xhamisë ose shkollës dhe ai mbetet i vetmuar. Asnjë student nuk i afrohet për t`i tundur duart ose për t`u ankuar lidhur me një problem. Sikur ta lente zyrën hapur nga lindja e diellit deri në perëndim të tij, askush nuk do të vinte për vizitë, pasi si duket asnjë njeri nuk e pëlqen shoqërimin më të.

Pse?
Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësinë interpersonale.

Kur një person i bashkohet një tubimi çdokush i buzëqesh dhe ndien gëzim për takimin me të, çdokush dëshiron të ulet me të. Megjithatë, kur një person tjetër vjen, ai përshëndetet me ftohtësi, kurse disa të tjerë e përshëndetin nga mirësi ose tradita. Ai pastaj e kërkon një vend për t`u ulur, por nuk e gjen asnjë person që ia liron pak vend ose që e thërret për t`u ulur pranë tij.

Pse?
Çdo gjë ka të bëjë me teknikën e tërheqjes dhe ndikimit ndaj të tjerëve.

Pse ndodh që kur një prind hynë në shtëpi, fëmijët e tij i buzëqeshin me gëzim, ndërkaq kur një tjetër hynë në shtëpi, ata as që e kthejnë shpinën për ta përshëndetur praninë e tij? Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësitë e të vepruarit me fëmijë. Ju mund t`i përsëritni të njëjtat gjëra për xhaminë, gostit e dasmave, e kështu me radhë.

Njerëzit dallojnë me njeri-tjetrin në nivele të ndyshme sa i përket shkathtësive të tyre interpresonale, dhe gjithashtu mënyra si trajtohen nga të tjetët dallon gjithashtu. Ndikimi ndaj njerëzve dhe fitimi i dashurisë së tyre është më e lehtë se sa imagjinohet. Nuk po e teproj kur po e them këtë pasi e kam provuar një shkathtësi të tillë shumë here dhe zbulova se ishte shumë lehtë të përfitoheshin zemrat e njerëzve, nëse në vërtet jemi serioz për shkathtësitë interpersonale dhe e trajtojmë veten me to.

Njerëzit ndikohen nga mënyra si veprojnë me tad he nëse ne nuk e kuptojmë. Kam qenë imam për trembëdhjetë vite në një kolegj. Gjatë rrugës për në xhami, kaloja pranë një porte, ku qëndronte një roje. Kura koloja pranë rojës, gjithmonë i buzëqeshja e përdhëndesja me selam dhe i tundja dorën. Pas namazit hyja në veturë dhe vazhdoja rrugën për në shtëpi. Zakonisht, derisa falesha në xhami, më arrinin një numër mesazhesh dhe thirrje të humbura  në telefonin tim. Kur kaloja pranë portës në rrugë për në shtëpi preokupohesha me mesazhet, kështu harroja t`i buzëqeshja. Derisa një ditë u befasova kur më ndali dhe më tha: “I dashur shejh, a je i hidhëruar me mua?”:

“Pse të jem?” –e pieta.

Ai tha: “Kur shkon në xhami më buzëqesh dhe dukesh shumë i lumtur. Por, kur del nga xhamia ti as nuk buzëqesh e as nuk dukesh i kënaqur.

Njeriu ishte shumë i sinqertë dhe filloi të betohet se më do dhe më respekton shumë dhe është shumë i gëzueshëm kur më sheh. I kërkova falje dhe i sqarova arsyet për sjelljen time.

Pastaj e kuptova se kur mësohemi me shkathtësi të tilla, ato bëhen pjesë e natyrës tone dhe të tjerët i vërejnë ato kur ne nuk i vërejmë.

Sqarim….

Mos fito pasuri duke humbur njerëz, pasi fitimi i njerëzve është mënyra për ta fituar pasurinë.

Dr.Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi
Përgatiti:  teuhid.net

Hits: 401
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy