Adelina Marku, fshehja e komunistes nën demokraci

Shkruan: A.Salahudin Ejubi

Kur nuk kemi punë tjetër, patjetër që duhet të bëjmë diçka që të dukemi interesant. Ky model tek muslimanët njihet sepse muslimanët kur nuk kanë çfarë të bëjnë, e përmendin Allahun shpesh, dhe me përmendje shtohet dashuria dhe frika ndaj Tij.

Tek injorantët dhe ata që janë jashtë kornizave të Islamit, njihet apo siç thonë tetovarët: “Kur nuk ke çfarë të bësh, hape dhe mbylle derën”, pra kjo nënkupton, meru me diçka.

Marja me diçka ndonjëherë kalon çdo kufij, ndonjëherë është brenda kufijve, ndonjëherë durohet, ndërsa ndonjëherë nuk durohet.

Pra, po flas për injoranten më të madhe që e njeh populli shqiptarë në shekullin 21, Adelina Marku, që në “kolumnën” e saj të fundit, kaloi çdo kufij, që preku në nderin e Profetit, shokëve të tij, pasuesve të tij dhe njerëzve që nuk mendojnë si ajo. Ofendoi një grup njerëz që “po u vishkan ndryshe” nga ajo që ajo ka parë deri më tash, duke e ofenduar këtë grup, u mundua që të ngritë diçka tjetër.

Si duket, kjo fëlliqësirë, mundohet që nëpërmjet Islamit të tërhjekë vëmendjen e saj, që kohës së fundit, apo thënë shkurt, sipas statistikave të mediave, është njëra ndër ata që më së paku njerëzit ia lexojnë kolumnat dhe “analizat” që ajo i shkruan.

Kur don të miresh me njerëzit që e kanë keqkuptuar civilizimin dhe kur mundohesh që ata t’i bësh kah vetja, atëherë patjetër e ke ta fyesh palën e kundërt, e në këtë rast pala e kundërt është feja Islame.

Në Islam dihet se, njerëzit më të devotshëm dhe më të mirë janë ata që, çdo vepër që e bëjnë, “nuk e kupton dora e majtë atë çfarë bën dora e djathtë”, pra, njerëzit që veprojnë punë të mëdha, ndërsa nuk njihen tek populli. Ky është edhe kulmi i devotshmërisë dhe sinqeritetit.

Dhe kemi thënë se, masonerizmi në kombin shqiptarë ka ndikuar aq shumë saqë, njerëzit e vegjël i ka zmadhuar me lloj lloj legjendash, ndërsa ata që me të vërtetë meritojnë të përmenden, i ka zvogëluar aq shumë saqë, janë zhdukur ashtu siç zhduket pluhuri nga një tavolinë e dhomës së ndejtjes.

Neve na kanë zmadhuar aleatin e papës, Gjergj Kastriotin, shkrimtarët anti-fetarë, Gjergj Fishtën, Anton Çetën, pastaj në kohën tonë, Ismail Kadarenë dhe të tjerë të cilët, nëse ua lexon librat dhe i shikon se çfarë shkruajnë, do të shohësh se ata me të vërtetë janë kundër çdo gjëje që quhet dhe interpretohet si “Islam”.

Si duket, këtë metodë të njerëzve që fshihen nën petkun e “legjendave”, po e përdorë edhe Adelina Marku, e cila, në kolumnën e fundit të saj, e tregoi qartë atë çfarë e fshihte në zemër, apo thënë shkurt, atë që nuk ka mundur deri më tash ta shpreh për shkak “frikës” se do ta humb popullaritetin që asnjëherë nuk e ka pasur.

Ajo u mundua të na zmadhon Marijën, Elenën, na tregoi për rolin e krishterëve në historinë tonë, na tregoi e na tregoi, e në fund nuk tha asgjë, thjeshtë u mundua, të tregon diçka që në realitetin praktik, është e kundërta e asaj që ajo e tha.

Ajo nuk përmendi asnjë nga familja heroike e Adem Jasharit, nënat dhe gratë e tyre, pastaj nënat dhe gratë e shqiptarëve musliman që u pajtuan që bijtë e tyre ta derdhin gjakun që sot, kësaj kolumniste së fëlliqur, t’i jipet rasti që ta shpreh më të keqen kundër Islamit, fyerjen e mbulesës.

Ajo çdoherë na tregon se çfarë qenka demokracia, duke haruar se liria në terminologji njihet si “Përderisa nuk cenon nderin e tjetrit”, dhe këtë rregull, ajo e theu dhe në realitetin e saj të përditshëm, tregoi se nuk ka fare lidhje me demokraci, por në zemrën e saj fshihet komunizmi alla titovi-shpiuni, që ju qanë zemra që të kthehet edhe njëherë.

E po hallall ju qoftë, lum ne shqiptarët për inteleKualët tanë.

Neve na është fyer Profeti nëpër librat e sllavëve, ndërsa Adelina miret me TË DREJTËN E INDIVIDIT SE SI DËSHIRON TË VESHET DHE ÇFARË DËSHIRON TË VEPRON NË JETËN E SAJ PERSONALE.

Ne sipas sllavëve e kishim prejardhjen nga fisi i romëve (maxhup), ndërsa Adelina miret me TË DREJTËN E INDIVIDIT SE SI DËSHIRON TË VESHET DHE ÇFARË DËSHIRON TË VEPRON NË JETËN E SAJ PERSONALE.

Ne në tokat tona ishim ardhur nga malet dhe ne jemi thjesht si njerëz “divjaci”, ndërsa Adelina miret me TË DREJTËN E INDIVIDIT SE SI DËSHIRON TË VESHET DHE ÇFARË DËSHIRON TË VEPRON NË JETËN E SAJ PERSONALE.

Neve po mundohen të na zhdukin, të na përçajnë ashtu siç na përçanë në parti politike, në “mendime të kundërta” që nuk njihen as në fjalorin shqiptarë si mendime të kundërta, po na ofendojnë gjithçka që është SHQIPTARE, FETARE, KOMBËTARE, ndërsa Adelina miret me TË DREJTËN E INDIVIDIT SE SI DËSHIRON TË VESHET DHE ÇFARË DËSHIRON TË VEPRON NË JETËN E SAJ PERSONALE.

A thua edhe këtë e merituam, apo ndoshta pse ju dhamë aq “shumë” liri për t’u shprehur dhe ju po e keqpërdorni.

Haroji kjo fëlliqësirë se, nëna e Arben Bajramit, ishte nënë e cila kishte vetëm një djalë, dhe atë djalë e flijoi për këtë liri, që kjo "kolumniste", ta shpreh dhe ta ofendon nënën e DËSHMORIT, kur dihet se ajo ka mbulesë.

Haroji se shumica e dëshmorëve në Kosovë ishin djem të nënave që ishin të mbuluara, e ndërkohë edhe mbureshin pse janë të mbuluara, flijuan mëlçinë e tyre, që sot, kjo e çmendur, ta shpreh dhe të ofendon nënat e DËSHMORËVE, kur dihet se ata kanë qenë në fenë Islame.

Kë po e mbron dhe kë po e ofendon.

Mbrojtja e dikuj tjetër nuk nënkupton ofendimin e palës tjetër, e në qoftë se këtë nuk e ke kuptuar, atëherë asnjëherë nuk do të quhesh (edhe pse asnjëherë nuk je quajtur) demokrate e cila mundohet të mbron lirinë e të shprehurit.

Ftojë të gjithë hoxhallarët të ndërmarin masa kundër këtij shkrimi, i cili nuk mund të durohet dhe nuk mund të heshtet.

Ndërsa, sa i përket Adelina Markut, shkruajti apo nuk shkruajti, ajo është e njëjta dhe nuk mundet të vepron asgjë kundër asaj e cila është në Dorën e Atij që i takon sundimi dhe krijimi.

Drita e Allahut, fesë Islame do të vazhdon të depërton në çdo skaj të botës, edhe pse ju, hipokritët që fshiheni nën petkun e “intelektualëve” e urreni:

“E tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë”. (Munafikun, 8)

Marrë nga: Botaislame.com

Hits: 540
Comments (1)Add Comment
...
written by Ebu Abdullah , September 23, 2010
Allahu te shperbleft me Xhennet Firdews All-llahu te dhasht te mira ne kete dunja dhe ne ahiret

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy