Të kënaqurit me vetveten është një fatkqësi e madhe

Fatkeqësia më e madhe është kur njeriu kënaqet me vetveten dhe kur vetëmjaftohet me dijen e tij. Kjo është një e keqe që ka përfshirë shumicën e krijesave. Si rrejdhojë, mund të shohësh çifutin ose të krishterin që mendon se ka të drejtë, dhe kështu nuk mundohet të kërkojë, as të shikojë në argumentet e Profetit (a.s).

Kur dëgjon nga Kurani diçka që ia zbut zemrën, largohet me shpejtësi që të mos dëgjojë. Por kështu vepron edhe ai që është i dhënë pas epsheve, ngulitet pas tyre, ose ngaqë kapet fort pas idesë së babait dhe familjes së tij, ose ngaqë është fiksuar për mendimin e pare, duke e menduar të drejtë dhe më tej mun ka menduar rreth atyre të tjerave, që u kundërshtojnë dhe as nuk ka kërkuar sqarim nga dijetarët që t`i tregojnë gabimin.

Një shembull i tillë havarixhët, ata që dolën kundër prijësit të besimtarëve, Aliut r.a të cilëve pas u përlqeu ajo që bënë, nuk iu kthyen atyre që dinin, edhe kur Abdullah ibn Abasi r.a u takua me ata dhe u sqaroi gabimin, dymijtë syresh u kthyen nga medhhebi i tyre. Një nga ata që nuk u tërhoq nga dëshira e vet ishte Ibnu Mulxhemi, që mendonte se medhhebi i tij i përkiste të vërtetës dhe lejoi vrasjen e prijësit të besimtarëve r.a duke menduar këtë veprim si pjesë e fesë. Madje kur ia prenë të gjitha gjymtyrët, nuk u tërhoq dhe kur i kërkuan që t`u jipte gjuhën e tij për t`ia prerë tha; “E si mund të qëndroj në këtë botë qoftë edhe për një cast pa kujtuar Allahun? “ Ky është shembulli i atij që nuk gjen ilaç.

Po kështu edhe Haxhaxhi që thoshte: “Pasha Allahun, nuk shpresoj të bëj mire veçse pas vdekjes.” Këto janë fjalët e tij dhe sa shumë janë të vrarët që nuk u lejohet marrja e gjakut, ku një nga ata ishte Seid bin Xhubejri.

Na ka rrëfyer Abdulehabi dhe Ibn Nasir Hufadhi, nga Mubarek bin Abdulxhebari, e ky nga Husejn bin Muhamed Nusejdi, e ky nga Ismail bin Seidi, e ky nga Ebu Bekër bin Enbani , e ky nga Ebu Isa Hatliu, e ky nga Ebu Jaja, e ky nga Esmai, e ky nga Ebu Asimi, e ky nga Ubad bin Kethiri, e ky nga Kahdemi që thotë: “Në burgun e Haxhaxhit janë gjetur tridhjetë e tre mijë vetë, kur për asnjërin nuk ka qenë nevoja të pritej, të vritej apo të kryqëzohej.”

Thashë: “Pjesa më e madhe e pushtetarëve vrasin dhe presin, duke kujtuar se kjo lejohet dhe nëse do t`ë pyesin dijetarët, ata do t`ua qartësonin një të tillë.”

Pjesa më e madhe e njerëzve të thjeshtë garojnë me gjynahet e tyre, duke u mbështetur tek fjala dhe duke harruar ndëshkimin . Disa prej tyre bazohen në fjalën: “Unë jam pauses i Sunetit”, ose “Unë kam aq të mira sa nuk bëjnë dobi”, ku të gjitha këto janë fjalë vijnë nga injoranca e madhe.

Duhet që njeriu ta teprojë në njohjen e argumentit, të mos ndihet i qetë nëse nuhat ndonjë dyshim dhe të mos ia ketë besën së vet. Lusim Allahun të na falë shpëtim nga të gjitha të metat.

Abdurrahman ibn Xheuzi
www.teuhid.net

Hits: 315
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy