Barra e lavdisë

Ai që nuk ngopet me kërkimin e dijes është një apasionuar pas saj dhe një i tillë duhet të bëjë durim ndaj gjërave që nuk i pëlqejnë. Një nga gjërat e domosdoshme të atij që angazhohet me kërkimin e dijes, është braktisja e punës pë të fituar bukën e gojës. Që në çastin që ndihma e dhënë nga paria dhe vëllezërit u ndal , ata shkëputen nga kërkimi i dijes dhe nga nevoja u vjen varfëria. Meritat thërrasin “Aty u sprovuan besimtarët dhe u drodhën nga një dridhje e fuqishme.” (Ahzab, 11)

Sa here që kishte frikë nga sprova thoshte:

Mos e mendo lavdinë një hurmë që e përtyp,
nuk do ta mbërrish derisa durimin të gëlltitësh.

Kur Ahmed bin Hambeli u dha pas kërkimi të dijes dhe ishte i varfër, mbeti dyzet vjet pa u martuar. Kështu që del si detyrë e të varfërve që ta përballojnë me durim varfërinë e tij, ashtu siç bëri Ahmedi.
Si ia doli që ta përballonte atë që përballoj? Ai ktheu pasuri pesëdhjetëmijë (dinarë), hante turshi dhe e kalonte përposhtë me kripë. Fama e tij nuk erdhi pa arsye dhe këmbët tona drejtohen për tek varri i tij veçse për një domethënie të çuditshme.

Lëvdërimi ndaj tij mbushin horizontet, bukuria e tij zbukuron ekzistencën dhe kranaria e tij fashit çdo përulje. Kjo është më e pakëta tani për tani, kur shpërblimi i mëvonshëm nuk mund të përshkruhet.

Shiko me vëmendje varret e shumicës së dijetarëve; nuk njihen dhe as nuk vizitohen. Bënë përjashtime, komentuan, u shoqëruan me pushtetarë dhe kështu u fshi begatia e dijes, iu fashit popullaritetit dhe gjatë vdekjes vizituan pellgjet e pendesës.

Ah, çfarë dëshpërimesh që nuk mund të shmangen dhe humbje që nuk mund të thyhen. Kënaqësitë nuk ishin veçse një lëvizje qerpikësh, por keqardhja për to do të vazhdojë përgjithmonë.

Durim dhe vetëm durim, o ti që kërkon meritat, sepse kënaqësia e rehatisë me dëshira ose papunësi shkon dhe mbetet e keqja.

Shafiu ka thënë:

O vetja ime, nuk janë veçse disa dit durim,
kohë që nuk duken veçse si ëndrra të këqija,
kaloje dynjanë sa të mundes me shpejtim,
hidhe pas krahëve, se jetën përpara e kam.

O ti dijetar i varfër! A të ka bërë të lumtur prona e ndonjë pushtetari? Apo dijen që ke të mos ia mësosh të tjerëve? Nuk beson se një njeri vigjilent do të zgjidhte këto. Nëse të vjen ndër mend diçka e bukur, ose një domethënie e çuditshme, ti do të ndjesh një kënaqësi që nuk e ndjen ai që kënaqet me gjërat e prekshme, materiale. Kujt i janë plotësuar epshet, i është i privuar nga kjo që të është plotësuar ty.  Ti ke marrë pjesë bashkë me ta në esencën e jetës dhe të kanë mbetur vetëm mbeturinat e saj, të cilat edhe nëse nuk merren nuk sjellin asnjë dëm. Pastaj, ata gjenden në rrezik Ditën e Gjykimit në shumicën e rasteve, ndërsa ti ke mundësinë më të madhe që të shpëtosh.

Nuhati vëllai im përfundimet e stituatave dhe shtype  përtacinë privuese nga meritat, sepse shumë dijetarë që kanë vdekur si neglizhues, do të priten me dëshprim dhe keqardhje.

Një burrë pa në ëndërr mësuesin tone Ibn Zebuanin që i tha: “Ju vuani më tepër nga hutimi, kurse ne vuajmë më tepër nga pendimi.”

Aratisu pra, Allahu të ndihmoftë, para se të burgosesh dhe prishe marrëveshjen me epshin, për shkak të fitimit të prishur dhe dije se meritat nuk arrihen me shëtitje dhe se neglizhenca shëmton fytyrën e hijeshive.

Nxito, nxito, fryma e shpirtit vjen here pas here, engjëlli i vdekjes akoma nuk ka ardhur, çohu me kurajon e të guximshmit:

Kur tenton midis syve vendos kurajon e tij,
dhe larg i qëndron përmejdes së fundit,
për punën e tij askujt mendim nuk i merr,
nuk merr për shok veçse atë që shpatën ngre.

Refuzoje këtë tentative të ulët dhe ndjekësit e saj, sepse Allahu i ka dhënë begati njerëzve të dynjasë në këtë dunja, ndërsa ne jemi të pasurit dhe ata të varfërit, ashtu siç ka thënë

Ibraahim bin Ed`hemi: “Sikur mbretërit dhe bijtë e mbretërve ta dinin atë që ne përjetojmë, do të na luftonin me shpata për të na e marrë.”

Bijtë e kësaj dynjaje nuk hanë asnjë cape pa qenë e haramit, ose e dyshimtë. Edhe nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, kujdestari i tij e bën një gjë të tillë dhe ai vetë nuk do t`ia dijë për fenë e pakët të kujdestarit të vet.

Nëse ndërrojnë një shtëpi, tallen me atë që e bëjnë, nëse mbledhin pasuri, e mbledhin në mënyra që nuk bëjnë, pastaj secili prej tyre është i frikësuar se mos vritet, dëbohet, apo shahet. Veset e tyre janë të meta.

Ne hamë nga ato që Sheriati në mënyrë të drejtëpërdrejtë i dëshmon si të lejushme, nuk kemi frikë nga asnjë armik, përkrahja jonë nuk e pranon dëbimin, lavdia në dynja është e jona dhe jo e atyre, njerëzit afrohen pranë nesh, respekti dhe pythja e dorës sonë prej tyre është e shumtë. Në Botën tjetër, dallimi midis nesh dhe atyre do të jetë i madh, dashtë Allahu.

Nëse dashamirësit e dynjasë kthejnë kokat e tyre, ata e njohin veçorinë tone dhe nëse duart e tyre mblidhen në vend që të na e japin, kënaqësia e respekti ndaj vetes sonë më i shijshëm, ndërsa hidhësia e mirënjohjes që kërkojnë nuk e justifikon atë që marrin. Ngrënë pa ngrënë, veshur pa veshur, nuk janë veçse pak ditë.

Është për t`u habitur me dike që vetja e tij është treguar aq fisnike sa të marrë dije, sepse atë e kërkon vetëm një njeri fisnik, sesi shpërfytyrohet në shërbim të dikujt që nuk gëzon asnjë krenari, veçse me dinarë dhe mburret me fuqinë e tij. Ebu Jala Aleui më ka kënduar:

Ka të atillë që sjelljen përtokë e kanë,
por që njerëzit mbarë me ata mashtrohen,
e mbulojnë pasurinë e pisët dhe paranë,
të shohim kur t`i shterojë më ç`do të mbulohen?

Allahu na zgjoftë nga gjumi i të hutuarve, na furnizoftë të menduarin e vigjilentëve dhe na dhëntë mbështetje për të punuar sipas dijes dhe mendjes. Me të vërtetë, Ai është i Afërti dhe Plotësuesi i kërkesave.

Abdurrahman ibn Xheuzi
www.teuhid.net

Hits: 326
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy