Definicioni i disfatës

Pjesë nga Libri: “Theuaabit ‘ala darb el Xhihad” nga Shejh, Jusuf el Ujejri
Komentuar nga Shejh Anwar el-Awlaki

 

Çfarë do të thotë disfatë? Disfatë nuk do të thotë që të vritesh. Atëherë çfarë është disfata? Konflikti në realitetin e vet është konflikt i ideve i përkthyer në beteja fizike. Por thelbi i saj është konflikti mes ideve. Pra nëse një person heq dorë nga idetë e tij, kjo është disfatë. Ekzistojnë tetë forma të disfatës.

Domethënia e parë e disfatës: ndjekja e rrugës se kufarëve

1. Kjo formë e parë është përmendur në Ajetin: “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre (milah). Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut” (Bekare, 120)
Çfarë është disfata këtu? Të bëhesh si ata. Nëse bëhesh një prej tyre, atëherë siç thotë Allahu në një ajet të ngjashëm ti je nga dhalimunët. Aq më tepër, Allahu thotë se nuk do të kesh ndonjë ndihmues kundër Allahut, e as mbrojtës kundër Tij.

Nëse një person ndjek një mënyre tjetër të jetës, si Modernizmi, Sekularzimi, Komunizmi, etj, edhe sikur të jetë e pjesshme, ai është i mposhtur. Edhe nëse ajo do të thotë se brenda asaj mënyre të jetës ai ka arritur status të lartë, pasuri; pse? Ngase kjo është bërje e kompromis me Dinin e Allahut. Nëse një Musliman fiton lum votash në zgjedhje, p.sh, në një vend jo Islam, ajo është disfatë e jo fitore. Është disfatë sepse ke hequr dorë nga feja e tij, qoftë ajo pak ose shumë. Nuk është qëllimi që ti të arrish në pushtet, por që ligjet e Allahut dhe Dini i Tij të jetë mbi tjerat.
Ndjekja e rrugës së tyre nuk do të thotë detyrimisht që ajo të deklarohet publikisht, ngase këto gjëra janë të rralla. Ajeti nuk flet për deklarim publik, përkundrazi, nënkupton pasimin e tyre. Nëse veprat tua dhe fjalët tua janë paralel duke i ndjekur ata, atëherë ti je duke i pasuar ata. 

Ajeti thotë Hebrenjtë dhe Krishterët, po çfarë  nëse Hebrenjtë dhe Krishterët nuk janë duke e ndjekur fenë e tyre? Ajeti thotë: “derisa të pranosh besimin e tyre” (Allahu në Kur’an ka përdorur fjalën- milah- rrugë, drejtim) dhe jo “fe”. Nëse sot rruga e tyre është injorimi i Shkrimeve të tyre të Shenjta dhe ndjekja e epsheve të tyre dhe sundimin e shumicës, atëherë kjo është ajo që kuptohet. Nëse ata ndjekin Sekularizmin, i shpërfillin ligjet e fesë, dhe kundrejt kësaj ndjekin ligje të shpikura nga njerëzit, kjo është rruga e tyre. Andaj, nuk do të thotë detyrimisht të varësh kryqin në qafë. Në Perëndim, ata e kanë ndryshuar fenë shumë. Madje udhëheqësit e tyre nuk janë të sinqertë në fenë e tyre; në të vërtetë ata janë të dhënë pas pasurisë, pushtetit dhe lakmisë. Ajeti flet për adoptimin e rrugës së tyre. Promovimi i Demokracisë është ndjekje e rrugës së tyre. Promovimi i Sekularzimi është ndjekje e rrugës së tyre. 

Argumenti i të bërit kafir nuk përfshin detyrimisht edhe deklarimin për ate; si e përkufizojmë ne Imanin? Themi së është besim në zemër, fjalë dhe vepra. Pra veprat janë pjesë e Imanit. E njëjta edhe me kufrin. Mund të jetë besim në zemër. Mund të jenë fjalë. Dhe mund të jenë vepra. Andaj nëse fjalët e Muslimanit, besimet dhe veprat e tij janë si të kufarëve, atëherë ky ajet i përfshin ata. Kur e përdorim këtë definicion, shohim se shumë njerëz janë përfshirë në këtë ajet. Allahu thotë: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë (kafiruun)” (El-Ma’ide, 44) 

Pjesa e Ajetit: “në qoftë se...., ti ndjek dëshirën e atyre”, çfarë do të thotë kjo dëshirë e tyre? Shejh, Jusuf el Ujejri thotë dëshira këtu është ajo që ata  dëshirojnë, po ashtu edhe praktika e tyre, qoftë kjo edhe në dukje. Ibn Tejmije thotë: “Kufarët janë të kënaqur kur Muslimanët i ndjekin ata, bile edhe në gjëra që klasifikohen si pamje e jashtme” Këto fjalë i shohim shumë të vërteta në ditët tona. Kur gratë tona Muslimane nuk veshin hixhabin, kufarët janë shumë të lumtur, edhe pse kjo është çështje e parimeve të veshjes. Por bënë shumë punë të madhe në Francë dhe Turqi. Do të shohësh se lëvizjet e feminizmit dhe lëvizjet për të drejtat e grave në Perëndim janë shumë të merakosura për çështjen e hixhabit. Ata gjithnjë flasin rreth saj dhe e shohin si opresion. Nëse Perëndimi është vërtete liberal dhe lejon të vishesh ashtu si do vetë, atëherë pse janë kundër kësaj çështje në veçanti dhe nuk janë kundër murgeshave krishtere që i përmbahen një parimi të ngjashëm të veshjes? Pse kjo çështje atyre u shkakton tërë këtë dhimbje? Shohim se veshjet e grave nga të gjitha ngjyrat dhe format imorale, ata e shohim si të pranueshme, mirëpo kur gruaja Muslimanë me vet vullnetin e saj dëshiron të vishet me modesti, kjo është diçka që i merakos ata. Pra ata mendojnë për neve edhe në punët se si dukemi dhe si vishemi.

Domethënia e dytë e disfatës: pranimi i epërsisë së kufarëve

2. Allahu thotë: “Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!” (El-Kalem, 8). Mos iu bind kufarëve. Pastaj Allahu thotë: “Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.” (El-Kalem, 9). Feja jonë është feja më e veçantë nga të gjitha fetë tjera. Në shumë fe tjera, udhëheqja fetare është e lejuar të luajë me disa prej rregullave fesë së tyre, por në Islam, në pasojmë atë që na është thënë. Ne jemi pasues e jo novatorë. Andaj, në nuk kemi hapësirë për të luajtur me rregullat e Islami sepse ato janë nga Allahu.
Njerëzit erdhën te Muhamedi, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe dëshiruan që të bëjnë kompromis. Por problemi është se kjo nuk është fe e tij; është fe e Allahut. Andaj ai nuk mund të bëjë lëshime e kompromis në asnjë mënyrë. Kur kufarët erdhën te Muhamedi, sal’Allahu alejhi ue selem, thanë: “ Si thua, ti të adhurosh Allahun një ditë, dhe zotat tanë një ditë?” Resulullahu, sal’Allahu alejhi ue selem, e hodhi poshtë këtë ofertë. Pastaj thanë: “ Në rregull, si thua ne të adhurojmë Allahun një javë, dhe ti t’i adhurosh zotat tanë një ditë? Ai nuk pranoi. Ata thanë: “ Mirë, ne të adhurojmë Allahun për një muaj, dhe ti t’i adhurosh zotat tanë një ditë?” Ata thjeshtë luanin me fenë e tyre! Ndërsa Resulullahu, sal’Alallahu alejhi ue selem, vazhdimisht u thoshte jo. Ai erdhi për ta përcjellë e jo për ta ndryshuar ate. Por problemi qëndron në atë se ka disa Muslimanë të cilët i kanë dhënë vetes të drejtën se mund të luajnë me fenë e Allahut; duke vepruar kështu, ata janë mposhtur dhe kanë pësuar disfatë.

Në një raport hetues nga “US News” dhe “World Report”, flitej për përpjekjet e qeverisë Amerikane për të fituar zemrat dhe mendjet e botës Muslimanë, dhe kjo është pjesë përbërëse e luftës kundër terrorizmit. Dhe se ekziston një pjese e padukshme e luftës që është barazisht e rëndësishme, në mos më e rëndësishme se ajo që ndodh në fushë beteja. Përmendet se qeveria Amerikane është e gatshme të ulet dhe të punojë me fundamentalistët Muslimanë nëse ata janë të gatshëm të pranojnë dy gjëra: të luajnë sipas rregullave të Demokracisë dhe të kenë rol në luftën kundër terrorizmit.  Është sikur thonë: “ Nëse jeni të gatshëm ta pranoni demokracinë Amerikane, ne jemi të gatshëm t’ua falim për të kaluarën, jemi të gatshëm të ulemi bashkë me ju duke ditur se jeni fundamentalistë Muslimanë.” Ata e kanë këtë mundësi për kompromis dhe për luajtur rreth e qark.
Megjithatë, ka shumë Muslimanë dhe Organizata Islame që kanë pranuar këtë ofertë dhe kanë negociuar me qeverinë Amerikane për të gjetur rrugët e bashkëpunimit mes tyre. Arsyetimi i këtyre lëvizjeve Islame është se këtë do ta bëjnë për të mirën e davetit. Këto nuk janë tjetër, vetëm se paraqitje të përgjithshme që mund të përdoren për çdo arsye e rrethanë, madje edhe jo-islame. Pa marrë parasysh se çfarë fiton nga kufarët, ajo është e pavlefshme. Allahu nuk ka nevojë njerëzit të lëshojnë pe në fenë e Tij me kufarët që të arrijnë izzeh (nder) dhe pushtet.
A ka kuptim që Dini i Zotit të Universit ka nevojë për fuqi përmes kufarëve ata duke i dhënë dritë jeshile? Feja e Allahut do të arrijë epërsi vetëm duke i mposhtur kufarët. Në këtë mënyrë  Allahu do që Dini i Tij të fitojë. Allahu thotë: “Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimi dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.” (Es-Saff, 9) Allahu gjithashtu thotë: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.” (Es-Saff, 8) E pëlqyen këtë kufarët ose jo, ky është Dini që të dominojë. Në nuk kemi nevojë për miratimin e tyre që të dominojë Dini i Allahut, dhe si Muslimanë, nuk duhet të brengosemi për këtë gjë. Nuk kemi nevojë që ata ta pranojnë davetin tonë; nëse e pranojnë atëherë Elhamdulilah. Nëse nuk e pranojnë, nuk është faji ynë. Kjo është kaderi i Allahut. Le t’u nënshtrohen ligjeve të Allahut. Allahu thotë: “Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Fundit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen me dorën e tyre, duke qenë të përulur.” (Et-Tebe, 29)

Është jashtëzakonisht mahnitëse ngjashmëria me Mekën e xhahilijetit dhe Perëndimin e sotshëm. Kufarët e Kurejshëve erdhën te Muahmedi, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe thanë: “ Na leni neve të qetë dhe ne do të lëmë juve te qetë” Allahu shpalli: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata” (El-Isra, 74)

Dallimi mes Mudahana dhe Muadahara

Mudahana do të thotë të jesh i butë me kufarët ose të lëshosh pe, ndërsa Mudahara është gjë e lejuar. Cili është dallimi? Ibn Haxheri dhe Kurtibiu përcjellin se Kadij Ejjadhi ka thanë se Mudahara do të thotë të japësh diçka nga dunjaja jote për hir të Dinit tënd, ndërsa Mudahana është të japësh diçka nga Dini yt për hir të dunjasë tënde. Për shembull, e fton një kafir në shtëpinë tënde për darkë për t’i bërë davet. Këtu, ke dhënë diçka nga dynjaja jote duke shpenzuar para në blerjen e ushqimit dhe gjëra tjera për hir të Dinit. Kjo është e lejuar. Kjo është Mudahara.
Mirëpo, le të themi se shefi yt i punës është jo Musliman dhe ti e di se rroga jote vjen nga ai (edhe pse rroga të vjen nga Allahu). Nëse ai vjen dhe te pyet: “ Çka është ky Xhihad? A mund të ma sqarosh mua çfarë do të thotë Xhihadi?”  Dhe ti i përgjigjesh: “ Xhihadi është përpjekje kundër vetes. Dhe nuk ka asgjë të tillë në Islam që lejon dhunën.” Këtu, ti ke bërë kompromis Dinin për hir të dunjasë tënde. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është Mudahana. Pra ky është dallimi mes këtyre dy gjërave.

Domethënia e tretë e disfatës: animi kah Kufarët

3. Domethënia e tretë e disfatës është animi kah kufarët. Allahu thotë: “Ata u përpoqën të të largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran), që të kemi shpallur Ne, me shpresë se ti, duke shpifur, do të Na vishje diçka tjetër përveç tij (Kuranit). Po ta bëje këtë, atëherë, ata do të të merrnin ty për mik.” (El-Isra, 73). Dhe Allahu thotë: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata” (El-Isra, 74). Andaj, animi kah kufarët është formë e disfatës. Allahu thotë: “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.” (Hud, 113)
Allahu këtu na jep një paralajmërim të ashpër se animi ka kufarët do të na shpie në Zjarr.


Domethënia e katërt e disfatës: bindja ndaj kufarëve

4. Domethënia e katërt e disfatës është duke iu bindur atyre. Allahu thotë: “dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf, 28)
 

Vazhdon Insh’Allah deri në domethënien e tetë.

Përktheu dhe përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 365
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy