Përgatitja për vdekjen

A ka më të pamend se ai që nuk e di se kur do t`i vijë vdekja dhe nuk përgatitet për takimin me të? Njerëzit më të patru më të hutuar janë atë që i kanë kaluar të gjashtëdhjetat dhe i janë afruar të shtatëdhjetave  sepse midis këtyre moshave është fushëbeteja e vdekjes dhe kush zë vend në fushëbetejë përgatitet- dhe hutimi i tyre i ka lënë larg përgatitjes.

Të rinjtë thonë ndoshta kur të plakemi,
Gjunahet do t`i lëmë, por plaku ç`mund të thotë?

Pasha Allahun e qeshura e plakut nuk ka asnjë kuptim dhe shakaja e tij duket fare pa kripë. Afrimi i tij me dynjanë dhe largimi i saj prej tij bëjnë që të dobësohen forcat dhe të dobësoet të menduarit.

A ka më vend për gjashtëdhjetëvjeçarin? Nëse lakmon të shtatëdhjetat, këtë mund ta arrijë duke hequr të zinjtë e ullirit; kur ngrihet shtyn token, kur ecën nxjerr gjuhën dhe kur ulet merr frymë.

Ai i sheh qejfet e dunjasë dhe nuk ka mundësi t`i shojojë ato. Kur ha e lodh stomakun, vështirëson tretjen, kur kryen marrëdhënie lëndon gruan, nëse rrëzohet nuk ka mundësi t`i rikthejë forcat e humbura, vetëm pas një kohe të gjatë. Kështu, ai bën jetën e një robi. Nëse lakmon të tetëdhjetat, shkon drejt tyre zvarrë si fëmija i vogël.

Kush i hyn të tetëdhjetave do të mësohet,
Plot me gjëra të besdisshme do të mbulohet.

I zgjuar është ai që kupton vlerën e kohës, sepse përpara se të piqej ishte fëmijë dhe për moshën e tij nuk ka meter, nëse i falet zgjuarësi, ku tek disa fëmijë mund të gjesh as shumë zgjuarsi sa kjo i nxit ata të përftojnë sjelljet e mira dhe dijet. Kur piqet, ai kupton se kjo është koha e përballjes me epshet dhe përpiqet të marrë dije. Nëse i falen fëmijë, kjo është koha për të fituar dhe kur mbërrin të dyzet mbaron koha e pjekjes, ka plotësuar ritualet e jetës dhe i ka mbetur e tatëpjeta për në atdhe.

Kur të plotësojë të dyzetat, ai duhet të përqendrojë shumicën e përkujdesjes së tij për Botën tjetër, të nuhasë atë që ka përpara dhe të fillojë përgatitjen për udhëtim. Kjo fjalë vlen për njëzetvjeçarin, por duhet të dijë se shpresa për të kapur atë që humet i përket të voglit dhe jo të madhit.

Nëse mbërrin tek të gjashtëdhjetat, Allahu e ka toleruar tek mosha dhe ia ka kaluar pariudhën më të vështirë, kështu që le të jepet i tëri për të bërë gati zahirenë, të përgatisë mjetet e udhëtimit dhe le të besojë se çdo ditë që i falet është një plaçkë lufte që nuk e kishte future në llogari, sidomos kur dobësia fillon ta verë përposhtë dhe të shtohet. Sa më tepër që rritet në vite, aq më shumë duhet të shtojë përpjekjet. Nëse hyn tek tëtëdhjetat, atij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse lamtumira. Nga jeta nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse keqardhja për neglizhencën, ose adhurimi në gjendje të dobët.

Lusim Allahun e Lartësuar që të na falë zgjim të plotë, të na largojë gjumin e hutimit, tëna dhurojë punë të mira, me të cilat sigurohemi nga të penduarit ditën e kapërcimit. Allahu është Mbështetësi më i mire.

Abdurrahman ibn Xheuzi
www.teuhid.net

Hits: 293
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy