Suksesi i njeriut qëndron në trimëri dhe në bujari

Kurani është përplot me nxitje dhe me thirrje për xhihad. Nga ana tjetër, Kurani e qorton secilin që largohet dhe e injoron atë. I gjithë qortimi ka të bëjë me qortimin e ligështisë për shkak se interesi i njeriut (qorftë fetare apo i kësaj bote) nuk mundet dhe nuk do të plotësohet, as që mund të arrihet, për veçse me trimëri dhe me bujari. Allahu, subhanehu ue teala, e ka sqaruar se të gjithë ata që do të heqin dorë nga xhihadi do të zëvëndësohen me njerëz të tjerë, me ata të cilët do të pranojnë luftën në rrugë të Allahut. Për këtë thotë:

“O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!”, ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t’ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.” (Et-Teube, 38-39)

Allahu po ashtu thotë:

“Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” (Muhammed, 38)

Për shkak trimërisë dhe bujarisë, Allahu subhanehu ue teala, i ka dalluar muslimanët e pare. Për këtë, thotë:

“Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.” (El-Hadid, 10)


Allahu, subhanehu ue teala, e ka përmendur xhihadin me pasuri dhe me jetë në rrugën e Tij dhe e ka lavdëruar në shumë ajetet të Librit të Tij, duke forul për trimërinë dhe për faljen si lloje të dëgjueshmërisë së Tij. Për këtë thotë:

“Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët.” (El-Bekare, 249)

Po ashtu , Allahu subhanehu ue teala, thotë:

“O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.”  (El- Enfal, 45-46)

Trimëria nuk është në fuqinë trupore. Njeriu me trup mund të jetë i forte, por me zemër të dobët. Trimëria  është fuqia e zemrës dhe stabiliteti i saj. Lufta është (e themeluar ) në bazë të fuqisë dhe të aftësisë luftarake, por edhe në fuqinë e zemrës dhe në përvojën e saj. Është e lavdëruar prej tyre ajo është e bazuar në dituri dhe në njohje, pa dalldisje për shkak të së cilës njeriu nuk mendon e as që dallon të lavdëruarën nga e qortuara. Për këtë shkak, i fuqishëm është ai që sundon me vetveten në zemërim dhe që vepron drejt. I zemëruari dalldiset, kështu, as është trim, e as që është i ashpër.

Shejhul Islam Ibën Tejmije
www.teuhid.net

Hits: 319
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy