A dëshiron Amerika paqe në Afganistan?

Kjo është pyetje që çdonjëri e parashtron. A dëshiron Amerika paqe në Afganistan? Megjithatë, të dhënat e mëposhtme, mund të na ndihmojnë që të arrijmë në një përfundim: Në fillim të vitit 2009, amerika kishte 30.000 trupa në Afganistan, e që deri në fund të këtij viti u rrit numri në 68.000 ushtarë. Kjo tregon rritje për 110% të energjisë ushtarake.

Në dhjetor të vitit 2009, presidenti i SHBA-së, Obama, njoftoi se do të shton plus 30.000 trupa në Afganistan, duke treguar këtu rritje për 30%. Në janar të këtij viti, në Konferencën e Londrës për Afganistanin, SHBA-ja mbështeti programin e Hamid Karzait për "integrim" dhe për pajtimin me Talibanët, dmth me Emiratin Islamik të Afganistanit.

Dy javë më vonë, më 13 shkurt, Pentagoni filloi operacionet masive kundër Talibanëve në Marxhah, provincë e Helmandit, duke shkelur zotimin e tyre për "paqen" me talibanët. Tani ata janë duke folur për një ofansivë tjetër në Kandahar.

Deri më tani, Amerika ka ndërtuar 700 baza në Afganistan, më të mëdhajat gjinden në Kandahar dhe Bagram.

Ata ndajnë qindra milionë dollarë për çdo vit për ndërtimin e bazave shumëta në Afganistan.

Në bazë të këtyre fakteve, askush nuk mund të thotë se Amerika dëshiron paqe në Afganistan. Ata kanë qëllimet e fshehura të tyre dhe kolonizimin afatgjatë, jo vetëm në Afganistan, por në të gjithë rajonin.

Duke përdorur Afganistanin si qendër, Uashingtoni do të ndjek politikën e saj për ekspansionizëm, ndryshimin dhe dezintegrimin në vendet fqinje. Nuk ka dyshim se Amerika ka qenë faktori kryesorë për përçarjet racore dhe fetare në mesin e popullit në Afganistan dhe vendet fqinje. Agjendët e CIA-së janë janë dhënë në detyrë për destabilizimin e rajonit sipas strategjisë amerikane. Ata që shprehin kauzë të përbashkët me Amerikën, duhet ta dinë se Uashingtoni nuk do të bëhet mik i tyre strategjik. Përkundrazi, ajo është një "aleate" që do t'i përdor taktikat kundër popullit për qëllimet e saj kolonialiste.

Në Afganistan, gjeneralët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit, nuk duan paqe, por vetëm duan ta dobësojnë vrullin e luftës. Ata kurrë nuk ju bije ndërmend për t'i dhënë fund luftës. Kjo është arsyeja nga njëra anë se pse Robert Gejts, thotë se nuk mundemi të bisedojmë me udhëheqësit e Talibanëve, apo se tani nuk është koha për këtë gjë, por nga ana tjetër, ata ofrojnë të holla, punë dhe bonuse për ndonjë informatë për talibanët.

Arsyeja është se Pentagoni nuk është i interesuar për t'i dhënë fund luftës.

Muxhahidët afganë janë të vetëdijshëm për këtë dinakëri të armikut. Ata që moti kanë thënë se amerikanët nuk mund t'i mashtrojnë ata nën pretendimin e paqes. Nëse Amerika, me të vërtetë dëshiron paqe në Afganistan, atëherë ajo duhet të hartojë një strategji kombëtare të pajtimit; t'i ndalon bombarimet, t'i liron të burgosurit e pafajshëm dhe t'i hjek nga lista e zezë, t'i kthen në shtëpi agjentët e CIA-s dhe t'i mbyll burgjet e fshehta dhe bazat ushtarake në Afganistan.

Atje, të burgosurit e pafajshëm janë torturuar dhe vrarë dhe disa janë hedhur me duar të lidhura gjatë natës në lumin e Helmandit, pa asnjë vendim ligjor të gjykatës.

Amerikanët janë në krye për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, posaçërisht në Afganistan. Megjithatë, askush, duke përfshirë këtu edhe njësitë e të drejtave të njeriut në gjithë botën, nuk ka ngritur dorën për të folur, sepse të gjitha këto bëhen nën emrin e promovimit të "demokracisë dhe luftës kundër terrorizmit". Bota duhet ta dinë se lufta që filloi nën emrin e "terrorizmit", në fakt, është një luftë e paligjshme e neo-kolonializmit, që po zhvillohet për nënshtrimin e të gjithë njerëzve të lirë afgan.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje, për të ngritur zërin e tyre kundër brutalitetit amerikan dhe shkeljen e vlerave njerëzore në Afganistan. Të gjithë duhet ta dinë se amerikanët vrasin fëmijë, gra dhe pleq, që me brutalitetin e tyre, shkelin të gjitha kufijtë.

theunjustmedia

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 275
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy