“Në mos e ndihmofshi atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti.” (Teube – 40)
Dije se të qenurit e Allahut me robërit e tij është dy llojesh:
Lloji i parë: të qenurit e përgjithshëm, ajo është të qenurit në kuptimit e diturisë. Ky lloj është i përgjithshëm dhe i kaplon që të gjithë, edhe myslimanët edhe qafirët. Allahu e di atë se ç’veprojnë robërit e tij. Ai i kaplon ata i Lartësuar qoftë. Nga ai nuk fshehët diç.
Prej asaj që aludon për këtë të qenur të Tij, është fjala e të Lartësuarit:
“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është përcjellës i asaj që punoni.” ( Hadid – 4 )
Dhe fjala e tij:
“A nuk e di ti (o dëgjues) se Allahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar. Allahu ka përfshirë çdo send në dijen e vet.” (Muxhadele – 7)
Lloji i dytë: të qenurit e veçantë, ajo është të qenurit me ndihmë, përkrahje në fitore dhe me atë se Ai ju mjafton. Kjo është e veçantë vetëm për besimtarët që e adhurojnë dhe janë njerëz të mirë.
Prej asaj që argumenton për këtë të qenur të Tij është fjala e të Lartësuarit:
“Në mos e ndihmofshi atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti.” (Teube – 40)
Dhe fjala e të Lartësuarit:
“Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe Allahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.” (Muhamed - 35)
Ky të qenur i Tij i veçantë është i lidhur me adhurimin e veçantë, të sinqertë dhe të pastër nga turbullirat e kundërshtimeve!
Kush është rob i Allahut me të vërtetë, atë nuk ka kush e mund, ngase Allahu e ka me vete. Ai e ndihmon dhe e përkrah. Allahu i Lartësuar thotë:
“Këtë ngase Allahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.” (Muhamed - 11)
Atëherë kur muxhahidit i mungon diç nga cilësitë e adhurimit, apo largohet nga diçka prej dukurive të imanit, apo veshët me diç prej veprave të kundërshtarëve. Në këtë rast ai përgjasohet në një aspekt prej aspekteve me armiqtë, vepron me disa cilësi prej cilësive të tyre.
Kjo çështje dërgon në errësirë dhe vulosje të zemrës së tij. Kjo shpie zemrën e tij të goditet me diç prej frikës, trishtimit, nënçmimit dhe tradhtisë. Në këtë çast njeriu do që të ikë ngase anon kah kjo botë dhe nxiton pas kësaj bote, dhe kështu të ngjashme! Sipas madhështisë së kundërshtimit dhe asaj se sa është e vogël, këto cilësi janë të qortuara tek Ai. Me këtë nuk arrihet ndihma dhe fitorja.
A nuk mendon rreth rastit të Hunejnit ?
Kur një nga myslimanët tha: Ju sot nuk do të mundeni nga një pakicë, ato ishin dymbëdhjetëmijë, Allahu e bëri që të humbin ngase u mahnitën me atë që ishin shumë dhe me atë se nuk dëshmuan se fitorja është prej Allahut të Lartësuar! Ngase këto dy cilësi janë prej cilësive të qafirëve. Kur myslimanët u cilësuan me këto cilësi, kjo ndikoi në zemrat e tyre që të frikohen, ndërsa nga kjo rezulton ikja.
Allahu teala thotë:
“Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zmbrapsët (ikët).” (Teube – 25)
Dhe i Lartësuari për atë që ndodhi në Hunejn thotë:
“Vërtet, ata që u zmbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po Allahu ua fali atyre gabimin; Allahu është mëkat falës dhe i butë.” (Ali Imran – 155)
Pasi që Muhamedi salallahu aleji ve selem. ishte i mbrojtur nga kjo me një mbrojtje që i kishte hije atij me gradën që kishte të ndershme, Allahu e ruajti dhe së bashku me të i ruajti edhe disa besimtarë tjerë. Allahu teala zbriti tek ata qetësinë, ndërsa armiku nuk mundi të iu bënte atyre dëm. Ai i ndihmoi dhe i mundi armiqtë e tyre. Këtë e ndihmon edhe ajo që përmendëm fjalën e Tij të Lartësuarit:
“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se Allahu është me të devotshmit.” (Teube 123)
Dhe e mbaroi ajetin me fjalën e Tij: “...dhe dije se Allahu është me të devotshmit” që njerëzit e mençur të kuptojnë nga këto fjalë dhe nga ky kontekst se të qenurit e ndihmës dhe përkrahjes së Allahut është e veçantë për të devotshmit. Nga kjo kaptinë është edhe fjala e Allahut të Lartësuar:
“Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata! S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” (Nahl 127 – 128)
Këtë çështje u mundua Pejgamberi salallahu aleji ve selem. të ia mëson umetit të tij.
Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Abbasi radiallahu anhu i cili thotë: Isha pas Pejgamberit salallahu aleji ve selem. një ditë kur tha: O djalosh, unë do të mësoj disa fjalë, ruaje Allahun, Allahu të ruan ty, ruaje Allahun do ta gjesh para vetit. Kur të pyesësh pyet Allahun, kur të kërkosh ndihmë kërko nga Allahu. Dije se nëse mblidhet i tërë umeti për të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, vetëm se atë që ka caktuar Allahu. Nëse mblidhen për të bërë ndonjë dëm, nuk do të mund të të bëjnë dëm diç vetëm atë që e ka caktuar Allahu. Lapsat janë ngritur dhe ngjyra është tharë. (Sahih Tirmidhi )
Muxhahidat e parë ishin të kujdesshëm nga mëkatet ngase ata e dinin se keq ndikonin në ecurinë e betejës, dhe se ato shpien në humbje.
Hafidh Ibn Kethiri, në historinë e tij, tregon se një nga myslimanët në kohën e Sulltan Dhalin Bejbersit, luftonte në një kalë të tij. Prej traditës së kalit të tij ishte të vërsulet, të sulmon dhe të ecë para në fushëbetejë. Në një prej ditëve ai kërkoi nga kali i tij të sulmon ngase ai mbeti mbas. Ai çdo herë që i binte ecte para dhe prapa. Ai u çudit nga kjo çështje. Kur ai mendoi për shkakun, atij iu kujtua se i blen kalit të tij tagji me dirhem të falsifikuar dhe se e ka ushqyer kalin e tij me tagji të ndaluar. Mu për këtë kjo ndikoi tek kali i tij, mu për këtë u ndal nga ecja në xhihad!
Disa tregojnë se disa nga ushtarët mysliman e rrethuan një nga fortifikatat e qafirëve, mirëpo iu vështirësua shumë çlirimi i fortifikatës! Emiri i tyre tha: Nuk iu vonua juve çlirimi vetëm se për ndonjë shkak, shikoni se çka keni vepruar nga bidatet apo çka keni lënë nga sunetet? Ata shikuan, derisa vërejtën se kanë lënë anash çështjen e misfakut!! Shiko se çfarë ndikimi paska lënia e një prej suneteve, atëherë krahaso si ka mundësi të ndikojnë haramet, me bërjen e harameve, ngrënien e ushqimeve prej haramit, veshja etj. Me këtë duhet të e dimë prej nga ju vjen tradhtia e shejtanit. Kjo i futi në ikje dhe në mëkat. O ti muxhahid ruaju nga ndikimi i gabimeve ndaj sheriatit të Allahut në zemrën tënde. Ngase këto ta dobësojnë vullnetin, e mundin vendosmërinë tënde dhe qëllimin tënd.
Pastro zemrën tënde nga ndotja me gabime. Ndize në errësirën e cytjeve të tij, pishtarin e bindjes dhe mbështetjes. Sulmo me sulmin e atij që e din se vdekja patjetër do të ndodhë në çdo rast dhe se nuk pengon vdekja nga ikja në maja të kodrave, dhe nuk mund të shtyhet me krenimin duke bërë hile burrat. Allahu i Lartësuar thotë:
“Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (mynafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa - 78)
Atij që Allahu i ka caktuar të vdesë i vrarë, ai nuk mund të i ikë kësaj rruge. Allahu i lartësuar thotë:
“Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj Allahut, bindje injorante, e thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje”! Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të Allahut”! Ata fshehin në vetvete atë që ty nuk ta shprehin. Thoshin: “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu”! Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre”! Në mënyrë që Allahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin ose hipokrizinë) dhe që ta pastrojë atë që është në zemrat tuaja. Allahu i di shumë mirë të fshehtat në zemra.” (Ali Imran - 154)
Dhe thotë i Lartësuari:
“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.” (Haxh - 40)
Dije o ti i cili ikë duke dashur të të shtohet jeta. Dije se jeta nuk shtohet me ikje dhe nuk shtohet me qëndrim. Dije se exheli nuk shpejton, as nuk vonohet asnjë frymëmarrje. Dije se ti e ke kundërshtuar Allahun me ikjen tënde, je goditur me hidhërimin e Xhebarit. Ke veshur teshën e nënçmimit dhe turpit para myslimanëve dhe qafirëve! A nuk frikohesh se mund të zihesh rob dhe të sprovohesh në fe dhe të humbësh këtë botë dhe botën tjetër. Apo të dënojnë me lloj lloj dënime, të vritesh i nënçmuar duke duruar ... Nuk ka dyshim për çdo të mençur se drejtimi kah vdekja, kur ti afrohet koha e saj, është më mirë se ikja nga ajo dhe kthimi i shpinës.
Sa fjalë të mira janë fjalët e Mutenebit:
Nëse nuk ka ikje nga vdekja patjetër atëherë prej dobësisë është që të vdesësh frikacak.
Jezid Bin Hakem bin Ebi As thotë:
Jeto si mbret, vdis si bujar, nëse vdes, ndërsa shpatën e ke nxjerr me shpatën arsyetohesh.
Një nga trimat tha:
I them atij (shpirtit) ndërsa është ndarë prej trimave,
Kuku për ty kur nuk të dëgjoj
nëse ti kërkon të mbesësh një ditë mbi exhelin
të cilin e ke të caktuar, nuk do të respektohesh,
pra duro në vendimin e vdekjes, duro
ngase e amshueshmja nuk mund të arrihet
dhe as tesha e qëndrimit me teshën e krenarisë,
nuk mund të vishen tek një vëlla që ruhet nga vdekja
largimi nga rruga e vdekjes është metoda e çdo të gjallit.
Banorët e tokës do të i thërret një thirrës
kë nuk e merë vdekja i ri plaket dhe mërzitet
vdekjes do ti dorëzohet derisa të ndahet
Vdekja e njeriut është më e mirë se jeta
nëse ai përgatitet kur të humben të mirat
Behlul Bin, një nga trimat e njohur te arabëve tha:
Kush urenë që të takon vdekjen e tij
Vdekja tek unë është më e dashur se mjalta
Ky varg u gjet i shkruar në një mbajtëse të një thike:
Në frikë është turpi ndërsa në sulm nderi,
Ai i cili ikë nuk do të shpëtoj nga kaderi
Ky varg u gjet i shkruar në një helmetë:
Nëse takohesh me luftën mos të ketë prej ty humbje, duro në trishtimet e saja, nuk ka vdekje vetëm se me exhel.
Disa prej tyre thanë:
Nëse furnizimet janë të ndara me caktim, atëherë që njeriu të kujdeset më pak për riskun kjo është më mirë.
Nëse mbledhja e pasurisë është për tu lënë, atëherë ç’është halli i atij që bëhet koprrac.
Nëse kjo botë llogaritet si e shtrenjtë, atëherë shpërblimi i Allahut është më i lartë dhe i mirë.
Nëse trupat janë krijuar për vdekje, atëherë vrasja e njeriut me shpatë për Allahun është më e bukur.
Dije se ikja, është sofër prej sofrave të vdekjes, është kujdesje për diç që nuk duhet të frikohesh se do të ikë. Sa pjesë të jetës janë shkak që njeriut ti shfaqet vdekja. Sa vdekje janë si shkak i jetës së gjatë. Ai që lufton nuk ka fortifikatë nga vdekja ku do të strehohet që të vonon exhelin e tij. Kush është i zellshëm në rrugë të Allahut për të vdekur atij i jepet jeta duke pasur vepër të mirë. Ai që ikë e dorëzon veten, ndërsa luftëtari e mbron veten. Kur të përfundon periudha e exhelit atëherë patjetër të ndodhë vdekja. Ti i cili po ikë a nuk po frikohesh se do të godet vdekja, se do të jesh nga banorët e zjarrit!!. A nuk frikohesh se mund të të vjen një shigjetë ti duke ikur, me shpinë të kthyer dhe të bën nga banorët e zjarrit. Ngjarjet e tyre që janë sprovuar në fenë e tyre, ngase ata kanë ikur dhe kanë ranë robëri, apo i janë përgjigjur epshit, apo janë bërë krishterë, janë të shumta:
Transmeton Ebu Kasim Kusherij në “Risale Kusherije” nga Mensur bin Halef Magribij i cili tha: Dy njerëz u shoqëruan një kohë që të përfitojnë nga edukata dhe xhihadi. Pas kësaj njëri prej tyre udhëtoi dhe u nda nga shoku i tij dhe u ndërprenë lajmet nga ai. Njeriu i mirë doli në xhihad kundër romakëve. Përderisa myslimanët dolën në xhihad kundër romakëve, doli një i mbështjellur nga mesi i ushtrisë se romakëve, kërkoi dyluftim prej myslimanëve. I doli një prej trimave mysliman, ndërsa ky e vrau atë na dyluftim, pastaj doli një mysliman tjetër, por edhe atë e vrau. Atëherë i doli atij njeriut ky njeri i mirë, u shtynë mes veti, dolën në dyluftim. Romaku shpaloi fytyrën e tij, kur ai pa shokun e tij i cili e shoqëroi në xhihad dhe ibadet disa vite! Muxhahidi u çudit me atë që pa. Ai nuk priti që shoku i tij të jetë me romakët dhe duke i luftuar myslimanët. Ai e pyeti se çka është puna me të, çka ka ndodhur me të? Ai i tregoi se është bërë murted dhe është bërë krishterë, është përzier me romakët dhe se ai kishte fëmijë tek ata dhe se ka bërë pasuri të madhe tek ata!
Ai i tha: Ti ishe që lexoje Kur’an dhe e kuptoje atë, a di nga ai tani?
Ai tha: E kam haruar, tani nuk di nga ai asnjë shkronjë.
Ai i tha atij (murtedit): Kthehu në Islam, ngase Allahu të pranon!
Ai tha: Nuk mundem, ngase unë po të e bëj këtë do të më humben fëmijët dhe pasuria ime. Ata dy vazhduan të përleshen dhe të bëjnë dyluftim, muxhahidi e vrau atë të krishterizuarin dhe murtedin. Ai humbi këtë botë dhe atë tjetrën. Kjo është humbja e qartë.
Transmeton Bejhakiju nga Abdete bin Abdul Rahim i cili ka thënë: Dolëm me një ekspeditë në kohën e romakëve. Një i ri na shoqëroi. Nuk kishte në mesin tonë njeri që lexonte më mirë Kur’an se ai, nuk kishte më të dijshëm se ai. Ai agjëronte gjatë ditës ndërsa falej gjatë natës. Kaluam kah një fortifikatë. Neve nuk u urdhëruam që të ndalemi aty, mirëpo ai djaloshi, lexuesi i Kur’anit, anoi kah fortifikata. Ne menduam se është ndalë që të kryej nevojë. Mirëpo ai kishte parë një femër nga krishterët në të cilën edhe u dashurua! Ai i tha asaj në gjuhën e saj romake, si mundem të arrij te ti? Ajo i tha atij: Lehtë, bëhu krishterë, të hapen dyert dhe unë jam e jotja! Ai u bë krishterë, ia hapën derën dhe ai hyri në fortifikatë.
Vazhduam rrugën tonë, kishim shumë mërzi për atë të ri i cili u bë krishterë. U mërzitëm sikur të ishte djali i çdonjërit prej neve. Kur u kthyem nga xhihadi, kaluam pranë asaj fortifikate, kur ne e shohim atë të ndalur në maje të pallateve në fortifikatë duke bërë roje me krishterët tjerë. I thamë atij: O filan çka bëri Kur’ani yt? Ç’bëri dituria jote, ç’bëre me namazin tënd dhe agjërimin. Ai u përgjigj: Dijeni se unë harova të gjithë Kur’anin dhe nuk më kujtohet vetëm se ky ajet:
“Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë. Lëri (Muhamed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.” (El-Hixhr 2-3)
Kur besimtari të bëj xhihad me sinqeritet dhe bie rob tek armiqtë, nëse ata e sprovojnë në fenë e tyre, Allahu e ruan dhe e mbron atë dhe ia ruan fenë.
Prej shembujve për këtë çështje është Abdulla bin Hudhafe Sehmi radiallahu anhu shoku i Pejgamberit salallahu aleji ve selem. Transmeton Ibn Ethiri nga Ibn Abasi radiallahu anhu i cili tha: Romakët zunë rob Abdullah bin Hudhafen Sehmij radiallahu anhu Mbreti i tyre i thërriti që të hyjnë në krishterizëm, mirëpo ai refuzoi dhe qëndroi në islam. Mbreti iu kërcënua nëse nuk bëhet krishterë se do ta gjuan atë në ujë që vlon. Ai kërkoi të e sjellin një nga robërit myslimanë dhe e gjuajti në atë ujë. Atij iu nda mishi nga ashti menjëherë.
Ibn Hudhejfes i tha: Nëse nuk bëhesh krishterë do të gjuaj në këtë ujë dhe do të vdesësh në këtë mënyrë!
Ai nuk u bë krishterë, ndërsa mbreti urdhëroi që të hedhet në ujë. Në atë moment Abdulla bin Hudhafe qau, ndërsa ushtarët i thanë mbretit se ai qanë nga frika. Mbreti pas kësaj urdhëroi që ta kthejnë Abdulla bin Hudhafen dhe e pyeti se pse qau, ndërsa ai iu përgjigj: Mos mendo se unë qava nga frika prej asaj që do të veprosh me mua. Unë qava ngase unë kam vetëm një shpirt e jo më tepër që të veprohet me mua në rrugë të Allahut. Kisha dëshiruar të kem shpirtra aq sa kam qime në kokë, e të veprosh ti me mua kështu, dhe të jetë kjo në rrugë të Allahut! Mbreti u çudit prej përgjigjes së Ibn Hudhejfes. Atëherë deshi që të e mashtron, ndoshta mos e pranon krishterizmin. Ai i tha: Bëhu krishterë të martoj me bijën time dhe të bëjë pjesë në sundimin tim!
Ibn Hudhejfe tha: Këtë asnjëherë nuk do ta bëj.
Mbreti i tha: Atëherë nëse e puth kokën time do të liroj!
Ai i tha: Po, mirë të lirosh së bashku me mua robërit tjerë prej myslimanëve!
Ibn Hudhejfe ia puthi kokën mbretit, e liroi atë dhe i liroi robërit tjerë mysliman. Ibn Hudhejfe u kthye tek Omer Bin Hattabi radiallahu anhu në Medine. Kur Omeri e kuptoi se çka kishte ndodhur tha: Çdonjëri prej juve e ka hak të e puth kokën e Ibn Hudhejfes! Omeri ia puthi kokën edhe myslimanët vepruan siç veproi Omeri.
Nuk lejohet që myslimani të ikë nga frika e vrasjes. Po mos të kishte në vrasjen, në rrugë të Allahut, vetëm se shpëtim nga agonia e vdekjes, do të kishte shkak pse të qëndron. E ku më pas vrasjes në rrugë të Allahut në të cilën ka fitore të madhe në xhennete të begatshme? Aliju bin Ebi Talibi radiallahu anhu nxiste për luftë dhe thoshte: Nëse nuk vriteni do të vdisni. Pasha Atë i cili ka shpirtin tim në dorën e Tij, me të vërtetë njëmijë të mëshuara me shpatë janë më lehtë se vdekja në shtrat!
Shedad bin Eusi thotë: Vdekja është trishtimi më i madh në këtë botë dhe në botën tjetër, ajo është më e vështir se prerja me sharë, se këputja e mishit me gërshan të hekurt dhe se vlimi në kazanë me ujë.
O ti, shiko çfarë do të zgjedhësh për veten. Kah cila anë do të shkosh! Cila është më mirë për ty. A është vrasja në rrugë të Allahut apo ikja?
Ai i cili vdes në shtratin e tij, ai e shijon agoninë dhe trishtimin e vdekjes!
Pas vdekjes nuk ka trishtim, të keqe dhe mërzi më të vështirë se shtrëngimi i varrit dhe trishtimi i saj, se sprovimi i dy melekëve dhe pyetjeve të tyre, se britma, ringjallja, dalja në mahsher, trishtimet e ditës së gjykimit, marrja e suhufeve, ecja mbi sirat, polemizimi në llogari dhe matja e të këqijave dhe të mirave. Për këto trishtime tregon fjala e Allahut:
“O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kiametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (Haxh 1-2)
Allahu na ka treguar për jetën e shehidave tek ai kjo në fjalën e tij:
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.” (Ali Imran 169-170)
Këta shehida të cilët u vranë në rrugë të Allahut janë të siguruar nga trishtimet e mëdha dhe frika. Ata banojnë në vendet më të larta, në dhomat më të larta. U jepet të zgjedhin prej hyrive të begatshme. U jepet të vishen prej teshave të xhenetit, të kënaqen ne xhennetin Firdeus, si vendbanime ku do të qëndrojnë, të kënaqen me hyri beqare …
Shpirtrat e tyre janë në brendinë e disa shpendëve të gjelbër, shëtitin në xhennete, hanë dhe pinë, strehohen në disa kandila të varura në Arshin e Rahmanit. Shpresojnë të kthehen në këtë botë, që të vriten në rrugë të Allahut disa herë dhe janë të mahnitur nga shpërblimi i Allahut!!
Sa e keqe është dobësia nga mosshfrytëzimi i kësaj shanse. Sa i suksesshëm është ai që shfrytëzon xhihadin që shpëton nga këto vështirësi.
Si ka mundësi, me çfarë fytyre del para Allahut nesër ai i cili ikë sot prej armiqve të tij. E vonon dorëzimin e vetes pasi ka bërë marrëveshjen e shitjes. Ai e ka thirrur në xhennetin e tij ndërsa ky ikë dhe nuk lakmon në takimin e tij. Me çfarë arsye do të arsyetohet para tij, ai që nga rruga e Tij kthehet dhe shmanget nga fitorja e madhe!
O Zoti im ty të drejtohem. O Ti i cili në dorën e të Cilit janë lidhëset e zemrave, ne dëshirojmë shpërblimin tënd, te Ti o i Dijshëm për të fshehtën mbështetemi, që të përmirësojmë qëllimet dhe të jemi të sinqertë në nijet!
Te pasuria jote i ngremë duart, na furnizo me shehidllëk nga i cili kënaqesh. Na dhuro shpirtrave tanë prej qëndrimit të këmbëve në rrugën tënde të shijojmë vdekjen. Lëvizja dhe ndeja jonë janë për Ty, çdo e mirë kthehet tek Ti, Ti ke forcë për çdo gjë!
Ibn Nuhas
www.teuhid.net



