Dispozitat mbi vdekjen si Shehid

Të dëshiruarit dhe të kërkuarit të shehidllëkut është një nga veprat më të rëndësishme. Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, gjithashtu me dëshirë të madhe ka shpresuar të vdesë si shehid.

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Do të doja të bie shehid në rrugë të Allahut dhe pastaj të kthehem në jetë dhe përsëri të bie shehid, përsëri të kthehem në jetë dhe përsëri të bie shehid, dhe pastaj përsëri të kthehem dhe të bie shehid.” (Buhariu)

Siç tha i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, edhe në hadithin që e përcjell Sahl bin Hanif:

“Kush kërkon sinqerisht nga Allahu që t’i mundësojë të bëhet shehid, do t’i jepen shpërblimet e shehidëve madje edhe nëse ai vdes në shtratin e tij” (Muslimi)

Është vërtetuar që çdo Muxhahid, i cili vritet ne rrugë të Allahut, të thirret shehid, duke u bazuar në kushtet e jashtme dhe çdo gjë tjetër t’i dorëzohet asaj që tek Allahu është e fshehur.

Një hadith që thotë:
 
“Shehidit i falen të gjitha mëkatet përveç borxhit të tij” (Muslimi)

Ky hadith, si edhe hadithet tjera të ngjashme me këtë nuk mund të merren në kuptim absolut, meqë ka ca përjashtime, d.mth  ata të cilët kanë emëruar dikë tjetër ta paguajë borxhin, ata që e kanë lënë pagimin e borxhit, dhe ata që kanë nijetin për të paguar borxhin. Kjo është shpjeguar nga ulematë fikhut.

Kuptimi i saktë rreth përkufizimit kufitar të zonës së luftës është zona brenda së cilës zhvillohet luftë. Në fakt, përkufizimi nuk ndërlidhet vetëm në një zonë. Mund të shtrihet në distancë me mija qindra kilometra. Kjo është për shkak të diapazonit të  armëve moderne që mund të mbërrijnë një fushë të gjerë dhe që normalisht njihet si fushë e operimit, qoftë në ajër, në det ose tokë.

Është pajtimi i ulemave se çdo Musliman i cili vritet në duart e kafirëve, është shehid.
Ngjashëm, ata njashtu janë pajtuar se çdo Musliman, i cili e vret veten aksidentalisht ose aksidentalisht vritet nga bashkëluftëtarët në betejë, akoma konsiderohet shehid.

Kur një trup gjendet në luftë dhe nuk ka asnjë tregues se si ka vdekur, sipas mendimit me të fortë dhe më të saktë, ai konsiderohet shehid në luftë. Kështu janë mendimi i medh’hebit Shafi dhe Malki, si edhe një rivajet i Imam Ahmedit.

Ulematë e katër medh’hebeve pajtohen që për njerëzit që vdesin në luftë, nuk është kusht që ata të kenë vdekur nga një armë e caktuar. Por, kushti është që vdekja e tyre të jetë e shkaktuar nga armiqtë. 
 
Ulematë e Fik’hut pajtohen se është e mjaftueshme të mbështillen xhenazet e atyre që vdesin shehidë më rrobat që kanë pasur veshur kur kanë rënë shehidë, siç parashkruhet nga Sheriati. Dhe sipas mendimit më të fortë dhe me të saktë, nuk është e lejuar që atyre t’u hiqen rrobat dhe të zëvendësohen me rroba tjera.

Nëse rrobat e njerëzve që vdesin shehidë janë të vjedhura në luftë, atëherë ata duhet të mbështillen njëjtë si ata që vdesin përgjithësisht në kushte normale.

Shumica e ulemave janë të mendimit se të gjithat gjësendet e bartura nga njerëzit që bien shehidë duhet të largohen, përveç rrobave. Andaj, armët, parzmoret, xhaketat e papërshkueshme duhet të hiqen.

Lidhur me namazin e xhenazes për njerëzit që bien shehidë, Ibnul Kajimi, rahimeullah thotë: “ Ajo që është pajtuar mbi këtë çështje është se njerëzit janë të lirë të zgjedhin mes faljes apo mos faljes. Sepse, që të dy mendimet janë njësoj kanë el-Atsar-bazë.”

Shehidët duhet të varrosen në vendin ku janë vrarë, nëse kjo është e mundur. Megjithatë, nëse rrethanat nuk lejojnë, ndoshta për shkak të asaj se trupi mund të vidhet, të digjet apo të gjymtohet, atëherë është e lejuar të transferohet në vende tjera.

O Allah, të lutem Ty për jetë të lumtur, vdekje shehidi dhe fitore kundër armiqve!

I gjithë falënderimi është për Allahun, me bujarinë e të Cilit çdo mirësi bëhet e plotë.

Vëllai juaj Abdullah bin Muhamed el-Menshur (1426 h)

Përktheu: Teuhid.NET

Hits: 402
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy