Është e njohur se të gjitha këto gjunahe janë të qortueshme me mendje dhe me fe, por njerëzit përsëri anojnë drejt tyre. Askush nuk dëshiron që atë të keqe ta bëjë dikush tjetër përveç që individi dëshiron që ta kryejë aq sa e ka shijuar përsoni tjetër. Kjo është ajo nxitja e brendësisë që paraqitet nivelin më të ulët të varshmërisë. Një person i tillë e dëshiron që të jenë të rengut më të ulët se ai, apo dëshiron që t`u zhduket e mira, madje edhe nëse nuk e zotërojnë vetë.
Kjo është ajo dëshira për autoritet, çrregullime, mendjemadhësi dhe varësi, ndërsa dihet se të gjitha këto që i përmendëm janë epsh. Atë here si do të jetë situate me atë të cilin e sheh se është zbavitur me dëshirat e ulëta nga ato? I mesmi në mesin e njerëzve të tillë është që dëshiron që, kur është fjala për këtë, të jenë të barabartë dhe ai tjetri e dëshiron padrejtësinë dhe varësinë.
Ndërsa kur është fjala për të drejtën e Allahut, që të dy hujnë në gjërat e lejuara dhe të ndaluara. Nëse te ndonjë individ paraqitet dëshira që të jetë i veçantë në gjithë atë që konsiderohet e lejuar – siç janë ushqimet, pijet, martesa, veshbathja, kafsha kalëruese dhe pasuria – atëherë ajo dëshirë do të jetë shkak i padrejtësisë, sepse koprracia dhe varësia janë bazat e egoizmit. Transmetohet në një hadith sahih se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ruajuni nga egoizmi! Ajo u ka urdhëruar (njerëzve) koprracinë dhe u bënë koprracë. Pastaj u urdhëron padrejtësinë dhe bënë të padrejtë. Pastaj u urdhëroi që të këpusin lidhjet farefisnore dhe i ndërprenë ato.
Për këtë shkak, Allahu, subhanehu ue teala, ka thënë për ensarijtë, ata të cilët kishin banuar në Medinë dhe kishin pranuar imanin para muhaxhirëve:
“dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve)” (el-Hashr, 9)
Pra, nuk ndjejnë varësi për shkak të asaj se u jepen vëllezërve të tyre muhaxhirë.
“…madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes.” (el-Hashr, 9)
Që në fund të thotë:
“Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” (el-Hashr, 9)
Transmetohet se Abdur-Rahman b. Aufi, radijallahu anhu, sillej rreth Qabes dhe thoshte:
“O Zot, më ruaj nga dëshirat e shirtit Tim! O Zot, më ruaj nga dëshirat e shpirtit tim.” Pastaj ishte pyetur për këtë. Ai tha: “Nëse ruhem nga dëshirat e shpirtit tim (lakmia , koprracia) ,do të ruhem nga kokëfortësia, padrejtësia dhe nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” Siç kishte zakon të thoshte.
Pra, kjo është ajo koprracia e cila nënkupton brengën vetëm për vërtetën. Ajo shkakton kokëfortësi dhe ruajtjen e asaj të cilën e zotëron individi, ndërsa pastaj edhe padrejtësinë, sepse ai do të marrë edhe pasurinë e huaj dhe shkakton edhe ndërrprerjen e lidhjeve farefisnore. Përveç kësaj, ajo është shkaktare edhe e varësisë, ndërsa kjo do të thotë t`i urresh ata të cilët dallojnë mbi të. Varësinë, përveç kësaj që përmendëm, e bashkon edhe koprracia, edhe padrejtësia, Koprracia manifestohet në urrejtjen e asaj që i është dhënë të tjerëve, ndërsa padrejtësia në atë që individi dëshiron zhdukjen e asaj të mire të njerëzit.
Nëse kjo ka të bëjë me llojet e pasionet e lejuara, atëherë si është rasti me ndalesat siç janë : kurvëria, dehja e të ngjajshme me to? Nëse në rastin e tyre ndodh miqësi e ngushtë, atëherë ndahen në dy lloje:
1. Ndjenja e urrejtjes ndaj tyre, sepse përmbajnë miqësi të ngushtë dhe padrejtësi. Rasti i tillë është me gjërat e lejuara.
2. Ndjenja e urrejtjes ndaj asaj për shkak të të drejtës së Allahut.
Prej këty edhe gjunahet ndahen në tri lloje:
1. Ajo me të cilën i bëhet padrejtësi njerëzve. E tillë është marrja me pa të drejtë e pasurisë së huaj, marrja e të drejtave të huaja, varësia e të ngjashme me to.
2. Ajo ku manifestohet padrejtësia ndaj vetvetes. E tillë është dehja, kurvëria e të ngjashme me to, edhe nëse dikush tjetër nuk e duron dëmin e dale prej saj.
3. Gjunahet me të cilat shkaktohet padrejtësi në të dyja anët edhe ndaj vetvetes, edhe ndaj të tjerëve. Për shembull, që përfaqësuesi i një populli të marrë të hollat e tyre të përbashkëta, pastaj bën kurvëri apo dehet me ato para, ose bën kurvëri me ndonjë grua të asaj bashkësie dhe kështu u bën dëm njerëzve. Ngjashëm me ta janë ata që i duan grate dhe fëmijët.
Allahu , subhanehu ue teala, thotë:
“Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” (El-araf, 33)
Dobinë e kësaj bote njerëzit e arrijnë më pare me drejtësi (edhe atëherë kur me të përzihen gjunahet), sesa me kryerjen e padrejtësisë, edhe pse nuk bëhen gjunahe. Për këtë edhe është thënë: “Allahu do ta ndihmojë shtetin e drejtë, madje edhe nëse është mosbesimtar, por nuk do ta ndihmojë shtetin e padrejtë, madje edhe nëse është musliman.” Gjithashtu është thënë se bota ekziston me drejtësi dhe se mosbesimi nuk do të zgjasë me padrejtësi dhe me islam. I Dërguari i Allahut thotë:
“Nuk ka denim më të shpejtë për gjunahun se përdorimi i padrejtë i forces dhe ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” (Tirmidhi 2511)
Dhunuesit (el-bagi) dënimi i shpejtohet në kët botë, edhe pse i fallen dhe i kalohet përmbi gjunahet e tij në botën tjetër. Kjo është kështu për shkak se drejtësia është system në të cilin mbështetet gjithçka që ekziston. Kjo do të thotë se nëse vendosen drejtësia në shoqëri, ajo shoqëri do të ketë sukses, edhe pse nganjëherë ndodh që ai i cili i vendos drejtësinë, për të të mos ketë kurrfarë shpërbilimi në botën tjetër. Dhe, nëse ndodh që drejtësia të mos vendoset, atëherë nuk ka as jetë në këtë botë, edhe pse ai i cili përpiqet për ta vendosur atë, do të ketë shpërblim në botën tjetër për shkak të imanit që e zotëron.
Shpirti anon kah padrejtësia ndaj të tjerëve, siç është ngritja mbi të tjerët, varësia dhe sulmi mbi të drejtat e tij. Shpirti përveç kësaj, anon edhe kah bërja e gjunaheve ndaj vetvetes, saqë individi vrapon pas epsheve të dëmshme dhe të qortuara siç janë, kurvëria dhe konsumimi i ushqimeve dhe i pijeve të këqia.
Duke e dëshiruar epshin në këtë mënyrë, madje edhe nëse nuk e bën, individi u shkakton padrejtësi atyre që edhe nëse nuk e bën, individi u shkakton padrejtësi atyre që nuk e bëjnë. Ndërsa , nëse imiton dike që i bën ato dhe thëret për tek ato, atëherë edhe ai vrapon që të ftojë në to dhe t`i bëjë më me ëndje ato, edhe pse nganjëherë ndalohet. Por ai i tjerëve, e fsheh xhelozinë ndaj tyre dhe dëshiron që të tjerët të dënohen për gjynahet e tyre dhe të zhduken të mirat që kanë ekzistuar tek ata para kësaj, edhe pse i njeh argumentet fetare si dhe argumentet e mendjes. Shihet se është ai që i ka bërë padrejtësi vetes dhe muslimanëve të tjerë, si dhe ajo se është e patjetërsueshme t`i urdhërohet e mira dhe të ndalohet e keqja e tij. Lufta në këtë rrugë është degë e imanit.
Sipas kësaj, njerëzit ndahen në tri grupe:
a) Njerëzit të cilët nuk mund të qëndrojnë përveçse me zbrazjen e epsheve të tyre
Ata nuk do të jenë të kënaqur derisa t`u jepet, ndërsa hidhërohen çdoherë kur diçka u ndalohet. Kështu, kur ndonjërit prej tyre u jepet diçka nga epshet e lejuara apo të ndaluara, zhduket hidhërimi i tij dhe ai mbetet i kënaqur. Pas kësaj, ajo e keqe që është tek ai, domethënë ajo e keqe e cila përndryshe duhet të ndalohet dhe të dënohet dhe për të cilën individi meriton qortim dhe zemërim, bëhet e mira me të cilin ai është i kënaqur. Ai atëherë e kryen atë të keqe dhe e zbraz atë gjunah, u ndihmon të tjerëve që ta kryejnë, ndërsa është i gatshëm që të kundërshtojë secilin që i del në rrugë dhe që përpiqet për ta ndaluar apo për t`a ndaluar atë gjunah. Kjo ndodh me shumicën e njerëzve. Shkak për këtë është mendjelehtësia dhe padrejtësia e njeriut. Për këtë shkak, njeriu është i padrejtë; aq më shumë, në të duja rastet bëhet edhe më i padrejtë. Ai merr si shembull ndonjë përfaqësues të bashkësisë njerëzore se si u bën padrejtësi dhe u shkakton njerëzve dëme dhe ai kënaqet me këtë, gjithashtu është i kënaqur edhe me kriminelët të cilët në fund bëhen ndihmësit e tij në atë të keqe. Individët më të mire në mesin e tyre janë ata të cilët në ato situate heshtin dhe nuk e ndalojnë të keqen që e shohin.. Do të shohësh disa prej tyre se si e qortojnë atë që bën kurvëri, dehet apo dëgjon muzikë, e pastaj pas një kohe i sheh ata duke u shoqëruar me ta ose i bëjnë gjynahet e njëjta apo janë të kënaqur me veprimet e tij. Pastaj e shihni se si i ndihmojnë në veprat e tij të këqija. Nganjëherë ndodh që t`i ndalojnë gjunahet të cilat i kanë bërë vetë apo të kthehen në atë që e kanë ndaluar ose në vazhdimësi bëjnë gjynahe më të vogla se ato të mëparshme.
b)Njerëzit të cilët i përmbahen fesë së drejtë
Janë të sinqertë ndaj Allahut, përpiqen që veprat e tyre të jenë të mira dhe vazhdojnë dhe druojnë në këtë edhe nëse përpiqen t`i bëjnë keq. Këta janë ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata janë umeti më i mire që është paraqitur në mesin e njerëzve. Ata urdhërojnë në të mire dhe ndalojnë nga e keqja dhe e besojnë Allahun.
c)Njerëzit te të cilët gjenden cilësia e pare dhe e dytë, që është rasti me shumicën e besimtarëve
Secili nga ata është individ tek i cili ka edhe fe, edhe pasiose; në zemrat e tyre paraqitet dëshira edhe për dëgjueshmëri, edhe për gjunah. Nganjëherë mbisundon edhe njëra, edhe tjetra.
Kjo ndarje në tri grupe mund të krahasohet me ndarjen e shpirtrave në tri lloje: shpirti që anon kah gjunahu, shpirti qetë dhe ai i cili e qorton vetveten . Të partë janë ata të cilët e çojnë shpirtin e tyre kah e keqja, ndërsa të dytët janë ata që kanë shpirtra të qetë. Për ta Allahu i Lartësuar ka thënë:
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyr në turmën e robërve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim!” (El-Fexhr, 27-30)
Grupi i tretë janë ata të cilët e qortojnë vetveten. Pra, kur bëjnë ndonjë gjunah, shpirtat e tyre i dërgojnë drejt vetëqortimit. Ato ndërrojnë për këtë, kështu, nganjëherë bëhen të tilla. Në këtë mënyrë, ato i përziejnë veprat e mira dhe të këqija.
Njerëzit ishin të urdhëruar nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, që të pasojnë Ebu Bekrin dhe Omerin:
“Pasoni ata dy të cilët do të vijnë pas meje: Ebu Bekrin dhe Omerin.”
Ishin më afër kohës së shpalljes, me iman më të forte dhe të qëndrueshëm në të mira dhe kur udhëheqja e tyre ishte përherë në kryerjen e detyrimeve dhe të qetë në besim, atyre nuk u kishin ndodhur intrigat. Kështu, ata ishin ai lloji tjetër i njerëzve dhe i shpirtrave.
Mirëpo, kur në kohën e hilafetit të Osmanit dhe të Aliut u shtuan numri i atyre të cilët i takojnë llojit të tretë, ata të cilët i kishin kapluar epshet dhe dyshimet dhe pëveç fesë dhe imanit (ndërsa kjo u paraqit te disa mëkëmbës dhe të disa të besueshëm dhe më pas u perhaps edhe te të tjerët), u paraqitën edhe intrigat. Shkakarët e paraqitjes së atyre intrigave i kemi përmendur më herët: frikërespekti i forcuar jo mire dhe dëgjueshmëria e atyre mëkëmbësve dhe të besueshmëve është përziet me ndonjë lloj tekash apo gjunahesh, ndërsa secila prej tyre përveç kësaj, ka pohuar se në një mënyrë urdhëron në të mire dhe ndalon të keqen dhe se me ta është e vërteta dhe drejtësia. Kjo padyshim ka qenë komentim ( i të vërtetës) sipas dëshirave të tyre e përzier me ndonjë lloj dyshimi dhe me atë pas së cilit anon pasioni i shpirtit, edhe pse njëri grup ka qenë më shumë në të drejtë se tjetri.
Shejhul Islam Ibën Tejmije
www.teuhid.net



