|
All-llahu i Madhërishëm thotë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqesinë ( razinë) e Tij…” (El-Kehf:28)
Këtu me dëshirën e larpërmendur nënkuptohet qëllmi.Enes ibn Maliku thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e All-llahut (sal-lall-llahu alehi ve sel-lem), i cili tha: “Vërter ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë;në kodra apo në lugina, da here që dhurojmë diqka apo nga godet uria ata janë pjesëmarrës në të duke qenë në Medine. Si është e mundur kjo o Pejgamberi i All-llahut kur ata nuk janë me ne? Ai u përgjigj: Ata i ka penguar justifiki”. Nga hadithi mund të kuptohet që edhe ata që kishin mbetur në Medine, për shkak të qëllimit të tyre të mire, do të kenë hise në shpërblim.
Dikush, nga të parët e ndershëm, lidhur me këtë ka thënë: "Sa shumë vepra në dukje janë të vogla, por të mëdha për qëllmi i tyre dhe sa shumë janë vepra në dukje të mëdha, por të vogla për nga qëllimi i tyre!”
Jahja ibn Kethiri ka thënë: “Keni kujdes për qëllimin, ngase ai është më efikas edhe nga vetë vepra!"
Dikush tjetër ka thënë: “Tregtia me qëllime është tregti e njerzëve të ditur”, duke dashur me këtë të thotë që njerëzit e ditur e dijnë më mire si komunikohet me All-llahun e Madhërishëm dhe si fitohet shpërblimi më i mire.
Në aktet e bidjes kjo arrihet ashtu që një vepre të njëjtë I qaset nga shumë qëllime të mira, p.sh. që para shkuarjes në xhami kemi qëllim të vizitojmë shëpinë e All-llahunt, ta falim namazin me xhemat, i cili është njëzet e shtatë here më i vlefshëm se namazi i kryer individualisht, të dëgjojmë këshillat nga njerëzit e ditur dhe të orientojmë në rrugë te mbarë e të largojmë nga ajo që nuk vlen, meqë as vetë xhamia nuk është e kursyer nga të paditurit të cilët nuk e dijnë ta kryejnë si duhet as namazin, e lere më diç tjetër.
Krahas asaj që u theksua, njëkohësisht mund të kemi qëllim të ndihmohet vëllai sipas fesë dhe për këtë të meritojmë sevapin për botën tjetër,si dhe nga turpi prej All-llahut të Madhërishëm dhe frika prej Tij,të vevdosë fort që në të ardhmen do të pushojë kryej mëkate eventuale.Prandaj, nuk ka asnjë akt të bidjes, e që në vete nuk mund të ketë më shumë qëlli,e të mira.
Sa i përket akteve të lejuara,për to mund të thuhet se nuk ekziston asnjë,që krahas qëllimeve të mëparshen në vepra të mira,një ose më shumë sosh, nuk do të shënohen në vepra të mira.Lidhur me këtë, dikush ka thënë: "Unë edhe kur jam në gjumë,llogaris në shpërblim, si dhe kur jam zgjuar``.Një tjetër, duke këshilluar miqtë e tij ,thorë: `` Mos bëni asgjë pa qëllim të mire parapak!"
Shkurt, edhe veprat mubah,nëse kryhet me qëllim të mire,atij që i kryen mund t`i shënohet në vepra të mira. Kështu për shembull, shfrytëzimi i aromave të mira, për hir të knaqësisë, është i lejuar.
Mirëpo,nëse gjatë shfrytëzimit të aromave ekziston edhe qëllimi i imitimit të Pejgamberit të All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kjo bëhet vepër e mire.Në të kundërtën,nëse me këtë dëshirohet t`i vardiset ndonjë femrës së huaj dhe fitohet simpatia e tyre, ose të levdohet dhe të dëshmohet pasuria, atëherë kjo kalon në akt të mosbidjes.Kjo do të thotë që aktet mubah me qëllim të mire shndërrohet në vepra të mira, ndërsa ata me qëllim të keq-vepra të këqija.
A.F
Teuhid.NET
 |