Font size: Increase Decrease Default
Teuhid.NET  - Thursday, 09 September 2010
Prej fjalëve dhe veprave të Sahabëve dhe Tabinëve për Xhihadin

 Transmeton Hakimi dhe bin Ibën Xherir Taberiu nga Ebi Rashir el Hebrani se ka thënë: kam takuar Mikdad bin Esvedin kalorësin e Pejgamberit salallahu aleji ve selem. të ulur mbi një tabut në qytetin Hims, i cili tabut ishte më i vogël se trupi i tij, donte që të shkon në luftë! I thash: të ka arsyetuar Allahu ty! Mikdadi tha: këtë e refuzon surja e ekspeditave Allahu teala thotë: “Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni”. (Teube – 41). Është quajtur suretul-et Teube suretu-el Buuthe sepse tematika e saj është xhihadi dhe dërgimi i ekspeditave. Në disa transmetime është quajtur Bhuthe e cila hulumton dhe shfaq munafikat i zbulon dhe i korit ata.

Transmeton Iben Mubareku në librin el xhihad nga Atije bin Ebi Atije se ai e ka parë Abdullah bin Umi Mektumin radiallahu anhu një dit prej ditëve të Kadisijës e ka parë më mburojë të cilën e barte nëpër safet (rreshtat) e mejdanit te xhihadit . Abdullah bin Umi Mektumi radiallahu anhu ishte i verbër dhe kishte arsye para Allahut por ai doli në xhihad, mori pjesë ne luftën e Kadisijës, barti flamurin me të dhe ra shehid në këtë luftë!

Transmeton Iben Mubareku nga Enes bin Maliku radiallahu anhu: se Ebu Talha el Ensariu radiallahu anhu e ka lexuar këtë ajet: “Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni” (Teube – 41), dhe tha na ka urdhëruar Allahu që të dalim pleq dhe të ri, përgatituni për në xhihad, djemtë e tij i thanë: Allahu të mëshiroftë, me të vërtetë ke luftuar në kohën e Pejgamberit salallahu aleji ve selem, Ebu Bekrit dhe Omerit neve tani do të luftojmë në vendin tënd! Nuk ua vëri veshin atyre dhe doli në xhihad dhe luftoi në det dhe vdiq, Allahu qoftë i kënaqur me të. Gjatë rrugës kërkonin një ishull për ta varrosur, mirëpo nuk gjetën ishull vetëm se pas shtat ditëve ndërsa trupi i tij nuk kishte ndryshuar . 1

Transmeton Iben Xherir Etaberiu me tefsir nga Ibën Shihab Ezuhriu se ka thënë: Doli Seid bin Musejebi në luftë dhe e kishte humbur njërin sy, i thanë atij se është i lënduar! Tha: Allahu teala kërkoi që të dalin të fuqishëm apo të dobët, nëse nuk mund të luftoj atëherë ua shtoj numrin myslimanëve dhe dendësinë, dhe ua ruaj teshat .2

Transmeton Ibni Ebi Shejbe dhe Iben Xheriri nga Hasan el Basriu se ka thënë: Fjala e Allahut: “Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni” (Teube – 41) e ka për qëllimin edhe plakun edhe të riun. 3

Transmeton Ibni Ebni Sheljbe dhe Taberiu nga Mensur Binzedhen se ka thënë për këtë ajet dilni qofshi të angazhuar apo të pa angazhuar .4
Disa tjerë kanë thënë se fjala elhafif do të thotë trim dhe fjala ethekil do të thotë frikacak.

Imam Kurtubiu ne tefsirin e tij thotë se kuptimi i vërtetë i ajetit është se Allahu teala i ka urdhëruar njerëzit që të gjithë të dalin në xhihad qofshin ata që lëvizin lehtë apo me vështirësi.

Ibën Xherir Taberiu në tefsirin e tij përmend se disa prej muxhahidave e kanë parë në pushtimet e bëra në Sham një muxhahid të cilit i kishin rënë vetullat mbi sy prej pleqërisë! Njëri nga ata i tha o axhë Allahu të ka arsyetuar! i tha o bir i vëllait, Allahu na ka urdhëruar të dalim qoftë ajo e lehtë apo rëndë për ne .5

Transmeton Imam Abdu Rezaku ne Musanef nga Mekhuli se ai kthehej nga kibla pastaj betohej me dhjetë betime se: luftën o ju Mysliman e keni obligim pastaj thoshte po të doni ua shtoj betimet.6

----------------------------------------------------------------------------------------------------

1.Libri i xhihadit nga Ibni Mubareku 116/1 dhe Mustedreku I Hakimit 104/2
2.Tefsiri i Taberiut 98/10
3.Ibni Ebi Shelbe në Musanef 306/5 Taberiu në Tefsir 85/10
4.Ibni Ebi Shejbi ne Musanef 306/5 dhe taberiu ne tefsir 97/10
4.Taberiu në tefsirin e vet 98/10
6.Transmeton Abdu Rezaku ne Musanef 174/5

Ibn Nuhas

Teuhid.net
 

Hits: 144
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
 
Copyright © 2010 Teuhid.NET. All rights reserved.