Kam pare sesi lakmuesit të gjërave i humbet qëllimi prej lakmisë së vet. Kemi qenë dëshmitarë të lakmuesve për të mbledhur pasuri, të cilët edhe pse e realizojnë një gjë të tillë, dëshirojnë akoma edhe më tepër.
Sikur një i tillë të kuptonte se qëllimi i pasurisë është shpenzimi i saj për jetën, e nëse do të shpenzonte se qëllimi i pasurisë është shpenzimi i saj për jetën, e nëse do të shpenzonte jetën për ta arritur pasurinë, që të dy qëllimet do t`i shkojnë dëm. Sa e sa kemi pare prej tyre që kanë mbledhur pasuri dhe nuk kanë arritur ta shijojnë; e ruajtën për të tjerët dhe humbën për veten e tyre, ashtu siç thotë edhe poeti:
Si krimi i mëndafshit që prish ç`ka ndërton,
E të tjerë përfitojnë prej asaj që ai sajon.
Gjithashtu kemi pare edhe krijesa të tjera, të cilët kujdesen për mbledhjen e librave, që shpenzojnë jetën për shkrimin e tyre, si shembulli i ithtarëve të hadithit, që e shpenzojnë jetën e tyre për kopjimin dhe dëgjimin e tyre deri në fund të jetës, e më pas ata ndahen në disa grupe.
Disa prej tyre merren me hadithin, me shkencën dhe saktësimin e tij, mbase edhe pa ditur përgjigjen e dhënë për një ngjarje të caktuar. Ndosh që për hadithin ku thuhet: “U bë musliman, Allahu e ruajtë”1, ai të dijë njëqind rrugë për transmetimin e tij. Tregohet për disa nga studiuesit e hadithit, se njëri prej tyre ka dëgjuar vëllimin e Ibn Arafesë nga njëqind mësues dhe se kishte 70 kopje të këtij volume.
Disa të tjerë mbledhin libra apo i dëgjojnë ato pa ditur se çfarë gjendet në to, as përsa i përket saktësisë së hadithit, as përsa i përket kuptimit të tyre. Një njeri të tillë mundet edhe ta shohësh duke thënë: “Filan libër e kam marrë me të dëgjuar, kam një kopje të tij, kurse filan libër…”, pa pasur asnjë dije rreth të dallimi të hadithit të saktë nga ai dobët. Marrja e njerëzve me të tilla gjëra, e ka penguar këtë njeri që të kuptojë dijen. Këta janë ashtu siç thonë El-Hatia:
Frerë të lajmit janë, pa asnjë dije,
Nuk ia njohin peshën vetëm si mushka,
Ajo kur ecën në mëngjes e mbrëmje,
Nuk di ç`kanë enët sipër mbi kurriz.
Pastaj mund të shohësh disa prej tyre që janë në krye për përpikmërinë e një transmetimi dhe fusin duart e tyre aty ku nuk u takon; kur japin fetva gabojnë dhe kur flasin për bazat, i përziejnë ato. Sikur të mos e dëshiroja përmendjen e njerëzve, do t`ju përmendja disa rrëfime për dijetarët e tyre të mëdhej, që i kanë përzier as shumë gjërat, sa janë bërë për të nxjerrë mësim.
Por ai që heton, nuk e ka të vështirë ta njohë gjendjen e tyre. Dikush mund të thotë: “A nuk thuhet në hadith: “Dy lakmues nuk ngopen kurrë: kërkusi i dijes dhe kërkuesi i dunjasë?” 2 Këtij i themi: “Dijetarit nuk mund t`i them ngopu me dije dhe as mos u përqendro vetëm tek një pjesë e saj, por i them: “Jepi përparsi më të rëndësishmes”, sepse njeri i mençur është ai që e vlerëson jetën e tij dhe punon në shërbim të saj. Por nëse jeta nuk mjafton për të marrë dije, ai ka mundur që të përfitojë për çdo etapë të saj zahire; e nëse vdes, është nijeti ai që e mbërrin atë.
Por nëse dijetari e kupton se jeta është e shkurtër dhe dija është e gjërë, atëherë nuk i shkon për shtat një njeriu të mençur, që kërkon të arrijë kulmin e mirësive, të shpenzojë kohën me dëgjimin e hadithit apo shkrimin e tij, duke rendur pas çdo rruge transmetimi, pas çdo përcjellje apo pas çdo hadithi të panjohur.
Ky njeri nuk mund të realizoj qëllimin e tij qoftë edhe për pesëdhjetë vjet, sidomos nëse merret me shkrimin. Si pasojë nuk do të arrijë të mësojë Kuranin, të merret me dijet e tij dhe as të njohë hadithin, apo mospajtimet në fihk, dhe as të njohë tekstet fetare, të cilat janë thelbi i çdo çështjeje.
Nëse dikush thotë: “Më mëso si për veten tënde.”
Këtij do t`i them: Njeriu me ambicie nuk duhet të fshihet në kohën e rinisë, ashtu siç thotë Sufjan bin Ujejne: “Një here babai më tha, kur sapo i pata mbushur pesëmbëdhjetë vjet: “Nëse të mbaron koha e rinisë, ndiqe pas mirësisë që të bëhesh prej njerëzve të saj.” Këtë këshillë e bëra kiblen time drejt së cilës drejtohem dhe nuk shmangem prej saj,”
Përpara se të filloj të përgjigjem, dëshiroj të them se ai që vuan nga këmbëgulja, duhet të fillojë punën me largimin e të metave të mundshme vga vetja. Për shembull, nëse profetësia nuk do tëmundë të arrihet ndryshe veçse me punë, atëherë atij nuk do t`i shkonte për shtat që të kënaqej vetëm me arritjen e pushtetit, ose p.sh: nëse do ta imagjinonte veten se mund të bëhej halif, nuk do t`i shkonte për shtat që të kënaqej vetëm me marrjen e një principiate, e nëse do të kishte qenë e mundur për t`u bërë, mbret, nuk duhet të ndihet i kënaqur me qenien e tij një njeri i zakonshëm.
Me një fjalë, ai duhet ta shtyjë veten drejt përsosmërisë së saj në dije dhe vepra. Ai e di se jeta është e shkurtër dhe se dija është e gjërë, kështu që duhet ta fillojë me Kuranin dhe mësimin e tij përmendësh, të shohë komentet e tij me një mesatar, pa i shpëtuar asgjë. Nëse arrin të përvetësojë të shtata leximet, gramatikën dhe librat e gjuhës dhe fillon me bazat e hadithit në fushën e shkencës së hadithit, siç janë hadithet e dobëta dhe emrat e transmetuesve, për të gjitha këto duhen bazat e kësaj dijeje.
Dijetarët i kanë renditur fare mire këto dije, as sa nxënësit e dijes nuk ka nevojë të lodhet.
Le të shohë historinë, në mënyrë që të njohë gjërat më të domosdoshme, siç janë preardhja e Profetit (a.s), të afërmit, bashkëshortet dhe çfarë i ka ngjarë atij (a.s). Pastaj le të kalojë tek fikhu, në mënyrë që të njihet me medh`hebin dhe mospajtimet, duke u bazuar sidomos në çështjet e debatueshme, duke i studiuar të gjithë përbërësit e tyre, e më pas të nisë të kërkojë për to sipas mënyrës së tij, siç mund të jetë një ajet, hadith apo një fjalë në gjuhë.
Duhet të merret edhe bazat e fikhut dhe shkencën e trashëgimisë dhe le ta dijë se fikhu është boshti i të gjitha shkencave. Atij i mjafton që nga bazat e fikhut të arrijë të argumentojë ekzistencën e Krijuesitm që nëse arrin ta vërtetojë me argumente dhe meson se çfarë i përshtatet dhe nuk i përshtatet Atij, dhe arrin të vërtetojë dërgimin e Profetëve dhe meson domosdoshmërinë e bindjes ndaj tyre, atëherë ai ka arritur të përfitojë qëllimin e vërtetë të dijes së bazave të fikhut.
Nëse jeta i mjafton për të marrë dije më tepër, atëherë le ta shpenzojë atë për fikhun, sepse ai ëhtë më i dobishëm, Sa më shumë që t`i zgjatet koha dhe arrin të shkruajë rreth dijes, atëherë ai do të lerë pas vetes një thesar të mirë.
E gjitha kjo duhet të shoqërohet me përpjekjet e tij maksimale për të bërë fëmijë. Pastaj duhet ta dijë se dunjaja është një urë, kështu që le ta kthejë kokën për të kuptuar sesi duhet të sillet me Allahun (a.xh), sepse tërësia e dijes që ai ka përfituar do t`ia mësoj një gjë të tillë.
Nëse mbrin deri atje sa të realizojë njohurinë rreth Tij (a.xh) dhe të qëndrojë para portës së të sjellurit me të, i mjafton të qëndrojë i sinqertë dhe do të tërhiqet drejt pozitës së pushtetit. Ai që kërkohet, mbështetet.
Allahu (a.xh) përzgjedh disa njerëz për të cilët. Ai merr përsipër edukimin e tyre. Ai (a.xh) u dërgon atyre që në fëmini një edukues që quhet mendje dhe një drejtues që quhet të kuptuarit. Ai (a.xh) merr përsipër edukimin dhe mësimin e tyre dhe përgatit për ta të gjitha shkaqet e afërsisë me Të. Nëse dikush përpiqet t`i ndaj ata prej tij, Ai (a.xh) i mbron prej tij; nëse përballen me një sprovë, Ai (a.xh) i largon ata prej saj.
Lusim Allahun (a.xh) të na bëjë prej tyre dhe të na ruajë nga ndonjë poshtërim që nuk mund të fshihet nga asnjë përpjekje.
__________________________________________________________________________
1.Kjo është një pjesë e hadithit të Ebu Hurejres i transmetuar nga Buhariu tek kapitulli i Kërkimit të Shiut 2/33. Ai është gjithashtu një pjesë e hadithit të Xhufaf bin Imai El_Gafarit, të cilin e transmeton Muslimi në kapitullin e Xhamive,fq, 470 dhe tek Ahmedi. Ai ka rrugë të shumta transmetimi.
2.Hadithi transmtohet nga Ibn Mesudi dhe është shënuar nga Taberani tek “El-Kebir” (13088) dhe nga Kadai në musnedin e Shihabit 1/212 (322). Në zinxhirin transmetues të hadithit gjendet Ebu Bekër Dahraui, që është akuzuar për shpifje në hadith.
Teuhid.net



