Ambicia e lartë

Ai që vë në punë të menduarit, ai do ta drejtojë veten drejt pozitave më të larta dhe do ta ndalojë nga të kënaqurit me mangësitë në të gjitha situatat. Ebu Mutenebi thotë: Nuk kam pare tek njerëzit të metë më të madhe se pafuqia e të fuqishmëve për të mbaruar punë. 

Kështu duhet që njeriu me mend të shtyjë kufirin deri aty ku ka mundësi ta shtryjë, e sikur biri Ademit të kishte mundësi të ngjitej drejt qiejve, do të besoja se gjëja më e shëmtuar është që ai të kënaqet me token.

Nëse pejgamberia do të arrihej nëpërmjet hulumtimit, do të besoja se ai që tregohet neglizhent për ta arritur këtë grade, I takon të qëndrojë vetëm në rrërë të malit. Por nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë ai duhet të kërkojë atë që ka mundësi të kërkojë.

Sjellja e njerëzve të urtë përgjatë histories, na ka treguar se vetja duhet të dale deri në kulmin e plotësisë së saj të mundshme në dije dhe punë.

Kurse përsa i përket trupit, pamja nuk është varur nga ajo që fiton robi, por nga kjo e fundit varet zbukurimi dhe hijeshimi i tij. Nuk është e denjë për një njeri me mend që të lërë pas dore veten e tij. Legjislacioni ka folur për pastërtinë në përgjithësi, duke përmendur disa gjëra në veçanti.

Ai ka urdhëruar që të priten thonjtë, të priten qimet e sqetullave dhe qepëve të gjalla, sepse çlirojnë erë jo të këndshme. Duhet që i mençuri të bëjë analogji me këto që përmendëm dhe si rrjedhojë të jetë në kërkim të kulmit të pastërtisë dhe kufirit të zbukurimit. I Dërguari i Allahut (A.S) njihej kur vinte nëpërmjet aromës së tij dhe ishte shembull pastërtie dhe hijeshie.

Unë nuk po urdhëroj një asketizëm të përdorur nga vesveseliu, por mesatarja është më e lavdërueshme. Pasta jai duhet të sillet butë me trupin e tij, i cili është edhe kafsha e barrës së vet; të mos ia pakësojë forcën asaj, në mënyrë që të mos ia pakësojë forcën vetes.

Unë nuk po urdhëroj për një ngopje që të sjell gromësira, por po urdhëroj për mesataren, sepse forca e birit të Ademit janë si një burim që rrjedh; sa të mira sjellin ato për të zotin dhe për të tjerët?

Ky njeri nuk duhet t`ia hedhë fare shikimin e zahidëve vesveseli, të cilët iu përveshën ushqimit të pakët dhe si për pasojë nuk paten fuqi të kryenin detyrat. Kjo nuk vjen nga Legjislacioni Islam, as nuk përcillet nga i Dërguari i Allahut (a.s) dhe shokët e tij.

Kur i Dërguari i Allahut (a.s) dhe shokët e tij nuk kishin asgjë rrinin të uritur, madje edhe i jepnin përparësi njeri tjetrit dhe bënin durim nga një situatë e detyruar. Me këtë sy duhet pare të ushqyerit e kësaj kafshë barre, sepse mbase një kafshatë e vetme të privon nga disa të tilla dhe as të mos i jape për të ngrënë diçka që e dëmton, përkundrazi duhet t`i jape atë më të dobishmen, pa i hedhur sytë tek ndonjë zahid që thotë: “Unë nuk e lë të realizojë epshet e saj”, sepse kujdesi duhet bërë për të siguruar një ushqim të lejuar, as sa duhet dhe me masë.

Nga i Dërguari i Allahut (a.s) dhe shokët e tij nuk përcillet asgjë nga shpikjet e vesveselive; braktisja e gjërave joshëse në mënyrë absolute, por është përcjellë lënia e tyre me arsye, ose për t`u siguruar rreth lejesës së tyre, ose nga frika se mos nefsi ia kërkon kohë pa kohë. Kjo është e lejuar.

Duhet që njeriu i mençur të përpiqet në tregti dhe për të fituar, në mënyrë që të dallohet nga të tjerët dhe jo të tjerët të dallojnë prej tij, dhe për të arritur një qëllim, i cili nuk e ndalon të marrë dije, e pastaj duhet që të kërkojë të mbërrijë majat në dije.

Njëra nga mangësitv më të shëmtuara është imitimi; nëse ambicia i forcohet, ajo e lartëson deri atje ku mund të zgjedhë për vetveten një medh`heb pa i future në medh`heb të tjerët, sepse imituesi është një i verbër që e udhëheq i imituari i tij. Më pas duhet që të kërkojë majat në njohjen e Allahut të Lartësuar dhe në sjelljen me Të. Me një fjalë, nuk duhet të lërë merita pa marrë, sepse vetëkënaqësia është një gjendje e pështirë.

Bëhu burrë me këmbët që i ka në tok,
E balli yt në yje të mbërrijë, bëhu burrë.

Nëse i ke mundësitë t`ia kalosh të gjithë dijetarëve dhe zahidëve, bëje sepse ata ishin burra dhe ti je burrë. Askush nuk ka zënë rrënjë ulur, vetëm se duke pasur një ambicie të ulët dhe të shkurtër. Dije se je në mejdanin e garës dhe koha të rrëmbehet. Mos u lidh me dembelizmin, sepse çdo gjë shkon kot me atë dhe gjithkushi ka realizuar diçka, vetëm nëpërmjet seriozitetit dhe përpjekjes. Ambiciet vlojnë nëpër zemra, ashtu siç vlon uji nëpër kazanë. Disa të parët tanë kanë thënë:

Nuk kam tjetër veçse litarin e hurmave,
Me të mbahem gjallë nga asgjësia,
I kënaqur jam me riskun tim,
Drejt lartësive synimet kam zgjatur.

Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net

Hits: 343
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy