Kuptimi i qëllimit, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton që dikush të deklarojë me gjuhë: "unë vendosa", por ndjenjë e thellë që depërton në zemër nga frymëzimi i All-llahut, gjë që-varësisht nga rasti në rast dhe nga personi në person – për dike është më lehtë, për dike është vështirë te arrihet.
Prandaj, në zemrën e të cilit dominon ndjenja e besimit- ngase në thelb,prandaj edhe në hollësi, i është përkushtuar të mires-në rastet më të shumta, nuk do t ë jetë vështirë që qëllimin e vet ta orientojë në vepra të mira,derisa për atë zemra e të cilit eështë e priruar pas këenaqësive të kësaj bote do të jetë fare vështirë që qëllimet e veta t`I orientojë për mire, mandje edhe në themel,e të mos flasim për çështjet dytësore.Nga Omer (radijall-llahu anhu) transmetohet që Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem_të ketë thënë: "Veprat vlersohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim.Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahut dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur".
Nga Shafiu, All-llahu i mëshiroftë,tansmetohet të ketë thënë: "Ky hadith vlen sa një e treat e dijes". Fjalët e Prejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):` Veprat vlerësohen sipas qëllimeve`, nënkutojnë se pranimi i veprave të mira, të bëra sipas Sunnetit të Pejgamberit (sal-lall-llahut alejhi ve sel-lem) janë kushtëzuar me qëllimin e mire parapak. Në këtë aspekt Pejgamberi i All-llahut, në një rast tjetër ka thënë:` Veprat e vlerësohen sipas përfundimit të tyre`.Kjo është një nga rregullat e përgjithshme në Islam. Fjalët e Pejgamberit (sal-lall-llahut alejhi ve sel-lem):` çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim` nuk janë përsëritje e rregullës parapake, por vedoje e një të reje,që shpërblimi për veprën e mire është adekuat me shkallën vlerës së qëllimit dhe mundit të shpenzuar.Fjalët e tij:` Prandaj kush shpërngulet ( bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe te Dërguarit të Tij, shpërngulja e tj është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij.Ndërsa kush shpërngulet të fitoj disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër,shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur`. Ja si ka përshkruar Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) veprat të cilat për nga forma e tyre e jashtme mund të ndryshojnë prej vlefshmërisë deri në pavlefshmëri.Në mënyrë që zemra dhe gjuha të dëshirojë ta përmend All-llahun e Madhërishëm dhe Pejgamberin e Tij, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në pjesën e pare të hadithit mbi hixhretin, tekstualisht dy here e ka përmendur All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, në mënyrë që edhe kështu të dëshmojë madhështinë e qëllimit dhe veprës që del nga ky qëllim, ndërsa në pjesën e dytë të hadithit, nga përbuzja ndaj veprës që del nga qëllimi i pasinqertë, fare nuk ka dashur ta përmend as ta përziej me qëllimet e tilla``.
Mirëpo, thelbin e mosbindjes ndaj All-llahut të Madhërishëm dhe Pejgamberit të Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ), nuk e ndryshon, mandje as vendosmëria e shëndoshë.Prandaj, domethënia e fjalës së Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): ``Veprat vlerësohen sipas qëllimeve`` nuk guxon të kuptohet gabimisht dhe të mendohet se akti i mosbindjes (mëkatimit) mund të bëhet akt i bidjes sipas qëllimit.Prandaj, fjalët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):``Veprat vlerësohen sipas qëllimeve`` kanë të bëjne vetëm me ato vepra që janë në suaza të bidjes dhe të lejuarës, ndërsa kurrsesi edhe për ato që tajtohen si mosbindje, ngase edhe akti i bidjes me qëllim të keq mund të shndërrohet në akt të mosbidjes.
Kjo për arsye se përmbatja e aktit të mosbindjes me qëllim të keq, mosbindje e bën edhe më të rëndë dhe mëkat më të rrzikshëm, për dallim nga akti I bindjes në parakushtum e vlerës së cilit, në thelb, qëndron vendosmëria e njëmendtë për të dyfishuar vlerën e saj.
Domethënia kryesore e qëllimit të vlershëm është, që me të dëshirohet të shprehet bindje ngaj All-llahut të Madhërishëm, meqë akti i bidjes- nëse me këtë dëshirohet të arrihet mburrja, (veprimi sa për sy e faqe) automatikisht do të bëhet akti i mosbindjes ( mëkatimit ).Prandaj, çdo vepër e mire qëndrojnë prapa saj.Sa i përket veprave të lejuara, ato- për të qenë vepra të mira me të cilat arrihet mëshira e All-llahut dhe shkallë e lart- duhet të jenë të shoqëruara me qëllmi ose qëllime të mira.
A.F
Teuhid.NET



