Urdhërim mbi Xhihadin me qafirët obligueshmëria e saj dhe kërcenimi për atë që e lë atë

 Allahu subhanehu ve teala. thotë:  “Ata (ithtarët e librit) thanë: “Allahu ka fëmijë”!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.”

Dhe thotë:
“Luftoni për hir të Allahut, e të dini se Allahu dëgjon, di.”

Dhe thotë:
“Me ndihmën e Allahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe Allahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po Allahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit”. (Bekare 251)

Dhe thotë:
“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vihuni pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatën, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allahu falë është mëshirues.” (Teube 5)

Dhe thotë:
“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur”. (Teube 29)

Dhe po ashtu tha:
“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "Allahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, avrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues”. (Haxhxh 40)

Imam Ebu Abdilah Hulejmi në librin e tij “Shuabu el Iman” mbi kuptimin e këtyre ajeteve thotë: Allahu tregon se po të mos ishte ballafaqimi i besimtarëve me mushrikët, po të mos ishte mbizotërimi i besimtarëve ndaj mushrikëve do të kishte humbur Islami, do të ishte thyer forca e myslima¬nëve dhe do të ishin përçarë grupet e myslimanëve. Po të mos ishte kjo do te kishte ngadhënjyer shirku në tokë dhe do të ishte ngritur feja e vërtet nga toka. Nga kjo vërtetomi se shkak i qëndrimit të fesë në tokë dhe marrjes së pushtetit dhe zbatimit të adhurimit është lufta në rrugë të Allahut! Pasi që lufta në rrugë të Allahut e ka këtë gradë të lartë, meriton që të jetë prej shtyllave të imanit dhe që besimtarët të jenë prej njerëzve që nxisin më së shumti për të.

Allahu teala thotë:
“Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton)”. (Muhammed 4)

Ajetet të cilat flasin mbi obligueshmërinë e luftës kundër mushrikëve dhe luftës kundër armiqve të fesë janë të shum¬ta. Prej haditheve të cilat flasin për këtë çështje janë:
1 - Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radiallahu anhu se ka thënë i Dërguari salallahu aleji ve selem:
“Jam urdhëruar që ti luftoj njerëzit deri sa të thoin lailahe ilallah kur të thoin atë e mbrojnë nga unë gjakun e tyre dhe pasurinë e tyre por pos me hakun e saj ndërsa llogarinë e kanë tek Allahu…” 1

Këtë hadith e transmetojnë autorët e sahiheve, suneneve, musnedeve dhe muaxhemeve nga një grup prej sahabëve.

2 - Transmeton Bejhakiu dhe Hakimi nga Busheir bin Hasasie radiallahu anhu se ka thënë: erdha te i Dërguari i Allahut salallahu aleji ve selem që të ja jap besën e islamit. Ai me kushtëzoi mua të dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, të fali pesë kohët e namazit, të agjëroj ramazanin, të jap zeqatën, të bëj haxhin në qabe, të luftoj ne rrugë të Allahut…
I thash... o i Dërguari i Allahut sa i përket dy prej tyre nuk mund t’i veproj, zeqatën sepse unë nuk kam vetëm se dhjetë deve të cilat janë ushqim i familjes time dhe mjet bartës, ndërsa sa i përket xhihadit, njerëzit pretendojnë se kush ia kthen shpinën vetëm se është godit me hidhërimin e Allahut, frikohem se nëse prezantoj në luftë e urrej vdekjen dhe i frikohem vdekjes time. Ia kapi dorën Pejgamberi salallahu aleji ve selem. pastaj ia lëvizi pastaj i tha sadaka jo, xhihad jo, me çka dëshiron të hysh në xhennet?
I thash o i Dërguari Allahut po ta jap besën dhe e pranoj besën time për te gjitha.

Beshir bin Hasase nuk posedonte asgjë përveç dhjetë deveve nga të cilat merrnin qumësht familja e tij dhe i shfrytëzonin për udhëtimet e tyre.

3 - Transmeton Nesaiu dhe Ahmedi nga Selemete bin Nufeil radiallahu anhu i cili thotë: përderisa ne ishim ulur me Pejgamberin salallahu aleji ve selem hyri një njeri dhe tha:
O i Dërguari Allahut kuajt janë lëshuar armatimi është lënë, disa njerëz thonë se nuk ka luftë dhe se lufta ka përfunduar! Pejgamberi salallahu aleji ve selem tha: kanë gënjyer, mu tani ka ardhur koha e luftës! Do të vazhdon një grup nga ummeti im duke luftuar në rrugë të Allahut, nuk ju bën dëm kush ju kundërvihet, Allahu përmes tyre devijon disa zemra të cilat bëhen shkak për furnizimin e këtij grupi, do të luftojnë deri sa të vjen dita e Kiametit, do të vazhdoj mirësia të jetë e lidhur për ballin e kuajve deri ne ditën e Gjykimit. Lufta do te ndalet atëherë kur do të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët. 3

4 - Transmeton Ebu Davudi Nesaiu dhe Hakimi nga Enes bin Maliku se Pejgamberi salallahu aleji ve selem ka thënë: Luftoni mushrikët me pasurinë e juaj me shpirtrat e juaj dhe me gjuhët e juaja. 4 

5 - Transmeton Ibën Ebi Shejbe dhe Abdu Rrezaku nga Hudhejfe bin Jemani nga Pejgamberi salallahu aleji ve selem se ka thënë:
Islami është tetë hise: islami është hise, namazi është hise, zekati është hise, haxhi është hise, xhihadi është hise, agjërimi i ramazanit është hise, urdhërimi në të mirë është hise, ndalimi nga e keqja është hise, është shkatërruar ai i cili nuk ka aspak hise. 5 

6 - Transmeton Tirmidhiu nga Harith bin Harith el Eshari radiallahu anhu se Pejgamberi salallahu aleji ve selem pasi që përmendi atë që transmetoj Jahja i biri i Zekirjaut a.s Benu israilve pesë urdhrat tha: Po ashtu edhe unë ju urdhëroj me këto pesë me të cilat me ka urdhëruar Allahu: dëgjimin, respektin, xhihadin, hixhretin dhe xhematin: ai i cili ndahet nga xhemati sa një pëllëmbë vetëm se e ka larguar hallkën e Islamit nga qafa e tij për pos nëse kthehet prapa. 6 

7 - Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdulla bin Abasi radiallahu anhu se Pejgamberi salallahu aleji ve selem ka thënë:
Nuk ka hixhret pas çlirimit te Mekës po xhihad dhe nijet, ku të kërkohet prej juve të dilni në luftë dilni. 7 
Ky hadith argumenton se imami kur të vendos dikë për xhihad, xhihadi për atë person është farz ajn sepse i Dërguari i Allahut salallahu aleji ve selem tha: ...kur të kërkohet prej juve të dilni në luftë dilni.

8 - Transmeton Bejhakiju dhe Daremiju nga Ebi Katade el Ensari radiallahu anhu i cili ka thënë: ligjëroi i Dërguari i Allahut salallahu aleji ve selem. dhe e përmendi xhihadin, nuk mbivlerësoi diç mbi të përpos namazit farz .8  

-------------------------------------------------

1.Transmeton Buhariu, 6924, dhe Muslimi, 33
2.Transmeton Bejhakiju Sunenul ElKubra 20/9 Hakimi ne Musedrek 80/2 dhe thotë se është i vërtetë, në ketë pajtohet edhe Dhehebiju
3.Transmeton Nesaiu 214/6 Ahmedi në Musned 104/4 zinxhiri është i vërtetë
4.Transmeton Ebu Davudi 22/3 Nesaiu 7/6 dhe Hakimi 81/2 ky hadith është i vërtetë
5.Transmeton Ibni Shejbe në Musenef 352/5 Abdu Rrezaku në Musanef 173/5 hadithi është i vërtetë
6.Transmeton Tirmidhiu 225/4 hadithi është i vërtetë
7.Transmeton Buhariu 2783 Muslimi 1353
8.Transmeton Bej Hakiju ne Sunenul Kubëra 48/9 dhe Daremiju në Snenin e tij 207/2, hadithi është i vërtetë

Ibn Nuhas
Teuhid.net

 





Hits: 346
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy