Ëmbëlsia e të luftuarit në rrugën e së Vërtetës

 Pash Allahun, o ti njeri me pozitë të lartë të devotshmërisë! Mos e shit krenarinë e saj me përçmimin e gjunaaheve. Duroje etjen në shkretëtirën e epsheve, edhe pse lodhesh e djersitesh.Nëse arrin kulmin e durimit, atëherë mbaje veten dhe fol, sepse në këtë pozitë, nëse dikush betohet për Allahun, Ai do ta mbështesë atë në betimin e tij.

Kam dëgjuar disa prej herozimave të Enes bin Nadhrit, ku ai është shprehur: “Sikur Allahu të më jape një rast, do t`i tregoj Atij se çfarë do të bëj.”  Kështu, ai ul përpara ditën e Uhudit, duke vrarë, derisa u vra dhe u njoh vetëm nëpërmjet majave të gishtërinjve të tij. Sikur të mos kishte qenë kjo inicitive, fytyra e tij nuk do të kishte qenë e qetë ditën që u betua: “Pasha Allahun, dhëmbi i Rubejas nuk do të thyhet.”

Pash Allahun! Shijoje ëmbëlsinë e vetëpërmbatjes ndaj të ndaluarës, sepse ajo është një pemë që çel krenarinë e dynjasë dhe nderimin e Botës tjetër. Kur të forcohet etja për atë që dëshiron, shtroji litarët e lutjes drejt Atij që zotëron ujitjen e plotë dhe thuaj: “Më ka shteruar durimi në vitet e thatësirës, kështu që ma shpejto ardhjen e një viti, ku të ujitem dhe të shtrydh.”

Pash Allahun! Mendo për atë njeri që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së vet me devotshmëri dhe adhurim, por që në ditët e fundit përballet me një sprovë, sesi varka e tij godet bregun e pjerrët dhe mbytet në çastin e ngjitjes së saj.

Njeriut të rëmdomtë i njihet prejardhja prej emrit të tij dhe emrit të babait, kurse njerëzve mme pozitë u vihet mbiemri ndjekur nga prejardhja.

Më thuaj: “Kush je ti? Cila është puna jote? Deri në cilën grade është ngjitur vlera jote, o ti, që nuk bën durim në çastin kur diçka të pëlqen?”

Pash Allahun! A e di kush është burri? Burrë- pasha Allahun- është ai, që kur gjendet vetëm për vetëm me atë që pëlqen nga harami, i ka mundësitë ta marrë dhe është përtharë nga etja për të, mendon për shikimin e të Vërtetit drejt tij, e merr turpi që të përmbushë hallin e tij me diçka që Ai nuk e pëlqen, edhe etja e tij i shuhet.

Duket sikur ti lë për Ne vetëm ato gjëra që nuk i pëlqejmë, ose ato për të cilat epshit nuk i zihet besë, ose ato që nuk i mbërrini dot! Kështu pasha Allahun është zakoni yt; kur jep lëmoshë, jep vetëm një kothere që nuk të nevojitet, ose e jep para syve të njerëzve që të të lavdërojnë.
Pasha Allahun, nuk do ta fitosh mbështetjen Tonë derisa bashkëpunimi yt me Ne të jetë i sinqertë, derisa të shpenzosh më të mirën që të gjendet, derisa të braktisësh ato që pëlqen dhe të durosh për ato që nuk të pëlqejnë.

Ti e di se depozimi i shpërblimit tek Ne, kur je bashkëpunëtor, bëhet si i një çiraku që punon derisa perëndon dielli, e nëse do të ishe një dashamirës, do ta shihje këtë që po bën shumë të pakët për të fituar kënaqësinë e të Dashurit tend.

E çfarë mund të thonim Ne për një të tretë? 1

Fusnota

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
1. I treti është ai njeri që nuk punon si punëtor (çirak) për të fituar shpërblimin dhe as për të fituar dashurinë (e Krijuesit) por ndjek epshet, shpërdoron detyrat dhe nuk lufton me vetveten për të kërkuar atë Allahu e zotëron.


Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net

Hits: 318
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy