Kam vënë re tek shumë njerëz se lënë pas dore trupin e tyre. Disa prej tyre nuk e pastrojnë gojën me kruajtëse pas të kenë ngrënë, disa të tjerë nuk i pastrojnë duart nga aromat e ushqimeve, disave as nuk i bie ndërmend që të përdori misvakun, disa të tjerë nuk përdorin parfum, ndërsa disa të tjerë nuk kujdesen fare as për sqetullat dhe e gjitha kjo kthehet në të meta fetare dhe të kësaj bote. Përsa i përket fesë, ajo e ka urdhëruar besimtarin që të pastrohet dhe të marrë gusël ditën e xhuma, për arsye se ai do të përzihet me njerëzit. Ajo e ka ndaluar muslimanin që futet në xhami nëse ka ngrënë hudhra, kurse Legjislacioni Islam e ka urdhëruar që të pastrojë qimet e poshtme dhe me plot veprime të tjera që i përkasin etikës. Ai që i braktis këto, në të vërtetë ka braktisur një sunet të sheriatit, madje nëse këto neglizhime thellohen më tej, ato shkaktojnë prishjen e adhurimit, si shembulli i atij që lë thonjtë e tij pa prerë, duke mbledhur poshtë tyre aq shumë papastërti, saqë arrijnë të nadalojnë depërtimin e ujit gjatë abdesit.
Kurse përsa i përket dynjasë, kam pare një grup njerëzish mospërfillës ndaj vetes së tyre që kërkojnë ndihmën e Allahut në fshehtësi, kurse neglizhenca u ka shkaktuar mospërfilljen ndaj vetes dhe u ka imponuar paditurinë për atë që po u ndodh. Kështu që kur të fillojnë të kërkojnë ndihmë në fshehtësinë e tyre, unë do të kem mundësi të largohem prej tyre, sepse ata qëndrojnë në fshehtësi, pa gjetur telashe nga era e gojës së vet. Ka mundësi që shumica e tyre, deri në çastin që janë kujtuar (për pastërtinë), nuk i kanë kaluar kurrë gishtat e tyre nëpër dhëmbët e vet.
Kjo gjendje shkakton domosdoshmërisht largimin e gruas, e cila ndoshta nuk ka dëshirë t`ia kujtojë burrit të saj një gjë të tillë, duke e bërë që të largohet prej tij.
Ibn Abasi r.a thoshte: “Unë dëshirojë që të zbukurohem për gruan, ashtu siç dëshiroj që ajo të zbukurohet për mua.”
Ka disa njerëz që thonë: “Kjo do të thotë të luash rolin”, fjalë e cila është e pavend. Allahu (xh.sh) kur na krijoi, na zbukuroi, sepse edhe syri ka pjesën e tij të kënaqësisë kur shikon dhe ai që e sheh me vëmendje qepallat e syrit, vetullat dhe renditjen e bukur në krijim, do të mësojë se Allahu e ka zbukurar njeriun.
I Dërguari i Allahut (a.s) ishte njeriu më i pastër dhe më i mire, ku në një hadith thuhet se ai i ngrinte duart e tij lart, derisa i dukej e bardha e sqetullave, kur këmba e tij zbulohej papritmas, ajo dukej si e brendshmja e një palme, nuk e ndante misvakun dhe nuk i pëlqente që të tjerët të nuhatnin erë të keqe prej tij.
Në një hadith të saktë që transmetohet nga Enesi thuhet: “Allahu nuk ka pakësuar me të bardhat (thinjat) asgjë nga bukuria e tij.”
Disa njerëz të urtë kanë thënë: “Kush e pastron rrobën e tij, i pakësohet shqetësimi dhe kush mban erë të mire, i shtohet mendja.”
I Dërguari i Allahut (a.s) u thoshte shokëve të vet: “çfarë ju ka gjetur që futeni tek unë me dhëmbë të verdhë? Përdorni misvakun.”
Falja që paraprihet me misvak është më e vlefshme se falja që nuk shoqërohet me të. Njeriu i pastër sillet mire me veten e tij dhe e lartëson vlerën e saj.
Njerëzit e urtë kanë thënë: “Kush zgjat thonjtë e tij, i shkurtohet dora.”
Njeriu qëndron më pranë zemrave të njerëzve dhe shpirrtat e duan për pastërtinë dhe aromën e tij të mire. I Dërguari i Allahut (a.s) e pëlqente erën e mire. Njeriu e bën gruan e tij të ndihet mire me të, kur ai është i pastër dhe i parfimosur, sepse grate janë shoqërueset e burrave. Ashtu si burri që nuk pëlqen diçka te gruaja e tij, edhe gruaja nuk pëlqen te burri i saj disa gjëra. Ndodh që burri të bëjë durim për gjërat që nuk i pëlqejnë tek gruaja e tij, kurse ajo ndodh që nuk e bën një gjë të tillë.
Kam parë një grup prej atyre që pretendojnë se janë zahidë, por që ishin njerëzit më të papastër, e kjo për arsye se dija e tyre nuk kishte arritur t`i formonte.
Përsa i përket asaj që tregohet për Daud Tain, se i është një here: “Ah, sikur ta krihje një here mjekren”, dhe ai ishte përgjigjur: “Jam shumë i zënë për t`u mare me të”, kjo fjalë del prej një njeriu që ndjen keqardhje për moszbatimin e synetit, duke treguar për hutimin e tij ndaj vetevetes nga frika e madhe që ka për Botën tjetër dhe nëse do të kujtohej për një gjë të tillë, me siguri që do ta bënte. Për këtë arsye, gjendja e njerëzve të hutuar nuk mundet të merret për argument.
Ai që vëren me kujdes veçoritë e të Dërguarit të Allahut (a.s) do të shohë se ai (a.s) ishte i plotë, si në dije ashtu edhe në vepra. Ai (a.s) duhet të jetë shembulli ynë dhe ai (a.s) është argumenti që ngrihet para krijesave.
Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net

written by daja, February 12, 2010


