Gruaja që i dha flokët e saj në rrugë të Allahut

Prej ngjarjeve të kaluara të atyre që japin në rrugë të Allahut është ngjarja e asaj gruaje e cila dha burrin dhe djemtë e saj shehida në rrugë të Allahut.

Ajo bile pat lidhur flokët e saja dhe i dha në rrugë të Allahut si sadaka.

Ngjarjen e saj na e ka sjellë Ahmed bin Xheuzij Dimashkij në librin “Saku Nufus ve Unsu Nukus”, duke transmetuar nga ai i cili e tregon vet i cili quhej Ebu Kudame Shamij.

Ngjarja shkurtimisht është kështu: Ebu Kudame Shamij ishte njeri të cilit Allahu ia kishte bërë të dashur xhihadin në rrugë të Allahut. Ai zhvilloi disa beteja kundër romakëve dhe filloi të tregojë për disa nga betejat e tij. Atë që ishin ulur përreth tij kërkuan t’u tregojë për ngjarjen më të çuditshme të tij në xhihad.

Ai u tregoi për ngjarjen më të çuditshme të tij në xhihad.

Ai një ditë u drejtua për të luftuar romakët. Ai kaloi nga qyteti Raka i cili ishte në lumin Furat, që të blejë aty deve me të cilat do të bën xhihad. Përderisa ai ishte në Raka, erdhi një grua, ajo e lajmëroi se do të japë sadaka për në xhihad flokët e saja.

Ajo kishte shkurtuar flokët e saja, i kishte bërë me dhe. Ajo kërkoi nga ai që këto flokë ti merr si litarë dhe kërpesh për kuajt e muxhahidave. Ajo i tregoi se burri i saj kishte dalë në xhihad dhe kishte takuar Allahun shehid. Po ashtu fëmijët e saj kishin dalë në xhihad dhe kishin takuar Allahun si shehid.

Asaj nuk i kishte mbetur vetëm se një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar. Edhe pse ai ishte i vogël, ai ishte agjërues dhe falës i namazit të natës, kishte mësuar Kur’anin përmendësh, kalorës i mirë i cili din të lufton, ai ishte prej djelmoshave më të mirë dhe më të bukur!

Ajo e lajmëroi se ky djalosh ka dal larg nga qyteti, mirëpo nëse ai vjen ajo do ta dërgon për në xhihad me të. Ajo dëshiron ta jep ata si dhuratë për Allahun dhe shpreson që të arin tek Allahu shehidllëkun.

Ebu Kudame priti ardhjen e djaloshit, mirëpo ai nuk erdhi. Ai eci me shokët e tij muxhahida nga Raka, u drejtuan për të luftuar me romakët, ata ecën disa ditë. Përderisa ata ishin duke ecur, atyre u bashkëngjit ai djaloshi muxhahid dhe kalorës, i hipur në kalin e tij.

Ai foli me Ebu Kudamen, e njoftoi për veten dhe se ai është djali i asaj gruaje dhe se babai dhe vëllezërit e tij e kanë takuar Allahun si shehida dhe edhe ai dëshiron ta takon Allahun shehid sikur ata.

Ebu Kudame provoi t’a kthen për shkak moshës së re dhe u frikua për te, mirëpo djaloshi vazhdimisht insistoi që ti shoqëron në xhihad. Ai e lajmëroi se din kalorësin dhe gjuajtjen, din përmendësh Kur’anin, e din sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe se dëshiron të bëhet shehid i biri i shehidit!

Djaloshi i tregoi Ebu Kudames se nëna e tij e ka përshëndetur për lamtumirë dhe se ka kërkuar nga ai të e kërkon me zell shehidllëkun, që mos të ikë prej qafirëve dhe mos tua kthej shpinën, që t’a jep veten për Allahun dhe të kërkon fqinjësinë e babait të tij, vëllezërve të tij dhe dajallarëve të tij shehida.

Ebu Kudame u ndikua nga ajo që e dëgjoi dhe e mori me vete atë djalosh. Kur ata u afruan afër kampit të ushtarëve të romakëve, ishte afër perëndimi i Diellit.

Muxhahidat ishin të agjërueshëm. Djaloshi kalorës mori përsipër në mënyrë vullnetare përgatitjen e ushqimit.

Djaloshi fjeti pakës, Ebu Katade e shikoi atë duke qeshur në gjumë dhe u çudit me të.  

Kur djaloshi u zgjua Ebu Kudame dhe shokët e tij e pyetën për shkakun e qeshjes së tij gjatë gjumit.

Ai lajmëroi se ka parë ëndër në gjumë e cila e ka bërë të qeshet!

Ai lajmëroi se veten e pa në një kopsht të gjelbërt.

Në mes të tij ishte një pallat prej ari dhe argjendi.

Në të kishte perde të lëshuara. Në pallat kishte hyri, fytyrat e të cilave ishin sikur Hëna. Kua ato e panë atë dolën tek ai ta mirëpresin. Ai zgjati dorën njërës prej tyre. Ato i thanë: Mos u ngut. Ti je burri i Merdijes, ajo është në pallat!

Ai hipi në pallat dhe pa një hyri sikur të ishte Diell. Bukuria e saj e mahnit shikimin, ajo e mirëpriti. Ajo e lajmëroi se ai është e saj dhe ajo e tij. Kur ai ia zgjati dorën asaj, ajo i tha: Mos u ngut, takimi i ynë mes mua dhe ty është nesër, në kohën e namazit të drekës, pra përgëzo…

Në mëngjes ata arritën tek kampi i romakëve. U zhvillua një betejë e vështirë. Romakët sulmuan muxhahidat. Djaloshi u kalorës u doli atyre përballë së bashku me vëllezërit e tij muxhahida. Ai i luftoi me trimëri dhe vrau shumë prej tyre.

Lufta zgjati, u vranë shumë njerëz nga që të dy palët, lufta përfundoi me fitoren e myslimanëve.

Ebu Kudame shkoi të kërkon djaloshin. Ai e gjeti atë të rrëzuar dhe të plagosur, nga trupi i tij rrjedh gjak dhe ishte i mbuluar me pluhur.

Kur iu drejtua atij, ai lajmëroi se ëndra e tij ishte e vërtetë dhe u realizua dhe se hyria të cilën e ka parë në ëndër është duke qëndruar në kokën e tij, ajo pret daljen e shpirtit të tij!

Djaloshi kërkoi nga Ebu Kudame që t’ia merr rrobat e tij të përlyera me gjakun e tij që t’ia jep nënës së tij.

Që të kupton ajo se ai nuk ia ka humbur porosinë asaj.

Pastaj shqiptoi shehadetin, e dorëzoi shpirtin e tij dhe takoi Allahun shehid. Atë e qefinosën me teshat e tij dhe e varrosën në atë vend.

Ebu Kudame u kthye në qytetin Raka. Ai kaloi kah shtëpia e asaj gruaje, nënës së shehidit. Ai e pa motrën e djaloshi, një vajzë të vogël si qëndronte para derës duke i pyetur ata që vinin për lajme te vëllait të saj muxhahid.

Ai kërkoi leje që ti flasë nënës së saj.

Nëna e saj doli, kur e pa atë tha: A ke ardhur si ngushëllues apo si përgëzues o Ebu Kudame?

Ai tha asaj, çfarë është dallimi mes përgëzimit dhe ngushëllimit?

Ajo tha: Nëse djali im është kthyer i shëndoshë ti je ngushëllues, nëse djali im është vrarë shehid në rrugë të Allahut, atëherë je përgëzues!

Ai i tha: Pra përgëzo, me të vërtetë Allahu ta ka pranuar dhuratën tënde, biri yt e ka takuar Allahun si shehid.

Ajo u gëzua dhe tha: Falënderimi i takon Allahut i cili ma bëri rezervë për mua ditën e Gjykimit.

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 412
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy