Dallimi ndërmjet dijetarit dhe thirrësit në fenë e Allahut është i dukshëm. Thirrësi në fenë e Allahut është ai që mundohet t’u komunikojë fenë njerëzve, duke i ftuar ata herë në shpërblimin e Allahut e herë duke i frikësuar nga dënimi i Tij.
Ndërsa dijetari është ai, të cilit Allahu i ka dhënë dije e mund të jetë edhe thirrës ose mund të mos jetë i tillë. Por nëse ai nuk është thirrës, dija e tij është shumë e mangët dhe nuk është trashëgimtar i plotë i Profetit, sepse Profetët alejhim selam nuk kan lënë trashëgimi as flori e as argjend, por kanë lënë trashëgimi dijen. I Dërguari I Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë dijetarët janë trashëgimtarët e Profetëve dhe Profetët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dirhem, por kanë lënë trashëgimi dijen. Ai që merr këtë, pa dyshim se ka marrë një hise të mirë. (Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)
Pra ai që merr dije dhe fton për në fenë e Allahut, ai me të vërtetë ka trashëguar nga trashëgimia e Profetëve për aq sa ai ka zbatuar fenë e tyre.
Ndërsa thënia e disave: Mund të jesh thirrës pa pasur dije. Nëse kan për qëllim thirrës me jo shumë dije për të nxjerrë fetva për çështje të ndyshme nga argumentet e tyre përkatëse, kjo mund të pranohet. Ndërsa të jetë thirrës në fenë e Allahut e nuk e di se për çfarë fton, kjo pa dyshim se nuk duhet të ekzistojë. E unë tërheq vëmendjen që askush të mos ftojë për tek e vërteta në këtë mënyrë, sepse ai më shum prish sesa rregullon, siç edhe kuptohet.
Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë



