Në fillimet e epshit tim, më ishte inspiruar ndjekja e rrugës së zahidëve, duke agjëruar dhe duke u falur vazhdimisht. Vetmia më ishte bërë shumë e dashur dhe ndjeja një zemër të mirë.
Shikimi i imagjinatës time ishte i forte dhe i mprehtë, aq sa ndihesha fajtor për një cast të vetëm që më kishte kaluar pa një adhurim dhe pa e paraprirë kohën me shfrytëzimin e bindjes ndaj Allahut. Aty gjeja qetësi dhe shijoja ëmbëlsinë e kërkimit të ndihmës.
Puna arriti deri aty sa disa prej pushtetarëve u pëlqente fjala ime, gjë që më bëri të afrohem shumë me ta. Kështu natyra ime anoi dhe e humba atë ëmlëlsi. Pastaj një tjetër më afroi nga vetja dhe tregohesha i matur kur shoqërohesha me të, apo ishim bashkë në gosti, me frikën e gjërave të dyshimta. Më pas vijoi komenti (ndaj të dyshimtave) dhe fillova të ndihesha i qetë me shijimin e gjërave të paqortushme (mubah), kështu që ndriçimi dhe qetësia që ndjeja më pare u zhduk. Shoqëria filloi të më krijonte errësirë në zemër, deri në atë masë sa drita u fik e tëra.
Malli që kisha për ato që kisha humbur, shkaktonte parehati tek njerëzit e kuvendit, të cilët fillonin të pendoheshin dhe të korrigjoheshin, ndërsa unë dilja i dështuar mes meje dhe gjendjes time. Zhurmat m`u shtuan nga sëmundja ime dhe isha i pafuqishëm për të kuruar vetveten. Kështu, iu drejtova varreve të njerëzve të mire 1 , ku butësia e Përkrahësit tim më tërhoqi drejt vetmisë, edhe pse nuk e dëshiroja. Zemra ime u kthye pasi ishte arratisur prej meje dhe më nxorri në pah të metat e asaj rruge që kasha parapëlqyer.
U zgjova nga sëmundja e hutimit tim dhe thashë duke kërkuar ndihmë në vetminë time: “O Ziti im! Si mund të të falënderoj? Me cilën gjuhë të flas për të të lavdëruar? Sepse nuk e more në konsiderate hutimin tim, më përmende nga gjumi dhe ma korrigjove gjendjen tim, edhe pse natyra nuk e pranonte. Unë jam më i fituar nga ajo që më humbi, nëse fruit i tij (fitimit) është të afruarit me Ty. Nuk ka më të pasur se unë, nëse më varfërove për të qëndruar pranë Teje dhe nuk kishte njeri më të qetë se unë kur më largove nga krijesat. Aj , ajo kohë që humba pa të shërbyer Ty. Më vjen keq për çdo cast që ka shkuar pa t`u bindur Ty.
Kur zgjohesha para agimit, nuk më dhimbsej gjumi gjatë gjithë natës.
Kur dita më mbarohej, nuk më vinte keq për humbjen e asaj dite. Nuk e dija se mungesa e ndjesisë shkaktohej nga forca e sëmundjes. Tani po fryjnë erërat e shërimit, e ndjej dhembjen dhe jam udhëzuar për të arritur shëndetin.
O i Madhi i mirësive, ma plotëso shërimin.
Ah, o i dehur që nuk e njohe përmasën e shastisjes veçse kur u zgjove. Ke thyer diçka që është vështirë të ngjisësh. Ah sa keq të vjen për një mall që ka humbur, për një detar që është lodhur, duke u përballur në ngjitje e sipër me dallgët e veriut, por që e mori gjumi, duke u kthyer përsëri atje nga ishte nisur.
O ti që lexon paralajmërimin tim nga shoqërimi edhe nëse vërtetë kam tradhtua veten unë këshilloj vëllezërit e mi duke u thënë: “Bëni kujdes o vëllezër nga tolerimet në ato vepra që vështirë të ruhesh nga e keqja e t yre, sepse Shejtani e zbukuron të paqortueshmen (mubahun) së pari, e pasaj më ofron gjunahun. Kështu që mendojini pasojat dhe kuptojeni situatën.”
Ndodh që ai (shejtani) ju tregon rrugën nisur nga qëllimi juaj i mire, me kusht që rrugës të thyeni rregullat, e në të tilla raste mjafton të merrni mësimin nga babai juaj: “A të të tregoj pemën e përjetësisë dhe një pasuri që nuk shteron?” (Taha 120)
Ademi u mundua rreth qëllimit, i cili ishte përjetësia, por ai gaboi rrugës, e kjo mënyrë është njëri nga kurthet më të çuditshme të Shejtanit, nëpërmjet të cilit gjuan shumë prej dijetarëve.
Njerëzit vonohen duke komentuar fundin e përfitimeve të tyre dhe nxitojnë drejt dëmeve e të këqijave. Një shembull i tillë është rasti kur Iblisi i drejtohet një dijetari, duke i thënë: “Futu tek ky njeri i padrejtë dhe bëhu ndërmjetës për viktimën”.
Ai që futet i shpejton vetes shikimin e të këqijave dhe feja e tij dridhet, madje mund të bjeri edhe në kurth, duke u kthyer në një njeri më të padrejtë, se vetë i padrejti. Ai që nuk ka shumë siguri në forcën e fesë së tij, le të hapë sytë para leqeve (kurtheve) , sepse ato janë të fshehta. Për njeriun frikacak më e dobishme është vetmia, sidomos në këtë kohë që ka vdekur mirësia, ku jeton e keqja dhe njerëzve të dijes nuk i ka mbetur asnjë pozitë tek pushtetarët. Ai që përzihet me ta, domosdo do të përzihet me gjëra që nuk lejohen pa patur asnjë force për t`i tërhequr nga aty ku janë zhytur.
Ai që shikon me vëmendje gjendjen e dijetarëve që punojnë për pushtetarët nëpër principata, do të shohë se ata janë të zhveshur nga rroba e dijes dhe janë kthyer në xhandarë. 2
Kështu që ka mbetur veçimi nga krijesat dhe shmangia nga të gjitha komentet e pabazuara që lejojnë përzierjen me pushtetarë, sepse më mire t`i sjellë dobi vetvetes, sesa t`i sjell dobi dikujt tjetër, duke dëmtuar vetveten.
Kujdes, shumë kujdes nga mashtrimet e komenteve, fetvatë e prishura; dhe durimi, shumë durim nga rrjedhojat e vetmisë. Nëse je në vetmi me Mbështetësin tend, do të happen deyrt e njohjes së Tij, çdo vështirësi do të të lehtësohet, çdo hidhësi do të zbutet, çdo rëndësi do të të lehtësohet dhe çdo kërkesë do të të plotësohet. Allahu është Mbështetësi me meritën e Tij, nuk ka force dhe as rrugëdalje vetëm se me Të.
Fusnota
_________________________________________
1.Autori ka si qëllim vizitën e varreve të tyre, e cila e bën njeriun të kujtojë gjendjen e vetes së tij e nxit atë që të tregojë me njerëzit e mire dhe të marrë shembull prej tyre në kryerjen e punëve të mira.
2. Një dukuri e tillë tingëllon shumë realiste në kohën që jetojmë, në lidhje me disa njërëz, të cilët quhen “Dijetarë e pushtetarit”. Ata kryejnë detyra më të rrezikshme se vetë detyrat e policëve, duke përdorur armën e dijes për të ngatërrur njerëzit, për të lejuar të ndaluarën, për të ndaluar të lejuarën për të luftuar kapjen pas fesë dhe për t`u kundërvënë njerëzve të devotshëm. Lusim Allahun të na falë shpëtim.
Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net



