E vërteta e zuhdit

Më kanë njoftuar rreth disa zahidëve të kohës sonë, se kur i është dhënë për të ngrënë ka thënë: “Unë nuk ha”, dhe e kanë pyetur: “Përse?!”. Ai është përgjigjur: “Sepse ma kërkon shpirti (nefsi) dhe unë që prej disa vitesh nuk ia kam dhënë shpirtit atë që ai e pelqen.”

Thashë me vete: Këtij njeriu i ka humbur rruga e të vërtetës nga dy anë dhe shkaku i humbjes së saj është padituria. Ana e pare është se i Dërguari i Allahut (a.s) dhe shokët e tij nuk vepronin kështu. Ai (a.s) e hante mishin e pulës, i pëlqente ëmbëlsirat dhe mjaltin.

Ferkad Bebkhiu hyri tek Hasani që po hante një ftua dhe i tha: “O Ferkad, çfarë mendon për këtë? Ferkadi u përgjigj: “Unë nuk e ha dhe nuk më pëlqen ai që e ha atë.” Hasani tha: “A ka musliman që mund të shajë rrëshirën e hurmës, kokrrat e frurit dhe yndyrën e lopëve?”

Një burrë erdhi të Hasani dhe iu drejtua duke i thënë: “Kam një fqinj që nuk e ha ftoin.” Hasani e pyeti: “Përse?!” Ai u përgjigj: “Fqinji yt është injorant. A arrin ai të plotësojë falënderimin për ujin e ftohtë?”

Sufjan Theuriu në udhëtimet  e tij mbante me vete ftonj dhe dash të pjekur, dhe thoshte: “Nëse e mban mire trupin, ai punon.”

Ajo që ka ndodhur me zahidët me të tilla gjëra pas këtyre njerëzve janë të huazuara prej murgjërisë.

Un kam frikë nga thënia e Allahut (xh,sh): “Mos i ndaloni ato të mira që Allahu i ka lejuar për ju dhe mos bëni padrejtësi.”

Nuk mbahet mend nga ndonjë prej selefëve të pare dhe prej sahabëve që të kenë vepruar në këtë mënyrë, vetëm nëse ka part ndonjë arsye.
Kurse përsa i përket arsyes përse Omer bin Hatabi ka pëlqyer diçka dhe preferoi që t`ia jepte atë një të varfri dhe ka çliruar robëreshën e tij Rumejthen, duke u shprehur se ajo është krijesa me e dashur për mua, mund të themi sesi ky shembull dhe të tjerë si ai nuk janë të shembuj të mire, sepse flasim për sakrifikimin e shësë më të shtrenjtë për shpirtin. Nëse të tilla veprime ndodhin me raste, me to thyhet mprehtësia e dëshirës së shpirtit për të future në dorë gjithçka që ai dëshiron, por nëse të tilla veprime kryhen vazhdimisht, duke u kundërshtuar shpirtin në mënyrë të prerë, ato di ta verbojnë zemrën e tij( shpirtit), mbledhin rreziqe, përçajnë inisiativat e tij dhe dëmtojnë më shumë seç mund t`i sjell dobi.

Ibrahim bin Ed`hemi thotë: “Nëse shpirti detyrohet për diçka, ai verbohet.”
Në thënien e tij ka një secret të bukur, që është se Allahu i Lartësuar e ka krijuar natyrën njerëzore me një sjellje të çuditshme. Ajo e kundërshton faktin, se natyra midis disa gjërave zgjedh atë që është më e dobishme për të, me zgjedhjen e së cilës do të realizohen interesat e veta dhe se dobia e asaj gjëje nuk mund të realizohet veçse me të qenit e saj bashkë me të.

Njerëzit e urtë të mjekësisë thonë: “Duhet që shpirti t`i jepet habësira e duhur për t`u ushqyer me atë që ai dëshiron, edhe nëse ekziston ndonjë fije dëmi, sepse shpirti zgjedh atë që i përshtatet. Nëse zahidi e pengon shpirtin e tij nga të tilla gjëra, ai do t`i sjellë trupit të tij shumë dëme.”
Sikur të mos kishin qenë joshjet e brendshme të natyrës njerëzore, si do të mund të mbijetonte trupi? Epshi i njeriut për të ngrënë shpërthen dhe kur merret plaçka e luftës që ai pëlqen, bie forca e epshit.

Epshi është dëshirëmadh dhe udhëheq. Nuk ka shtysë më të mire se ajo që i shërben trupit, veçse kur epshi i tejkalon kufijtë , ndodh edhe lëndesa. Nëse trupi privohet nga gjithçka dëshiron vetja në mënyrë absolute, duke e shoqëruar këtë me sigurinë nga pasojave të padëshiruara, atëherë  një sjellje e tillë do të shkaktojë përkeqësimin e gjendjes së shpirtit, do të dobësojë trupin dhe do të zgjerojë rrethin e sëmundjeve. Si për shembull, nëse njeriu e ndalon shpirtin e tij nga uji në çastin e etjes së madhe, ushqimin gjatë urisë, marrëdhëniet atëherë kur epshi forcohet, gjumin kur ai e vë atë përposhtë, deri në atë masë saqë nëse i hidhëruari nuk arrin të qetësohet duke u ankuar, atë do ta vrasë halli.

Kjo është baza, të cilën nëse ky njeri zahid arrin ta kuptojë, do të mësojë se është në kundërshtim me rrugën e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe shokëve të tij përsa i përket transmetimeve dhe në kundërshtim me temën përsa i përket urtësisë.

Më këtë që sapo thashë nuk përfshihet fjala e dikujt që thotë: “Por si mund të jetë ushqimi i pastër, sepse nëse ai nuk është i tillë, braktisja e tij është pjesë e devotshmërisë!” Por këtu bëhet fjalë për atë ushqim që nuk e lendon njeriun në devotshmërinë e tij, kurse ajo që thashë ishte shpjegimi i fjalës së aij që thotë:”…nuk ia kam dhënë kurrë shpirtit atë që ai pëlqen.”

Ana e dytë është se unë kam frikë për këtë njeri sahid, se mos epshi i tij përmbyset dhe anon nga braktisja, dhe pasta jai fillon që të mos dëshirojë asgjë. Këtu shpirti mbulon një kurth të fshehur dhe një syefaqësi të hollë.

Nëse ky shpirt arrin t`i shpëtojë syefaqësisë para krijesave, kjo e metë do të vazhdojë të ketë një lidhje të forte me një sjellje të tillë dhe e udhëzon atë (shpirtin) në fshehtësi, e ky është një rrezik dhe gabim i madh.

Disa njerëz të paditur mund të thonë: “Kjo që po thua është në kundërshtim me mirësinë dhe zuhdin”, por nuk është kështu, sepse i Dërguari i Allahut (a.s) thotë: “çdo punë që nuk i shkon për shtat çështjes sonë, është e refuzuar.” 1

Njeriu nuk duhet të joshet prej adhurimit që i ngjan atij të Xhurejxhit 2 dhe as me devotshmerinë qi i ngjan asaj të Dhu Huvejsirës.3

Zahidët futën në disa rrugë që nuk i kishte shkelut i Dërguari i Allahut (a.s) më pare dhe as shokët e tij, duke e shfaqur devotshmërinë e tepruar jashtë kufijve, terheqjen pas veshjeve të vjetërara, ku disa prej njerëzve të thjeshtë arritën t`i përqenin disa prej këtyre sjelljeve dhe disa prej atyre që punonin për bukën e gojës arritën të vilnin përfitime, siç ishte puthja e dorës, respekti dhe ruajtja e namazit. Por shumica në vetminë e tyre ishin ndryshe nga ajo që shfaqnin.
Ibn Serini qeshte me të madhe kur ishte në mes të njerzve dhe kur vinte nata sillej sikur të kishte vrarë të gjithë fshatin.

I lutemi Allahut të na jape dije të dobishme që është edhe origjina, dhe nëse e arrijmë atë, lutemi që të na mbështesë për të njohur të Adhuruarin (a.xh), të na vejë në lëvizje në shërbim të Tij sipas asaj që është e ligjëruar dhe ka dashur, dhe i dhëntë drejtim atij që e arrin këtë drejt rrugës së sinqeritetit.

Baza e bazave është dija dhe dija më e dobishme është këqyrja e kujdesshme në historinë e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe e shokëve të tij:” (të dërguarit e përmendur) ishin ata që Allahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim.” (Enam,90)

Adburrahman ibn Xheuzi

Teuhid.net

Fusnota

1.Hadhithi transmetohet nga Aishja r.a ku thuhet: “Kush punon një vepvr qënuk I shkon për shtat çështjes sonë është e refuzuar.” E transmeton Muslimi në kapitullin e “Gjykimeve”, fq.1343 (1718) dhe Buhariu në kapitullin e “Paqtimit” 241/3 dhe Ahmedi 271/4.

2. Xhurejxhi adhurues është ai për të cilin është transmetuar në hadithin se qëndronte larg nerëzve në faltoren e tij duke adhuruar Allahun. Ai u sprovua me lutjen e nënës së vet kundër tij, kur shkoi të falej ai nuk iu përgjigj kërkesës së saj, vetëm se Allahu e shpëtoi atë. Historia e tij është e njohur.

3. Ai është Dhu Huvejsira dhe thuhet se e quanin Hurkus bin Zuhejr. Ky është ai që iu drejtua të Dërguarit të Allahut (a.s) kur e pa që po betohej duke i thënë: “Bëhu i drejtë” dhe Profeti (A.s) tha: “Lëreni, sepse ky ka disa shokë që urrejnë faljen e tij bashkë me ta” Hadhithi është shënuar të Buhariu në kapitullin e “Shenjave të profecisë në Islam” dhe te Muslimi në kap`itullin e Zekatit 744 (1064).

Hits: 275
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy