Një njeri i mençur duhet të gjykojë nga pamja e jashtme kur një qaraman i kërkon mëshirë, duke u qarë e ankuar me këmbë e me duar se i kanë bërë padrejtësi. Kam pasur rastin të shoh një skenë të tillë nga dikush që e dija fare mirë se ishte ai i padrejti që kishte shkelur çdo kufi dhe e kishte tepruar me padrejtësi. Gjithashtu kam parë edhe njerëz të shtypur që flisnin me qetësi, pa u ankuar fare e që shfaqnin pak moskokëçarje.
Në pamje të parë, pa analizë të mëtejshme, këta njerëz të japin përshtypjen e tiranëve. Në një rast të tillë duhet që njeriu të vërtetojë faktet dhe të mposhtë prirjen që kemi për të dhënë gjykim menjëherë. Pra, njeriu nuk duhet të ngutet e të anojë as pro, as kundër qëndrimeve që përshkruam, por duhet të jetë i paanshëm, ashtu siç e kërkon drejtësia për të gjithë.
Një nga çuditë e natyrës njerëzore është se shkujdesja është e dënueshme, megjithëse përdorimi i saj është i lavdërueshëm. Kjo ndodh vetem sepse disa njerëz që e kanë në natyrë shkujdesjen, e përdorin atë në vendin e gabuar, kur njeriu duhet të jetë vigjilent.
Nëse shkujdesja e pengon njeriun të kuptojë realitetin, atëherë ajo shndërrohet në injorancë, andaj është e dënueshme. Nga ana tjetër, një njeri që është vigjilent nga natyra, e përdor shkujdesjen vetëm në vendin e duhur, atëherë kur është e dënueshme. Nga ana tjetër, një njeri që është vigjilent nga natyre, e përdor shkujdesjen vetëm në vendin e duhur, atëherë kur është e dënueshme të hulumtosh e të gërmosh më thellë. Në këtë rast, të bësh sikur nuk vë re, do të thotë të kuptosh realitetin, të heqësh dorë nga veprimet e ngutura, të tregosh maturi dhe të parandalosh pasojat e këqija.
Prandaj të dish të bësh sikur nuk vë re, është e lavdërueshme, kurse shkujdesja natyrale është e dënueshme.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe në shfaqjen dhe mbajtjen e ligështimit e të durimit. Kështu, të shfaqësh ligështim kur të bie një fatkeqësi, është e dënueshme, sepse njeriu tregon paaftësi për të kontrolluar veten dhe shfaq emocione që nuk vlejnë; madje diçka e tillë është e dënueshme edhe në ligjin hyjnor. Ajo e shkëput njeriun nga kryerja e detyrave që ia parashtron situata dhe nga marrja e masave për tu përgatitur për atë që vjen më pas, e cila ndoshta mund të jetë edhe më e rëndë se fatkeqësia që i shkaktoi atij ligështim.
Përderisa shfaqja e ligështimit është e dënueshme, atëherë shfaqja e të kundërtit të tij, durimit, është e lavdërueshme. Vërtet, durim do të thotë vetëpërmbajtje, largim nga çdo veprim i padobishëm dhe afrim te çdo gjë që sjell dobi në moment e në vazhdim.
Ndërsa të mos shfaqësh durim, është diçka e dënueshme, sepse kjo tregon pandjeshmëri, zemër të ngurtë dhe mëshirë të pakët.
Këto janë sjelljet të këqija, të cilat gjendjen vetëm te njerëzit e këqij me natyrë të ligë, dhe te shpirtrat e ulët bishorë.
Përderisa ajo që përmendëm më sipër, është e shëmtuar, atëherë e kundërta e saj, fshehja e mospërmbajtjes, është diçka e lavdëruar, sepse ajo tregon mëshirë, dhembshuri dhe kuptim të përmasës së fatkeqësisë. Në këtë mënyrë, e vërteta është se rruga e mesme do të thotë që njeriu të ketë një shpirt që preket dhe një trup që duron, në kuptimin që në fytyrën dhe veprimet e tij të mos shfaqet asnjë shenjë ligështimi.
Nëse një njeri me gjykim të dobët do ta dinte se sa dëm i kanë sjellë atij llogaritjet e gabuara, do të përfitonte nga kjo në të ardhmen, sepse do të hiqte dorë nga gjykimi i tij i dobët. Me Allahun vjen suksesi!



