Më kanë kërkuar ta hulumtoj këtë çështje, dhe ja përgjigja që kam dhënë.
Ëmbëlsia: përbëhet nga tipare të ëmbla, lëvizje delikate dhe gjeste të këndshme, një shpirt në harmoni me format që i ka dhënë fati, edhe kur nuk ka bukuri të dukshme.
Bukuria e shtatit: është bukuria e çdo tipari më vete. Por ka shumë njerëz me tipare të bukura, po ti marrësh veçan, por që duken të ftohtë, pa gjallëri, pa hijeshi, pa tërheqje apo ëmbëlsi.
Josha: është shkëlqimi dhe hiri i pjesëve të dukshme; ajo njihet gjithashtu edhe si elegance dhe tërheqje.
Hijeshia: është diçka që gjuha nuk ka emër tjetër për ta shpjeguar, por që shpirtrat e perceptojnë të gjithë sapo të shohin. Ajo është si një vello që mbulon fytyrën, si një ndriçim që tërheq zemrën drejt vetes, duke bërë që të gjithë të bien dakord se është e bukur, edhe nëse nuk shoqërohet nga tipare të bukura. Kushdo që e sheh atë, bëhet skllav i saj, e quan atë të bukur dhe tërheqëse; megjithëse po ti shohësh me vëmendje tiparet veç e veç, mund të mos gjesh ndonjë gjë të veçantë. Duket sikur ajo është diçka në shpirtin e të shikuarit, që perceptohet nga shpirti i shikuesit. Kjo është grada më e lartë e bukurisë. Poshtë kësaj shijet ndryshojnë. Disa parapëlqejnë joshën dhe disa ëmbëlsinë. Megjithatë, s’kemi gjetur askënd të preferojë vetëm bukurinë e shtatit.
Bukuria pikante: është kombinim i disa cilësive të lartpërmendura.



