Intelekti dhe qetësia

Një mënyrë e rëndësishme për të pasur një intelekt të shëndoshë dhe një qetësi të plotë,është shpërfillja e fjalëve të njerëzve dhe interesimi për fjalët e Krijuesit Fuqiplotië;madje kjo është e vetmja rrugë për të pasur intelekt dhe qetësi.

Ai që mendon se do të shpëtojë nga kritikat dhe qortimet e njerëzve,është i marrë,ndërsa ai që e vështron më thellë këtë çështje dhe e stërvit veten që të gjejë qetësi vetëm tek e vërteta,edhe pse kjo do të jetë e dhimbshme në fillim,do të ndiejë më shumë kënaqësi nga kritikat e njerëzve,sesa nga lëvdatat e tyre.

Arsyeja është se,nëse ai i dëgjon njerëzit ta lavdërojnë,edhe pse me meritë,do të ndiejë krenari,e kjo do të ja prishë virtytë.E nëse ai dëgjon njerëzit ta lavdërojnë pa meritë dhe gëzohet nga gënjeshtra,atëherë kjo është një mangësi serioze.Nga ana tjetër,nëse dikush i dëgjon njerëzit ta kritikojnë dhe kritika është e drejtë,ndoshta kjo mundë të bëhet shkak që ai ta ndreqë atë mangësi,për të cilën e qortojnë.Kjo lloj kritike është një fat shumë i madh,që vetëm një i mangët e shpërfill.E,nëse kritika është e padrejtë dhe njeriu duron,atëherë ai do të fitojë merita për durimin dhe përmbajtjen e tij.Përveç kësaj,ai do të marrë nga veprat e mira të atij që e kritikoi padrejtësisht dhe do të përfitojë prej tyre në Ditën e Gjykimit,kur njeriu do të ketë më shumë nevojë se kurrë për të shpëtuar,qoftë edhe me vepra që nuk është lodhur vetë për ti bërë.Ky është një fat shumë i madh,të cilin e shpërfill vetëm ai që është i çmendur.Ndërsa në rastin kur dikush nuk i dëgjon lëvdatat e të tjerëve për të,atëherë fjalët ose heshtja e tyre janë njëlloj për të.Por nuk ndodh e njëjta gjë kur atë e kritikojnë,sepse njeriu gjithnjë mund të përfitojë prej kësaj,edhe kur i dëgjon kritikat e tyre,edhe kur nuk dëgjon.

  Sikur të mos ishin fjalët e profetit Muhamed (Allahu i dhëntë bekime dhe paqe!) që e konsiderojnë’’lëvdatën e mirë’’si një sihariq të shpejtë për lumturinë e amshuar që i është premtuar besimtarit,do të duhej që njeriu i mençur të dëshironte më shumë qortimin që i bëhej padrejtësisht,sesa lavdërimin e merituar.Megjithatë,këto fjalë janë thënë për lëvdatën e merituar,jo për atë të pamerituar,sepse shpërblimi vjen si rrjedhojë e asaj që përmban objekti i lëvdatave,jo si pasojë e vetë lëvdatës.

Nuk ka dallim tjetër midis virtyteve dhe veseve,apo midis veprave të mira dhe atyre të këqija,përveçse në faktin se sa joshje apo neveritje ndien shpirti ndaj tyre.Prandaj,i lumtur është ai,shpirti i të cilit joshet me virtytet dhe veprat e mira,ndërsa neveritet nga veset dhe veprat e këqija;dhe i mjerë është ai,shpirti i të cilit tërhiqet nga veset dhe veprat e këqija,ndëra ndien neveri për virtytet dhe veprat e këqija.Ky s’është tjetër,përveçse rregulli i krijuar nga Allahu i Lartëmadhëruar dhe kujdesi i Tij.

Njeriu që kërkon dhe përpiqet për jetën e amshuar,njan me engjëjt.Njeri që kërkon dhe përpiqet për të keqen,ngjan me djallin.Njeri që kërkon famën dhe epërsinë,ngjan me bishat.Ai që kërkon kënaqësinë epshore,ngjan me shtazët.Kush kërkon pasurinë vetëm për tu pasuruar dhe jo për ta shpenzuar atë në detyrime apo për vepra të lavdërushme bamirësie,është shumë poshtë,më i ulët sesa për tu krahasuar me një kafshë.Ai ngjan më shumë me ujin që mblidhet nëpër shpella apo vende të partishme,e prej të cilit nuk përfiton qoftë edhe një kafshë.

Njeriu i mençur nuk kënaqet me një cilësi,në të cilën ai kalojnë egërsirat,kafshët apo sende e pajeta.Ai kënaqet vetëm me përparimin e tij në një virtyt,me anë të të cilit Allahu i Lartëmadhëruar e ka dalluar nga egërsirat,kafshët dhe objektet:ky atribut është intelekti,të cilin ai e ndan me engjëjt.

Kushdo që ndihet krenar për trimërinë që nuk e shfrytëzon në vendin e duhet,pra në shërbim të Allahut të Plotfuqishëm,le ta dijë se luani,ujku dhe elefanti janë më trima se ai,dhe se tigri është më i guximshëm se ata.Kush krenohet me fuqinë e tij fizike,le ta dijë se mushka,demi dhe elefanti janë më të fuqishëm se ai. Kush krenohet me aftësinë e tij për të mbajtur pasha të rënda,le ta dijë se gomari mban më shumë se ai.Kush krenohet me aftësinë e tij për të vrapuar shpejt,le ta dijë se qeni dhe lepuri vrapojnë më shpejtë se ai.Kush krenohet me bukurinë e zërit të vet,le ta dijë se veglat muzikore lëshojn tinguj më të bukur dhe më të gëzueshëm se zëri i atij.Atëherë,si mundet një njeri të krenohet apo të kënaqet me cilësi,në të cilat kafshët apo sendet janë më eprore se ai??Por njeriu që ka intelekt të forte,dituri të gjerë dhe vepra të mira,pikërisht ai duhet të gëzohet,sepse në këto çështje atij ia kalojnë vetëm engjëjt ose njërzit më të mire.

Zoti i madhërishëm thotë:’’Kushdo që i frikësohet madhërisë së Allahut të tij dhe e frenon veten nga pasioni,pa dyshim që do të ketë për strehë Parajsën’’(Kuran,79:40-41).Këto fjalë plërmbledhin të gjitha virtytet,sepse ta frenosh veten nga pasioni do të thotë ta përmbash prirjen e saj natyrore drejt zemërimit dhe epshit,gjëra që janë nën diktatin e pasionit.Më pas,gjithçka që i mbetet shpirtit për të përdorur është intelekti që i ka falur Allahu,gjëja me të cilën njeriu dallon nga kafshët,insektet dhe egërsirat.

‘’(Asnjëherë)mos u zemëro!’’-i ka thënë Profeti Allahut (paqja qoftë me të)një njeriu që i kërkoj një këshillë.Ndërsa një here tjetër ka urdhëruar që njeriu të dëshirojë për të tjerët atë që dëshiron për vetveten.Edhe këto dy fjalë i pëermbledhin të gjitha virtytet.Kështu,fakti që Profeti(paqja qoftë me të)e ka ndaluar zemërimin do të thotë që,edhe pse shpirtit i është dhënë fuqija për tu zemëruar,ai duhet frenuar nga ky passion.Ndërsa urdhri i Profetit për ti dëshiruar tjetrit atë që dëshiron për vetveten,do të thotë se shpriti duhet frenuar nga prirja e tij epshnore drejtë lakmisë dhe se duhet mbajtur në dorë freri i drejtësis,i cili është rrjedhojë e dhuntisë së arsyetimit që i është falur shpirtit arsyetues.

I kam pare shumicën e njerëzve-përveç atyre që i ka ruajtur Allahu i Plotfuqshëm,por që janë të pakët-tia përshepjtojnë vetes vuajtjet,shqetësimet dhe lodhjet që në jetën tokësore,ndërkohë që e ngarkojnë atë me mëkate të mëdha,që kanë pasojë zjarrin e Ferrit në jetën e përtejme.Dhe këtë e bëjnë ngaqë merren me gjëra,prej të cilave nuk përfitojnë aspak,siç janë qëllimet e liga,për të cilat tregojnë shumë kujdes.Kështu p.sh ka njerëz që dëshirojnë rritje të shfrenuar çmimesh,në mënyrë që kjo të çojë në shkatërrimin e të pafajshme dhe fëmijeve;ka të tjerë që dëshirojnë tu bien fatkeqësitë më të mëdha atyre që urrejne.

Ata e dine fare mirë se qëllimet e tyre të liga nuk do to sjellin me doemos atë çka dëshirojnë,se nuk garantojnë ardhjen e saj.Nëse ata do ti pastronin qëllimet e veta dhe do ti përmirësonin ato,atëherë do tia përshpejtonin qetësinë vetvetes.Në këtë mënyrë,ata do të kishin kohë tu kushtoheshin veprave që janë vërtet në interes të tyre,duke përfituar kështu shumë në jetën e përtejme,pa e vonuar apo penguar aspak realizimin e dëshirave të veta.A ka mashtrim më të madh sesa ky qëndrim,kundër të cilit po flasim këtu?A ka lumturi më të madhe sesa kjo që po predikojmë këtu?

Nëse do ta mendonim mirë gjatësinë e kësaj jete,do të shihnim se ajo mbërrin deri në çastin e tanishëm,i cili përbën vetëm pikën ndarëse midis dy kohëve:të së shkuara dhe e ardhmes.Gjithashtu do të vërenim se e shkuara dhe e ardhmja janë të paqena,si të mos kishin ekzistuar kurrë.Prandaj,a ka njeri më të humbur se ai që e shet të ardhmen e përjetshme për një çast që zgjat më pak se kapsallitja e syve?!

Kur njeriu fle,ai largohet nga kjo botë dhe harron çdo gëzim apo trishtim.Sikur ta mësonte veten me këtë gjendje edhe pasi të zgjohej,ai do të arrinte lumturinë e plotë.

Kushdo që i bën keq familjes apo fqinjëve të vet,është më i poshtri i tyre,dhe kushdo që ua kthen me të njëjtën monedh atyre që i kanë bërë keq,është si ata.Ndërsa kush nuk ia kthen atyre të keqen me të keqe,ai është zotëria dhe më i miri i tyre.


 

Hits: 291
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy