Kënaqësia që ndien i mençuri nga mençuria e tij,dijetarri nga dituria e tij,i urti nga urtësia e tij dhe njeriu i zellshëm për çështjen e Allahut të Plotfuqishëm nga përpjekja e vet,është më e madhe se kënaqësia që ndien ngrënësi nga ushqimi i tij,pirësi nga pija e tij dhe komandanti nga urdhrat e tij.
Argumenti që mbështet këtë është fakti se i urti,i mençuri,dijetari dhe zelltari për çështjen e Allahut i provojnë të gjitha kënaqësitë që përmendëm njëlloj siç i provojnë edhe njerëzit që janë zhytur në to.Ata kanë të njejtat ndjesi siç i kanë edhe njerëzit e dhënë pa kënaqësive të mishit,por i kanë braktisur ato dhe I kanë lënë pas krahëve,duke parapëlqyer të jepen pas kënaqësive më të mëdha që të falin virtytet.Por këto dy lloje kënaqësish mund ti gjykojë vetëm ai që i ka njohur ato të dyja bashkë,e jo ai që ka provuar vetëm njërën prej tyre dhe nuk e njeh tjetrën.
Nëse do të shkoje pas të gjitha gjërave të kësaj jete,do të zhgjënjeheshe dhe ne fund,pasi të vëreje zvetënimin e tyre,mendimi yt do të arrinte në konkluzionin se e vërteta qëndron vetëm te puna për të fituar jetën e amshuar.Arsyeja është se çdo dëshirë e kësaj jete,të cilën ti arrin ta realizosh,në fund do të të sjell heq dorë prej saj.Njëri nga këto dy përfundime është i pashmangëshëm,përveç kur njeriu kërkon me punën e vet shpërblimin e Allahut të Plotfuqishëm.Në këtë rast ai do të arrinte lumturinë si në jetën e përkohshme,ashtu dhe në jetën e amshuar.Në këtë jetë do të ishte i lumtur,sepse nuk do të brengosej për gjëra që shqetësohen zakonisht njerëzit e tjerë dhe,me këtë,do të fitonte respektin e miqve e të armiqve;kurse në jetën tjetër do të fitonte Parajsën e pasosur.
Gjithnjë kam kërkuar një qëllim,për të cilin të gjithë njerëzit do të ishin dakord se ai vlen të përpiqesh për ta arritur atë;në fund kam gjetur vetëm një të tillë:largimi i shqetësimit.Pasi kam reflektuar gjatë për këtë çështje,jo vetëm që kam kuptuar se të gjithë njerëyit e konsiderojnë të vlefshëm këtë qëllim dhe përpiqen për ta arritur atë,por kam vënë re se ata,pavarësisht ndryshimit të pasioneve,aspiratave,angazhimeve dhe dëshirave të tyre,çdo lëvizje apo fjalë të vetën e bëjnë vetëm në drejtim të asaj që shpresojnë se do tu largojë shqetësimin.Në këtë përpjekje,dikush ka ngatërruar rrugë,dikush i ka shkuar pranë gabimit dhe dikush tjetër ka dale me sukses;por ky i fundit gjendet shumë rrallë dhe suksesin ai e arrin në shumë pak çështje të vetat.
Largimi i shqetësimit është një qëllim që ka qenë i përbashkët për të gjitha kombet,qysh kurr Allahu i Plotfuqishëm ka krijuar këtë botë e deri në fundin e saj,deri në ardhjen e Ditës ë Gjykimit;që të gjitha përpjekjet tia kushtojnë vetëm atij.Sa u përket qëllimeve të tjeram,jo të gjithë njerëzit janë të një mendjeje në lidhje me vlefshmërinë e tyre.Për shembull,disa njerëz janë të pafe,prandaj ata nuk përpiqen për jetën e amshuar;ka njerëz që janë të ligj,prandaj ata nuk e duan as mirësinë,as sigurinë dhe as të vërtetën;disa të tjerë;për shkak të natyrës dhe mungesës së vullnetit,zgjedhin qëndrimin në hije para fames.Midis njerëzve ka të atillë që nuk e duan pasurinë dhe parapëlqejnë përkoren,siç është rasti i shumë prej profetëve-paqja e Allahut qoftë me ta-dhe i asketëve apo filozofëve që kanë ndjekur shembullin e tyre.Ka njerëz që,për nga natyra,i urrejnë kënaqësit shqisore dhe i quajnë të metë kërkuesit e këtij lloji të kënaqësive,siç ishte rasti i lartëpërmendur i atyre që preferojnë përkoren ndaj pasurisë.Ndër njerëz gjen edhe të atillë që parapëlqejnë injorancën ndaj diturisë,siç vihet re random te vegjëlia.Këto janë qëllimet e njerëzve që nuk kanë synim tjetër në jetë.Në të gjithë botën,që prej krijimit e deri në fundin e saj,nuk gjen njeri që të dojë shqetësimin dhe të mos dëshirojë çlirimin prej tij.
Kur u ngulit në zemrën time kjo urtësi e lartë,kur zbulova sekretin e saj të mrekullueshëm dhe kurr Allahu i Plotfuqishëm më hapi sytë e mendjes për të pare këtë thesar të paçmuar,nisa të kërkoj rrugën që të çon vërtet drejt davaritjes së shqetësimit,qëllimit të çdo lloj njeriu,qoftë ai injorant ose i ditur,I mire apo i keq.Përfundimi ishte se e vetmja rrugë për të realizuar këtë qëllim mbetet kthimi drejt Allahut të Plotfuqishëm me vepra të mira,që synojnë jetën e amshuar.
Kështu,ai që rend pas pasurisë,në të vërtetë e bën këtë vetëm për të hequr ankthin e varfërisë;arsyeja e vetme e atitj që kërkon famën,është të heqë frikën e të parit dike tjetër sipër vetes;arsyeja e vetme e dikujt që jepet pas kënaqësive është të largojë nga vetja ankthin e mungesës së tyre;arsyeja e vetme e dikujt që kërkonë diturinë,është të shmangë shqetësimin që i shkakton mosnjohja e diçkaje.Ai që është I dhënë pas dëgjimit të bisedave të të tjerëve dhe thashethemeve,e bën këtë vetëm pët të larguar frikën e vetmisë dhe të izolimit nga bota.Njerëzit hanë,pine,bëjnë dashuri,veshin rroba të ndryshme,luajnë,ndërtojnë shtëpi,kalërojnë mbi kuaj,dalin për shëtitje dhe i japin lamtumirë njeri-tjetrit vetëm që të shmangin të kundërtat e këtyre veprimeve dhe çdo lloj tjetër shqetësimi.
Në të gjitha veprimet që përmendëm më sipër,kushdo që e mendon me kujdes,do të vërejë se shqetësimet do të shfaqen pashmangashmërisht,si p.sh:probleme që dalin në mënyrë të pa pritur gjatë veprimit;pamundësia për të bërë atë që është e pamundur;natyra e përkohshme e asaj që mund të arrihet;gjithashtu,ka edhe pasoja të këqija që vijnë pas çdo suksesi,si:frika prej rivalëve,sulmet e ziliqarëve,vjedhja e lakmitarëve,krijimii armiqve të rinj;pa përmendur këtu kritikat,mëkatet e të tjera si këto.
Nga ana tjetër,kam pare se veprat që bëhen për të fituar jetën e përtejme janë të dëlira nga çdo lloj defekti,të pastra nga çdo lloj njolle.Kam vënë re se kush përpiqet për të arritur jetën e përjetshme,nuk shqetësohet në asnjë rast,edhe nëse gjatë kësaj rruge fati i sprovon me vështirësi.Madje,në të kundërt,ai është I gëzuar,sepse kalimi i sprovës I jep atij entuziazëm dhe shpresë,gjë që e ndihmon atë në përpjekjet e veta dhe ai shton vendosmërinë në rrugën drejt realizimit të aspirates së tij të vërtetë.Edhe nëse gjatë rrugës atë e bllokon ndonjë pengesë,ai nuk shqetësohet,sepse e di që nuk do të fajësohet për këtë,prandaj kjo nuk do të ndikojë në atë çka ai synon.Kam pare se një njeri i tillë është i lumtur në çdo rrethanë:edhe kurr dikush kërkojë ti bëjë keq,edhe kurr i ndodhë ndonjë fatkeqësi apo edhe kurr sfilitetnë rrugën që ka nisur,Pra,ai jeton në një gjendje lumturie të vazhdueshme,ndërsa të tjerët jetojnë vazhdimisht në të kundërtën e kësaj gjendjeje.
Kësisoj duhet të kuptohet se i vetmi qëllim për të cilin duhet bërë përpjekje,është puna për hir të Allahut të Lartëmadhëruar;çdo gjë tjetër përtej këtyre është humbje dhe absurditet.
Mos I harxho fuqitë e tua,përveçse për një kauzë më të lartë se vetvetja.Një kauzë e tillë gjendet vetëm tek i Plotfuqishmi,Allahu vetë,si p.sh:predikimi i së vërtetës,mbrojtja e nderit dhe e grave të familjes,kundërshtimi i poshtërimit që nuk ta ka bërë detyrim Krijuesi yt i Lartësuar,ndihma për të shtypurit etj.Ai që i shpenzon energjitë e veta për gjëra të kota të kësaj jete është si ai që këmben smeraldet me guriçka.
Nuk ka fisnikëri te dikush që nuk ka fe.
I mençuri është ai që për shpirtin e vet nuk sheh tjetër çmim përveç Parajsës.
Djalli ngre kurthe edhe nëpërmjet njenjës së fajita që shkakton shtirja.Kështu,ndodh që shumëkush ta frenojë vetveten nga kryerja e ndonjë vepre të mire nga frika se mos të tjerët do të kujtojnë se ai e bën këtë për tu dukur.



