Me të vërtetë kjo është jeta yte

 Koha e pasurisë së muslimanit në këtë botë është koha e cila është lënda e kësaj jete. E kush e përdorë dhe shfrytëzon për hajr, lumtë për të, e kush e humbë kot e kot me të vërtetë jo kohë nuk kthehet më kurrë.

 

Koha është më e vlefshme dhe më e shtrenjtë se sa pasuria… a e ke pare nëse ndonjë nevojtrar do të kishe dhënë tërë pasurinë e tij vetëm që ta shtojë një ditë të vetme të jetës së tij, a ka mundësi që këtë ta arrijë dhe ta shtojë jetën e tij?! Assesi dhe njëmijë here assesi! Mirëpo për çudi kur shohim se këtë kohë të shtrenjtë dhe të vlefshme e humbën kot e kot…nëse e shohim një njeri i cili disa para  i hudhë në zjarr dhe i djeg nuk do të dyshojë askush në mendjelehtësinë dhe budallallëkun e këtij, e çka mendon për atë që e djeg dhe e kalon dhuntinë që është dhe më e madhe se dhuntia e pasurisë?!

Me të vërtetë besimtari arrin në Ahiher nëpërmjet miinutave dhe momenteve të jetës së tij, e për këtë ai është i kujdësshëm në ruajtjen e saj…. i kujdesshëm që të mos i kaloj asnjë minutë e vetme kot e kot.

Ibën Mes`udi , radijallahu anhu, ka thënë:

“Nuk jam penduar asnjëherë për diçka në perëndimin e diellit, përveç kur kam mangësuar nga shpërblimin dhe nuk kam shtuar në të veprat e mia”.

Serij ibën el-Muflis, rahimehullah, ka thënë:
“Nëse je mërzitur (brengosur) për diçka që ta zvogëlon pasurinë tënde, qaj për atë që ta zvogëlon jetën tënde”.

Ka thënë Hasani: Kam takuar një popull, e prej tyre kishte që është më koprrac nda jetës së tyre se sa ndaj dirhermve të tyre”.

O vëlla i dashur!

Mendo për hadithin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, që e transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se ka thënë:

“Kanë qënë dy njerëz që janë sprovuar me… e kishin pranuar Islamin pranë Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, e njëri prej tyre ka rënë shehih, ndërsa tjetri pas një viti. Talha ibën Ubejdullah ka thënë:  E kam pare (në ender) se ai i vonuari ka hyrë në Xhenet pas shehidt. U habita me këtë. Kur gdhiva ia rrëfeva Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, dhe pastaj tha i Dërguari, salall-llahu alejhi ve selem: A nuk ka agjëruar pas tij Ramazaninm, e ka falur gashtë mijë rekate kështu dhe kështu rekate një viti…”.
Transmeton Ahmedi, ndërsa shejh Albani e ka bërë sahih në “Sahih et-Tegrib”. Nr.368

Abdulmelik El-Kasim

Teuhid.net

Hits: 438
Comments (1)Add Comment
...
written by abdurr-rrahman, November 06, 2010
selamu alejkum Allahu ju shperbleft pere kete teme te mir por spo e kuptoj shka ka desht me than me hadithin ai i vonuari ka hyr ne xhenne para atij qe ka ra shehid apo mas ..... me mujt me e spjegu ma mir ket allahu ju shperbleft selamua alejkum

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy