Afërdita ishte ulur në plazh çastet kur motra e saj kërkonte nga ajo ta shoqëron për një shëtitje me të, por ajo refuzoi dhe përsëri u kthye të lundrojë në ujërat e meditimit dhe errësirës e hutesës, diçka që e privonte nga lumturia dhe gëzimi i jetës, ajo ishte e fundosur në këto mendimi mu ashtu siç fëmija fundoset në thellësinë e detit, vetëm që fëmija mund të klithë dhe të kërkon ndihmë dhe vijnë për ta shpëtuar, ndërsa ajo nuk mund të klithë e as të kërkojë ndihmë.
Filloi t’i fletë vetvetes, ah! Sa ndjej keqardhje për vetën time, sa ka vuajtur dhe sa është regjur duke qenë në pranverën e jetës time, akoma si ka kaluar të tetëmbëdhjetat, sa duroi dhe ende është në fillim të jetës.
E gjithë kjo për shkak të asaj, po, e gjithë kjo për shkak të Valbonës...ajo ishte e cila ma zbukuroi këtë rrugë, ajo ishte e cila me shtiu që ta njoh atë person...jo, shkaktare është nëna ime, po, nëna nuk më kontrolloi si duhet, më la të lirë për të bërë atë çfarë dua derisa gabova rrugën... Assesi, ai është shkaktar, ai është i cili më mashtroi me gënjeshtra dhe premtime boshe...Jo...Jo...Por unë isha, unë isha shkaktar, unë isha një e gjorë që u besova gënjeshtrave dhe premtimeve boshe të tij, unë isha një e çmendur që i besova atij...por nuk është faji im përse i besova, me të vërtet e pash si një djalosh prefekt i përkryer i cili do të më shoqëron në vetmi dhe do ti shton shije jetës time.
Vallë pse u largua pasi që e mori zemrën time? Më braktisi për një tjetër? Vazhdova të qaj një kohë të gjatë, derisa sa kaloi një pëllumb mbi mua dhe i ngrita sytë drejt qiellit.
Oh sa fatkeqësi, sa mjerim, kisha harruar se All-llahu është mbi ne, me dëgjon e më sheh. Tani pikëllohem për të kaluarën time të trishtuar!! Ashtu siç më ka shikuar dhe më ka dëgjuar në momentet kur unë u përgatitja dhe i llogarisja minutat për ta takuar atë dhe e prisja me padurim për ta shikuar, ishte durimtar ndaj meje dhe nuk zbriti dëmin, posedonte mundësi të ma merr shpirtin duke qenë me të, të vdesë si mëkatare.. Sa tragjedi dhe skandal i madh do të ishte në këtë botë e në botën tjetër.
Ah, çfarë kam bërë unë!? Tradhtova besimin e prindërve, të cilët shpresonin tek unë shumë ndërsa unë i tradhtova për shkak një të riu të parëndësishëm, tradhtova mësuesit dhe shoqet në studimet e mia, për shkak të neglizhencës që kisha në mësime për shkak të tij, dhe më shumë se këto të gjitha, dështova në të adhuruarit e All-llahut. Vallë si do të jetë fati dhe pozicionet e mia para All-llahut të Lartësuar??
Ah sa shumë netë kam kaluar duke qarë natën për të, në vend që të qajë nga frika e All-llahut.
Sa orë të tëra kam kaluar duke menduar për të, në vend të preokupimit tim në adhurimin e All-llahut të Madhëruar.
O Zo! Të lutëm më fal mua dhe shlyeji gjynahet e mia, ngaqë unë isha e dobët. O All-llah! Jam penduar tek ty dhe vendosa të kthehem tek ti o Mëshirues dhe Gjithëfalës.
Të falënderoj o All-llah i Gjithëfuqishëm që me ke afatizuar të jetoj deri në këto momente.
Futi dorën në xhep dhe nxori mobilin dhe filloi të shikon në fotot e saj, i shikoi një kohë të gjatë por jo me një shikim pëlqime e mbresëlënës, por i shikonte fotot me urrejtje dhe keqardhje. Filloi ta pyes vetveten.
Si besove se dashuria e vërtet mund të vjen në këtë mënyrë?
Si shpresoje të vazhdoje një jetë të begatshme dhe e mbushur plotë me hare, ndërsa fillimi është i gabuar?
Si mendoje se kjo është rruga e lumturisë dhe gëzimit?
U ndal nga të menduarit dhe pëshpëriti... dikush si ky nuk meriton të mendojë as një sekondë nga jeta ime.. i fshiu fotot dhe gjithë që kishte lidhje me të, e menjëherë ndjeu një rahati dhe qetësi të plotë.
Falënderimi të takon ty o All-llah...më falë mua dhe mi shlyej mëkatet...O All-llah sa i Mëshirshëm dhe Bujar që je...Më afatizove dhe durove ndaj meje ndërsa unë Të hidhëroja...më begato me mëshirë dhe falje ngase unë jam kthyer tek Ti...
Iu mbushën sytë me lot, nuk ishin lot pikëllimi dhe as dhimbje, por ishin lot rehatie dhe qetësie.. që e pastronin zemrën e saj nga pikëllimi dhe dhimbjet e vjetra, zemra e saj tani ka një impuls të fshehtë të një dashurie të re ndaj All-llahut dhe në brendësinë e saj bënë një jehon duke thirrur: “Do të filloj prej fillimit!”.
Përktheu: Abdyl FUGA
Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET



