Islami është zgjedhja jonë

EBU AJAN

Kur Islami shpreh interesim për rininë në realizimin e qëllimeve reformuese të tij, këtë nuk e bën për shkak se ajo është gjeneratë që përmban vetëm cilësi  dhe karakteristika aksiomatike, por, para së gjithash , Islami dëshiron misionin  e tij dhe veprimin sipas parimeve të tij, gjegjësisht ajo të bëhet gjeneratë muslimane, ngadhënjimtare dhe jo degjeneruese.

Mjerisht, shoqëria në të cilën jetojmë dhe veprojmë, jo vetëm në trojet tona, por kudo nëpër botë, është duke përjetuar epokën e tmerrit, i cili tmerr ka rezultuar si pasoje e mungesës së qeverisjes së popullit me Sheriat.

Islami po luftohet në çdo fushë të jetës, nëpërmes fuqive të sherrit të rekrutuara nga Iblisi mallkimi i Allahut të Lartësuar qoftë mbi të.

Për fat të keq, jemi dëshmitarë të asaj që shoqëritë në përgjithësi  paraqesin terrene të përgatitura (degjeneruara) nga shumë armiq të Islamit apo thënë ndryshe nga shumë koka ateiste, të cilët njëmend, me veprimet e tyre kanë bërë që në gjithë rruzullin tokësor të pengohet dhe izolohet sundimi i së drejtës, asaj të vërtetës, kështu gjithnjë e më shumë duke rrezikuar sundimin Islam, respektivisht lëvizjen Islame.

Shoqëria islame në përgjithësi ka arritur deri në atë nivel saqë nuk posedon informata të hollësishme thelbësore rreth Islamit, dispozitave të sheriatit Islam, qëndrimin e sheriatit ndaj ligjeve të fabrikuara në tokë, dhe një shoqëri e këtillë sigurisht që shumë lehtë mund të manipulohet dhe eksperimentohet. Kjo i ngjanë trupit të pashpirt i cili përdoret në institutet shëndetësore për qëllime studimi, një trup i tillë ka mundësi të rezistoj? Jo, assesi! Vallë si ka mundësi që një qytetarë t’i rezistojë koncepteve dhe vlerave perëndimore, të cilat me të madhe lancohen në shoqëri, pa pasur njohuri paraprake mbi këta koncepte dhe vlera të huaja, realiteti i të cilëve mund të kuptohet vetëm nëse i referohemi Kuranit dhe Sunetit.

Vallë si ka mundësi një shoqëri e “vdekur” t’i kundërvihet armës së armikut, pra DEMOKRACISË, e cila është më “vdekjeprurëse” se armët e rëndomta , ngase “vret” mendjen dhe zemrën..

Andaj armiqtë e Allahut të Lartësuar, e kanë shfrytëzuar këtë  zbrazëtirë, mundësi, hapësirë  për të infiltruar ideologjitë e tyre famëkeqe, kështu gjithnjë duke iniciuar procese negative në shoqëri, si mobilizimi i kuadrove për zhvillim të demokracisë, e cila në bërthamë është në kundërshtim të plotë me Islamin.

Një qytetarë demokrat i cili sadopak ka njohuri rreth demokracisë, shumë shpejtë dhe lehtë  mund të inspektojë dhe detektojë kundërthëniet, defektet, dhe mangësitë e këtij sistemi bërllok (demokracisë), të shpikur nga armiqtë e Islamit, këtë e përmenda sa për ilustrim duke u orvatur  për t’i ofruar lexuesit një fotografi sa më të qartë dhe sa më objektive, rreth asaj se a është e nevojshme dhe e rëndësishme që muslimanët të merren me kërkimin e diturisë thelbësore rreth fesë së tyre. Sikur muslimanët të ishin më të vetëdijesuar dhe më të ngritur në këtë aspekt, jo që do të mundoheshin t’i detektonin defektet e sistemeve jashtë Islamit, por në pikënisje do t’i refuzonin dhe do t’i hidhnin poshtë, dhe kështu shumë shpejt do të demaskoheshin figurat e errëta  të cilët drejtpërsëdrejti janë të kyçur në proceset dhe rolet  për devijimin e shoqërisë Islame, si dhe njëkohësisht do të u vështirësoheshe dukshëm rruga antiislamistëve ,  do të u ngushtoheshe hapësira për t’i realizuar qëllimet e tyre të errëta, të cilët sdomend se gjithnjë në fokus kanë luftimin e Islamit dhe muslimanëve.

Nga ky këndvështrim, mund të theksohet se është nevoje e kohës dhe njëherit obligim i yni që këto terrene (shoqëri të degjeneruara) të sendërtohen me këshilla, veprime, aksione, përgjegjësi, ku vend të posaçëm do të kishte zënë thirrja ne islam me urtësi dhe butësi, e cila do të bënte ndryshime të mëdha rrënjësore në një shoqëri të tillë.

Cilat do të ishin premisat për një shoqëri Islame?

Që thirrja të jetë e frytshme,  duhet që të veprohet në vazhdimësi në shoqëri, dhe duhet të ketë të ngërthyer  në kulturën e saj idealet dhe vlerat e Islamit.

Mjafton të shohësh frymën jo islame që mbizotëron në përgjithësi në shoqërinë tonë dhe e kupton që Islami akoma nuk i ka ngulur rrënjët ashtu siç duhet. Në një kohë që Islami kërkon qytetarë që të mendojnë dhe të kërkojnë që çdo zgjidhje duhet të dalë brenda parametrave të Islamit dhe procedurave Islame. Në shoqëri shumë të rrallë janë ata që e mendojnë një gjë të tillë. Kjo mungesë e Islamit brenda kulturës së shoqërisë sonë mendoj se nuk vjen vetëm si rrjedhim i së trashëguarës, por dhe si rrjedhim i një mungese të vëmendjes sot.

Kultura e shoqërisë tonë ka nevojë për një vëmendje më të madhe. Por, kjo vëmendje nuk duhet kërkuar thjesht te institucionet demokratike, te shteti apo te qeveria, por edhe tek shumë organizata e shoqata të ndryshme laike, që veprojnë në vendin tonë, e sidomos tek ato shoqata e organizata të cilat merren më drejtpërdrejt me demokracinë, por duhet kërkuar ne Islam.

Mendoj përsëri që shoqëria në të cilën jetojmë ka shanse të mira për ta zhvilluar dhe forcuar më tej Islamin. Për këtë do të ishte e nevojshme thjesht një vëmendje më e madhe dhe një angazhim më i drejtpërdrejtë i të gjithë faktorëve që luajnë rol të rëndësishëm në procesin e Islamizimit të shoqërisë, respektivisht në procesin e  sundimit të së drejtës.

E pra ne duhet unanimisht të pohojmë: çdo veprim i joni duhet të jetë në përputhje me parimet Islame,  të shtrenjtën formë që duhet të qeverisë jo vetëm popullin, por  te qeveris dhe shpirtin e çdo njeriu, ku çdo e drejtë dhe liri e vërtet,  në Islam duhet të bazohet.

I gjithë ky grumbull kaotik fenomenesh, që ndërveprojnë dhe kundërshtohen pa u vënë re prej askujt, të bën të mendosh se shoqëria ka nevojë për ndryshëm thelbësor, për rilindje. Të rilindi nën një vullnet të përgjithshëm që i kundërvihet çdo lloj forme antiislame. Kjo nevojë është jetësore sepse në të bazohen vlerat më të larta Islame, duke respektuar ligjin e Allahut të Lartësuar.

Ka ardhur koha që qeveritë laike (demokratike,sekulariste…) të demaskohen pa asnjë hezitim. Islamizmi i shoqërisë nuk mund të arrihet  pa një angazhim aktiv të qytetarëve në këtë proces. Ngjarjet e fundit në Siri,Tunizi, Libi, Egjipt, Jordani dhe Jemen kanë treguar në mënyrë bindëse fytyrën e vërtetë  të regjimeve laike dhe te korruptuara nga njëra anë, dhe potencialin e përbashkët gjigant si rezultat i unifikimit dhe homogjenizimit  të forcave të qytetarëve kundruall padrejtësisë, nga ana tjetër.
Brezi i ri duhet urgjentisht të refuzojnë të ndjekin leksionet e përgatitura nga kuzhinat antiislame.

Ata duhet ta ushqejnë mendjen dhe shpirtin e tyre me literaturë të shëndoshë Islame, e cila sdomend se hap sytë e zemrës dhe të ballit, kështu duke ua mundësuar që gjërat  (këtu kemi parasysh dukuritë, fenomenet, ndodhitë e ndryshme në përditshmëri) të perceptohen dhe të vështrohen nga këndi i së reales dhe njëkohësisht kështu duke krijuar një barrierë të qëndrueshme mes tyre dhe elitës djallëzore (propagandat e ndryshme antiislame, spekulimet mediatike...).

Promovimi i kulturës Islame në shoqërinë tonë, punë intensive e thirrësve, aktivitete të ndryshme duke stimuluar procese pozitive në shoqëri mund të kishin qenë një mënyrë e mirë për të ndihmuar  Islamizimin e shoqërisë.

Pra, duke u bazuar në faktin se jetojmë dhe veprojmë në një kohë, shoqëri, ku të keqes i bëhet vend, ndërsa të mirës i përgatiten kurthe (të keqes i thonë të mire, kurse të mirës e keqe), na nxit që të mendojmë dhe gjykojmë, respektivisht ti japim drite jeshile parimeve Islame, sot ose kurrë. Por parashtrohet pyetja:  Sa neve jemi të gatshëm?

Dhe se, a ka kush që do të mund ti përmbahet këtyre parimeve, të jetë besnik dhe sa janë mundësitë për të përgatitur binar, fushë terren për të vepruar, me qëllim që këto parime apo misioni Islam  në përgjithësi t’i  hapë dhe zgjeroj krahët e efektivitetit?

Unë them PO. Ajo është rinia!

Perse rinia?

Perse përqendrimi gjithmonë në rininë?

Kur Islami shpreh interesim për rininë në realizimin e qëllimeve reformuese të tij, këtë nuk e bën për shkak se ajo është gjeneratë që përmban vetëm cilësi  dhe karakteristika aksiomatike, por, para së gjithash , Islami dëshiron misionin  e tij dhe veprimin sipas parimeve të tij, gjegjësisht ajo të bëhet gjeneratë muslimane, ngadhënjimtare dhe jo degjeneruese.

Është e vërtet se mosha rinore është moshë kur mendimet janë të thuktë, gjaku është i nxehtë  dhe shpresat janë të shumta, ajo është moshë e dhënies, shpenzimit dhe sakrifikimit, si dhe moshë e pranimit, impresionit dhe emocionit.

Fatkeqësisht sot realiteti është i hidhur, shoqëritë njerëzore sot janë përplot rini, por ajo rini është e padobishme, e humbur dhe e degjeneruar.

E degjeneruar! Sa fjalë e hidhur, por ja që prezanton punën  e ”palodhur” të partive të djallit të cilët natë e ditë veprojnë që shoqëria rinore  të mos ngrejë kokë, kanë shkuar aq larg, saqë rinia  ka humbur personalitetin e saj, andaj i imiton të tjerët. Ajo është rini të cilën e rekrutojnë fuqitë e sherrit e të errësirës e të cilën e organizojnë partitë e kufrit dhe te djallit! I gjithë ky sukses falë koprracisë, dorës së shtrëngatë  dhe dembellëkut të shoqërisë Islame.

Ku është zgjidhja?

Që këtu, lind nevoja për Islam, përqafim dhe zbatim të tij. Rinia vetëm me Islam është diçka, ndërsa pa të nuk është asgjë, rinia me Islam është dhënie, mirësi dhe përparim, kurse pa të  është humbje dhe bela.

Rinia është fuqi, të cilën Islami e shfrytëzon për ndërtimin e  tokës, pastrimin e saj nga çdo e keqe, mënjanimin, pengimin dhe izolimin e të panevojshmes, çrrënjosjen e ligjeve të injorancës dhe implementimin e sheriatit të Allahut të Lartësuar në tokë, marrjen e udhëheqjes së  ummetit nga duart, mendimet, dispozitat dhe morali  i injorancës dhe kalimi i saj në duart, mendimet, ligjet dhe në moralin Islam.

Përgatiti për publikim: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 453
Comments (1)Add Comment
...
written by muslimanja...., February 19, 2012
Allahu xh.sh e shperbleft staffin teuhid.net
per tekstin skam koment realitet esht se ne duhet te koncentrohemi ne rinin se ajo me te vertet eshte ardhmeria jon inshallah Allahu xh.sh na mundeson qe rinija jon te vetedisohet dhe ti shmanget gjdo sistem tjeter ..

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy