Dashuria ndaj dynjasë, nëna e çdo të keqeje

Iben Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ne librin e tij  El-Fauaid thotë:
Tek çdo kush prej dijetarëve të cilët ka ndikuar dynjaja dhe e kanë dëshiruar atë, vetëm se kanë thënë për Allahun fjalë të pavërteta në fetvatë dhe gjykimet e tyre, ngaqë shumica e vendimeve dhe gjykimeve të Allahut të Lartësuar janë në kundërshtim me qëllimet, objektivat dhe pasionet e njerëzve, e posaçërisht me ata që posedojnë poste të larta dhe të cilët i pasojnë epshet, sepse nuk plotësohen dëshirat e tyre veçse duke kundërshtuar dhe refuzuar të vërtetën.

Në qoftë se dijetari dhe udhëheqësi  të cilët dëshirojnë postet për të qenë të ngritur dhe i pasojnë epshet nuk ju mundësohet kjo përpos duke kundërshtuar te vërtetën, e sidomos kur i vjen atyre ndonjë dyshim i cili pajtohet me dëshirat e tij, atëherë ngadhënjen epshi dhe e kota ndërsa pëson e vërteta.  Ju bëhet e paqartë e vërteta edhe pse e ajo është e qartë, nuk ka dyshim se ata të cilët e kundërshtojnë të vërtetën çdo herë thonë kemi zgjidhje dhe ajo është pendimi,  për të tillët Allahu thotë në Kuran: “E pas tyre erdhi brezi që e trashëgojnë librin, këta marrin mjete të pavlera të kësaj bote (lakmues të cilët nuk dallonin të mirën apo të keqen ) e thoshin: dot na behet falje”.

Allahu i Lasrtësuar na ka treguar se këta kapen për një çmim shumë të ulët dhe pretendojnë se  do t’u falet kjo atyre. E sikur të gjenin diçka edhe shumë më të ulët do ta merrnin. E ata ngurojnë në te. 

Dhe kjo është ajo që i  bën ata të thonë për Allahun fjalë të pavërteta. Duke thënë se ky është gjykimi i Tij dhe feja e Tij dhe sheriati i Tij  ,dhe ata e dinë se feja dhe sheriati i Tij janë në kundërshtim më atë që e thonë, apo ata nuk e din fenë e Tij e as sheriatin e Tij. E nga njëherë thonë për Allahun atë që nuk e din, e nga njëherë thonë atë që e kundërshton fenë dhe sheriatin e tij ,  vetëm e vetëm për ti plotësuar dëshirat e tyre.

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 181
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy