Hasan el-Basriu i ka këshilluar disa prej studentëve të tij, duke i qortuar që ti shmangen krenarisë dhe vetpëlqimit. Ai tha:
Mos e mashtroni veten e të jeni shumë krenar, ngase jeni në një mjedis të mirë apo të drejtë, sepse nuk ka vend më të mirë se Xhenneti, dhe babai ynë Ademi, alejhi selam, është sprovuar siç është e njohur për të gjithë.
Mos u bëni krenar thjeshtë se bëni shumë ibadet, sepse përkujtoni çfarë i ka ndodhur Iblisit (Shejtanit), pasi e kaloi një pjesë të madhe të kohës në adhurim.
Mos e mendoni veten për të madh sepse jeni takuar me njerëz të drejtë, sepse nuk ka njeri më të drejtë se Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve Selem, por jobesimtarët dhe hipokritët nuk kanë përfituar prej faktit se e kanë njohur atë.
Hasan El-Basriu!
Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET



