Dhe kështu ai u largua në errësirën e natës
Ndërsa hëna dhe yjet dëshmuan largimin e tij
Duke më lënë mua të vetme për hir të Allahut (subhannehu ue teala)
Për t’u dal në ndihme të dobëtëve dhe të shtypurve
Qëndroj e vetmuar në këtë natë të errët
Hëna dhe yjet më vështrojnë
Ndërsa unë kujtoj ditët tona të fundit
Ditët, kur më la për hir të Allahut (subhannehu ue teala)
Ditën, të cilën asnjëherë nuk mund ta harroj
Duke më shikuar në sy
Pëshpëriti…
Ndoshta më kur nuk do të shihemi
Të porosis të jesh e durueshme, e dashura ime
InshaAllah takohemi në Xhenet
Përderisa lotët vërshonin sytë e mi
Ja ktheva:
Shko, I dashuri im!
Dhe mos u kthe mbrapa….
Shko në emër të Allahut! (subhannehu ue teala)
Dhe lufto derisa të biesh shehid
Ose derisa fitorja të jetë në anën tonë
Mi fshiu lotët…
Mos u pikëllo, princesha ime
Mos e humb shpresën në Mëshirën e Allahut (subhannehu ue teala)
Sepse nëse Ai donë, shumë shpejt do të takohemi inshaAllah….
Dhe pastaj shkoi…
Në atë natë
Ndërsa hëna dhe yjet
Dëshmuan largimin e tij
Duke më lënë mua të vetmuar për hir të Allahut (subhannehu ue teala)
Për të mbrojtur të dobëtit dhe të shtypurit
Duke kërkuar kënaqësinë e Allahut (subhannehu ue teal
Duke luftuar si luan,
Duke mos ia kthyer shpinën armikut
Kur papritmas,
Plumbi e godet atë
Drejt në gjoksin e tij!
Allahu Ekber!
Derisa lëshon frymëmarrjen e fundit
U thotë bashkëluftarëve të tij
Dërgoni selam bashkëshortes time
Dhe pastaj u buzëqesh kur e pa vendin e tij në Xhenet
Ne Firdeusin më të Lartë
Ku vëllezërit e tij të rënë shehid e presin
Duke pritur për t’u takuar me ta
Mbaj frymën time…
Mundohem të mos qaj
Dhe m’u kujtuan fjalët e tij
Mos e humb shpresën në Mëshirën e Allahut (subhannehu ue teala)
Përktheu dhe përshtati: Ebu Ajan
www.teuhid.net


