Përse njerëzit vazhdojnë ta besojnë të kotën edhe pasi të ballafaqohen me të vërtetën?

Është mendim i gabuar se nëse sfidohen besimet (idetë, mendimet, qëndrimet etj.) e dikujt me fakte, ai i ndryshon ato dhe i instalon informatat e reja në mendimet e veta.Sepse e vërteta tregon se, kur bindjet (idetë, mendimet, qëndrimet etj) më të thella të ndonjërit sfidohen me fakte kundërshtuese, besimet e tija bëhen më të forta.
Nëse punon në ndonjë medium lajmesh dhe dëshiron ta mbash autoritetin për besueshmëri, publiko përmirësimet pas gabimeve. 

 
Për shumicën e çështjeve kjo shkon lehtë, por ajo që shumica e medieve nuk e kuptojnë është se përmirësimi mundet t’i largojë lexuesit nga faktet, nëse çështja për të cilën diskutohet është e ndjeshme (afër zemrës).

Është kryer një studim ku studiuesit hartuan artikuj të rrejshëm lajmesh për çështje të polarizuara politike. Artikujt u shkruan në atë mënyrë që e vërtetonin ndonjë ide të gabuar për çështje të caktuara në politikën Amerikane.
Pasi që personi ta përfundonte leximin e artikullit të rrejshëm, studiuesi ia jepte për lexim artikullin e vërtetë, i cili artikull e përmirësonte atë të parin. P.sh njëri artikull sugjeronte se Amerikanët i gjetën armët e shkatërrimit në masë në Irak. Kurse artikulli tjetër me radhë tregonte se Amerikanët kurrë nuk i gjetën ato armë, e cila gjë është e vërtetë.

Ata persona që e kundërshtonin luftën ose që kishin anime të forta liberale, kishin tendencë të mospajtimit me artikullin e parë, por të pranimit të artikullit të dytë.
Dhe e kundërta, ata që e përkrahnin luftën ose që anonin kah kampi konservativ, kishin tendencë të pajtimit me artikullin e parë dhe mospajtim të fortë me artikullin e dytë.
Këto reagime nuk guxojnë t’ju habisin.

Ajo që të bën të mendohesh është reagimi i konservativëve në lidhje me përmirësimet në artikullin e dytë.  
Pasi që e lexuan artikullin në të cilin thuhej se s’kishte armë të shkatërrimit në masë, ata thanë se tani ndjeheshin më të sigurt se më përpara, se ka pasur asi lloj armësh në Irak dhe se besimet e tyre fillestare kishin qenë të sakta.

Eksperimentet vazhduan me tema tjera si p.sh tatimet, dhe u pa se përmirësimet e artikujve prodhonin rritje të besimeve të gabuara nëse ato përmirësime i kundërshtonin ideologjitë e pjesëmarrësve të eksperimentit. E njëjta ndodhte edhe me pjesëmarrësit që kishin besime të kundërta, pra vërehet efekti bumerang nga ai që pritej.

Shpjegimi i paqartësisë: nëse ndonjë informatë shtohet në memorie, personi e mbron atë informatë nga dëmtimi, kjo bëhet në mënyrë të pavetëdijshme (instinktive, automatike) nëse ajo ballafaqohet me informatë tjetër të papajtueshme (jo të përputhshme). Gjatë kërkimit të informatës nga ana e personit, vërtetimi i animit (kur anon kah një mendim, ide etj.) është mburojë për personin, kurse efekti bumerang e mbron kur informata e kërkon personin, nëse informata tenton t’ia errësojë mendjen. Kështu ndodhin oscilime andej-këndej me informata që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, prandaj personi vendos të mbahet fortë për besimet e vjetra, në vend që t’i vendojë ato në pikëpyetje. Pra, siç shihet personi nuk mund ta durojë tollovinë e mendimeve dhe informatave dhe nuk di si t’ua gjejë vendin e duhur, nuk di si t’i organizojë informatat prandaj thotë me vete: lëre krejt këtë rrëmujë për ndonjë rast tjetër. Ashtu që vendos të mbetet te besimet e vjetra të cilat i konsideron si më të sigurta dhe të provuara në praktikë. Paramendo nëse dikush mundohet ta korrigjojë këtë person duke tentuar t’ia tregojë besimet e tija të gabuara, kjo e prodhon efektin bumerang, bile duke i forcuar besimet e vjetra edhe më tepër. Me kalimin e kohës, ky efekt e bën personin më pak skeptik për ato çështje të cilat ia mundësojnë të vazhdojë edhe më tutje duke i konsideruar besimet dhe qëndrimet e tija si të vërteta apo të sakta.

Gjithashtu shpesh përhapen disa tregime të imagjinuara (p.sh Hazreti Rabija etj) që s’kanë asnjë bazë, mirëpo njerëzit i pranojnë dhe i përhapin në popullatë. Psikologët i konsiderojnë këto ngjarje si gjëra që njerëzit dëshirojnë t’i dëgjojnë, ngjarje që i vërtetojnë besimet e njerëzve dhe u japin leje që të vazhdojnë të jetojnë me ato dëshira (emocione, ndjenja) të cilat tashmë i kanë brenda në vete. Nëse p.sh ngjarja e Hazreti Rabijes e vërteton besimin tënd, ti e pranon si të tillë dhe e vazhdon jetën pa tronditje të besimit, pa e vënë në pikëpyetje besimin tënd, d.m.th alarmi nuk aktivizohet.
Gjithashtu nëse paraqitet një film dokumentar i argumentuar për ndonjë çështje të rëndësishme, prite dokumentarin tjetër me argumentim të kundërt dhe ja tek e ke efektin baras peshues.  

Paramendoni tani se si mund të shfrytëzohen komentet e njerëzve në Facebook. Duke i parë preferencat e tyre bëhet e lehtë të lasosh ndonjë ngjarje imagjinare, duke e ditur se një përqindje e madhe do ta pranojnë me gjithë dëshirë. Pastaj del dikush dhe e tregon të vërtetën…dhe fillon efekti bumerang, kështu që opinionet mbeten të ndara, dhe ja tek e ke një përçarje.

Ja edhe një shembull: në Prill 2011 administrata Amerikane e bëri publike certifikatën e lindjes së Obamës që të tregojë se ai nuk është Musliman dhe se e ka shtetësinë Amerikane etj; por kundërshtarët e tij që e besojnë të kundërtën dolën me informata tjera në Internet dhe filluan të tallen. Pra, edhe këtu u vërtetua efekti.
Gjithashtu një ndër përfundimet e studimeve është se, nëse tenton që nëpërmjet Internetit, me këmbëngulje t’i ofrosh palës tjetër argumente, tekste, ueb-faqe, linçe etj. s’do kesh aq sukses. Paramendo se si ndjehesh dhe çka ndodh me ty kur pala tjetër në Internet mundohet të të bindë në pikëpamjet e veta duke të ofruar tekste, ueb-faqe, fetva dijetarësh etj.
Ja edhe një shembull: në mëngjes e mat peshën mbi kandar dhe nëse nuk të konvenon numri i kilogramëve, ti zbret poshtë dhe pastaj hipë edhe njëherë se ndoshta kandari është ngatërruar etj, por kur të konvenon numri i peshës ti vazhdon dhe nuk hipë për së dyti që ta bësh vërtetimin. Pra, menjëherë dhe në mënyrë jo kritike e pranojmë informatën që na pëlqen. Dhe nëse njëherë e kemi pranuar një opinion, ky i tërheq kah vetja, të gjitha informatat tjera me qëllim të përkrahjes dhe pajtimit me të. Kjo d.m.th se duhet të gjendet informata qendrore rreth së cilës rrotullohen të tjerat. Por ajo është shumë e mbrojtur. Natyrisht se ka edhe metoda për ndryshimin e qëndrimeve (mendimeve, ideve), por kjo do të sqarohet një here tjetër.

Teuhid.net

www.teuhid.net

Hits: 107
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy