Dobi të shkurta:
Meditova gjendjen e nacionaliteteve dhe popujve të devijuar ...
Meditova gjendjen e degjenerimit, shqetësimit, frikës … të cilën e jetojnë ...
Meditova gjendjen e rënies së moralit dhe fesë me hov të madh ...
Meditova gjendjen e copëtimit që e ka kapluar jetën e tyre shoqërore ...
Meditova për dashurinë e tyre, për ikjen e tyre në botën e harresës nëpërmjet dëfrimeve dhe argëtimeve ... duke përdorur lëndë narkotike dhe dehëse ...
Meditova në mungesën e drejtësisë, meditova në padrejtësinë e furishme nëpër qytete ... dhe kulminacioni i të gjithave... e cila bëhet haptazi... meditova në skllavërimin e njerëzve ndaj ligjeve të tyre!
Meditova në gjendjet të cilat dominojnë në këto vende dhe popuj… dhe e kuptova se e ardhmja i takon kësaj feje, qoftë edhe nëse pas një kohe!
E kuptova se fitorja i takon kësaj feje pavarësisht zgjerimit të kufrit dhe shirkut!
E kuptova se mëngjesi i së vërtetës patjetër do të agojë dhe do të udhëheq vendet, shtetet dhe qytetet … qoftë edhe nëse pas një kohe ... dhe kjo për All-llahun nuk është e rëndë…
Ka thënë i Dërguari i All-llahut alejhi selam: “All-llahu ma ka mbledhur të gjithë tokën, dhe e pashë perëndimin dhe lindjen e saj, dhe se ummeti im do të arrijë pushtetin aq sa mu është dhënë të shohë prej saj”.
Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut alejhi selam: “Do të kaploj kjo çështje (islami) atë që ka kapluar dita dhe nata. All-llahu nuk do të lejë shtëpi prej qerpiçi e as shtëpi prej tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në te këtë fe, me krenarin e krenarit ose me mposhtjen e të mposhturit, krenari me të cilën ngrit All-llahu Islamin dhe mposhtje me të cilën mposht All-llahu kufrin”.
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Qëndrim JASHARI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



