Dobi të shkurta:
Shkatërrimi është i lehtë, të gjithë e përsosin atë, ndërsa ndërtimi është i rëndë, askush nuk e shikon me kujdes atë përpos mjeshtërve të specializuar, të edukuar dhe të sinqertë...
Lehtë është ta prishësh veprën tënde dhe ta humbësh atë, edhe nëse është në madhësinë e kodrës, sepse kjo nuk të rëndon shumë, mjafton vetëm një fjalë apo të përmendurit të bujarisë apo krenarisë dhe ajo shembet...por vështirë është të fillosh ndërtimin e saj prej në fillim...
Lehtë është të bësh shkatërrime në tokë dhe të shpiesh veten në çrregullime dhe prishje, mirëpo vështirë është të përmirësosh atë që e kanë prishur të tjerët...
Lehtë është të ofendosh, mallkosh, të përbuzësh, të nënçmosh, kjo është gjuhë të cilën e përsosin shumica...dhe kjo është gjuha e të dështuarve ... ndërsa ta shpiesh veten në falje, edukatë, moral dhe butësi gjatë të shprehurit, kjo është e vështirë për ta përsosur, përveç njerëzve të edukuar...
Lehtë është të thuash se kjo apo ajo është gabim dhe se filani ka gabuar, mirëpo e vështirë është të vish me të vërtetën dhe argumentet të cilat janë bindëse për të tjerët dhe që arsyetojnë se ajo që ti ke sjellur është e vërtetë...
Lehtë është të thuash se kjo gjë nuk ka dobi apo nuk është e mirë, mirëpo vështirë është të vish me zëvendësin e saj dhe me më të mirë...
Lehtë është ta mallkosh errësirën një mijë herë, mirëpo është vështirë ta ndezësh një qiri që ta ndriçosh rrugën, qoftë edhe një herë të vetme...
Lehtë është të thuash, “Babi im ishte...”, mirëpo vështirë është të thuash: “Isha unë...”
Lehtë është të lexosh historinë dhe të shfletosh fletat, mirëpo është vështirë të shënosh historinë dhe të jesh ti pjesë e saj...
Lehtë është të bësh padrejtësi mbi të tjerët, të gjithë e përsosin atë, mirëpo është vështirë që të jesh i drejtë dhe i barabartë, i paanshëm...
Nuk është plotësim i drejtësisë të jesh i drejtë me atë që e do, sepse kjo zakon i të gjithë njerëzve është të jenë të drejtë me të dashurit e tyre, por plotësimi i drejtësisë është të jesh i paanshëm qoftë edhe me armikun tënd dhe urrejtësin tënd ashtu siç je me të dashurin...
Lehtë është të realizosh të drejtën tënde me armikun tënd, dhe të hakmerresh për veten tënde, por vështirë është armiku yt të merr të drejtën prej teje dhe ti japësh leje atij që të marrë të drejtën e tij.
Lehtë është ti shikosh të metat dhe gabimet e njerëzve, mirëpo vështirë është të shohësh gabimet e tua dhe të metat e tua, e sa të shumta që janë nëse vëzhgon mirë!
Lehtë është të ndezësh flakën ne gjoksat e vëllezërve dhe ti shpiesh ata në hidhërim, zemërim dhe bezdisje, por vështirë, shumë vështirë është të largosh urrejtjen dhe armiqësinë nga zemrat dhe gjoksat e tyre!
Lehtë është të frikësosh, por vështirë është të përgëzosh dhe të bashkosh mes shpirtrave dhe zemrave në mirësi...
Lehtë është të përçash, mirëpo vështirë është të afrosh dhe bashkosh zemrat...
Lehtë është ti shkaktosh humbje vëllezërve apo shokëve, ndoshta kjo nuk të kushton shumë, pos një fjale, apo disa fjalëve, por vështirë është të gjesh shok që e mban premtimin, tek i cili mund të mbështetesh gjatë sprovave, ta bezdisësh e mos të bezdis ai ty, që të gjesh një shok të këtij rangu, të duhen ndoshta edhe vite të tëra…
Lehtë është të hidhërohesh dhe të mos i vlerësosh aspak shkaqet, mirëpo vështirë është ta përmbash veten gjatë hidhërimit dhe të kesh kujdes që ky hidhërim të mos zgjas shumë si dhe të mos e teprosh në hakmarrje...
Lehtë është ta shpiesh veten në teprim dhe ekstremizëm, apo në neglizhencë, në lënie dhe thatësi (painteresim), që të gjithë e përsosin njërën apo tjetrën, sa të shumtë që janë ithtarët e që të dy llojeve, por vështirë është të shpiesh veten në mesatare dhe balancimin (të gjërave), pa anuar nga teprimi apo neglizhenca, sa të pakët që janë ithtarët e këtij lloji.
Lehtë është të urdhërosh dhe të thërrasësh për në diçka, por vështirë është që të urdhërohesh dhe ti bindesh asaj.
Lehtë është të lartësohesh me atë që ti nuk e ke dhënë, dhe të pretendosh për tënden për diçka që nuk e posedon, mirëpo vështirë është ta vërtetosh atë me të cilën lartësohesh.
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Qëndrim JASHARI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



