Shabiju radijAllahu anhu thotë: “Kush dëshiron të vërtetohet në kada le të merr mendimin e Omerit radijAllahu anhu”.
Muxhahidi radijAllahu anhu thotë: “Kur njerëzit të kenë polemikë shiqoni, si veproi Omeri radijAllahu anhu”.
Ibn Musejebi thotë: “Nuk di ndonjë më të dijshëm se Omer ibn Hattabi pas Pejgamberit salAllahu alejhi veselem”.
Ai tha: Abdullahu tha: “Njerëzit po të shkonin pas një lugine, ndërsa Omeri pas një tjetre, do të shkoja pas rrugës së Omerit”.
Disa nga tabiinët thanë: “Shkova tek Omeri dhe pash që fukahatë para tij janë si fëmijë, ai ishte shumë më i lartë në dituri dhe fikh”.
Muhamed ibn Xherir thotë: “Asnjëri nuk kishte pauses të njohur prej tyre që ia vërtetojnë fetvatë dhe medh’hebin sikur Ibn Mesudi, mirëpo ai largohej nga mendimi i tij përshkak mendimit të Omerit. Ai nuk e kundërshtonte në mendimet e tij, dhe kthehej nga mendimi i tij drejt mendimit të Omerit.
Shabiju tha: “Abdullahu nuk bënte kunut dhe tha: “Po të bënte Omeri kunut, do të bëja edhe unë”.
Ibn Kajjimi në librin e tij "I'laam ul Muwaki'in 'an Rabb il 'Aalamin"
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Përgatiti: Teuhid.NET



