Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, kërkojmë ndihmën dh falje e Tij, kërkojmë mbrojtje prej Allahut nga e keqja e shpirtrave tona dhe veprave tona të këqija. Kë e udhëzon Allahu kurrë nuk dot jetë i humbur dhe këdo që Allahu e lë të humbur, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmojë se nuk ka zot veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.
O ju që keni besuar kini frikë Allahun (duke vepruar atë që ka urdhëruar dhe duke u përmbajtur nga ajo që Ai ka ndaluar) me sinqeritet të vërtetë (nënshtrojuni Atij falënderoni Atë dhe përkujtoni Atë gjithnjë) dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë mysliman(si mysliman tërësisht të nënshtruar ndaj Allahut) (Ali Imran 102)
O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetëje (njeriu) dhe nga ai krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni,ruajeni farefisin se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju (An- Nisa 1)
O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani (gjithnjë) fjalë të drejta. (Ahzab 70)
Umer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) e pyeti Ubeje ibn Kaab (Allahu qoftë i kënaqur me të) çka do të thotë Takva? Ubeje ibn Kaab tha, O Emir i Muslimanëve, A keni ecur ndonjëherë në ndonjë fushë që ka shumë bimë gjembore (ferra)!? Umeri tha po, Ubeje ibn Kaab tha çka keni bërë? Umeri u përgjigj i kam ngrit rrobat dhe isha shumë i kujdesshëm! Ubeje ibn Kaab, tha Kjo është Takvaja!!!
Ne jemi duke ecur në një fushë e cila është e mbushur plot ferra. Shejtani dhe pasuesit e tij do të përpiqen t’u joshin e të ju thërrasin në të keqën. Prandaj posedimi i takvasë në dynja është ngritja e rrobave duke qenë të kujdesshëm që të mos e prekni këtë të keqe. Ky pra është definicioni i takvasë, lus Allahun të na bëjë prej muttekinëve.
Të dashur vëllezër dhe motra është një tregim i njohur për të cilin do të flas, të cilin ndoshta ju e keni dëgjuar me herët, por në të ka disa mësime shumë me rendësi nga të cilat mund të mësojmë.
Tregimi është ky:
Kanë qenë katër dema, njeri prej tyre ishte i bardhë, kurse tre të tjerët ishin të zi, ata jetonin në një vend të rrezikshëm të rrethuar me ujq, mënyra se si ata mbroheshin ishte se ata gjithnjë qëndronin bashkë, rrinin bashkë, kujdeseshin për njeri tjetrin, secili prej tyre mbante një sy të vëmendshëm, kështu mbijetonin edhe pse zona ishte rrethuar nga kafshët e egra.
Por një ditë demat e zi mbajtën një takim dhe thanë se ky demi i bardhë është duke na sjell problem kur ne tentojmë të fshihemi natën, sepse ne jemi të zi e askush nuk na sheh dot, kurse armiku është në gjendje ta shoh demin e bardhë, prandaj pse mos ta largojmë atë. Ne të tre do të jemi së bashku kurse demi bardh le të largohet sepse po na sjell shumë telashe.
Kështu nga dita e ardhshme tre demat e zi do të rrinin në një anë kurse i gjori, dem i bardh do të ishte i vetëm. Ata, do të thotë e bojkotuan demin e bardhë.
Tani, ujku ishte shumë inteligjent, ai ishte në gjendje të vërejë përçarjen mes demave, prandaj ai u vë në lëvizje dhe sulmoji demin e bardhë dhe derisa ai gëlltiste prenë e tij, tre demat e zi s’bënin asgjë vetëm se shikonin derisa vëllai i tyre ndahej në pjesë. Por natën tjetër, ujku sulmoj tre demat e zi, pse? Sepse tani ata ishin një dem më pak e nuk ishin më të fortë si një ditë më parë, sepse ata e tradhtuan vëllain e tyre, demin e bardhë, kështu ujku ishte në gjendje ta kapë edhe njërin nga demat e zi dhe tani mbetën vetëm edhe dy dema.
Natën tjetër ishte edhe me lehtë për ujkun sepse vetëm dy kishin mbetur, kështuqë ai e hëngri edhe njërin prej tyre. Dhe më pas, në natën e fundit ishte vetëm një dem dhe ky dem përpiqej çmendurisht të ikte nga ujku por ai tani nuk kishte mbështetje as ndihmë. Kurse ujku e ndiqte atë me vetëbesim duke ditur se demi do të lodhej dhe do të rrëzohej dhe asgjë s’mund të bënte, s’kishte kush ti ndal në ndihmë. Kështuqë ujku sillej përreth i kënaqur e me vetëbesim dhe u hodh në demin duke e kapur atë për qafe dhe derisa ujku bënte atë, demi po shqiptonte fjalët e tij të fundit, ai beri një deklaratë shumë me rendësi, një deklaratë që është një mësim i madh nga e cila ne mund të mësojmë! Demi i zi (derisa po vdiste) tha: unë jam ngrënë ditën kur demi i bardhë është ngrënë! Kamë nënshkruar ekzekutimin tim në ditën kur lejova që demi i bardh të ngrënej! Atëherë unë kam vdekur! Skam vdekur tani, jo sot!! Kam vdekur kur lejova që ujku ta hajë demin e bardhë!!!
Vëllezër e motra, jam i sigurt se ju veçse keni nxjerrë disa mësime nga ky tregim. Dhe unë tani do të flasë për disa prej tyre.
Mësimi i parë – Umeti.
Ky tregim është një pasqyrim i mirë i situatës së Umetit Musliman sot. Kjo është saktësisht ajo çka ndodhë. Shikojmë popujt Musliman duke rënë njëri pas tjetrit, ne shikojmë, rrimë prapa e s’bëjmë asgjë. Kur Palestina është marrë, ne s’bëmë asgjë. Keni Kashmirin, Çëçëninë, muslimanët e Filipineve dhe tani Irakun, e Umeti s’bën asgjë. Umeti po shikon derisa Iraku po gëlltitët dhe nuk do të ndalet atje sepse do të përhapet edhe në vende tjera si Siria dhe vetëm Allahu e din kush është në radhë. Prandaj këto vende nuk janë marrë sot, ato janë marrë shumë kohë më parë kur ne lejuam një vend Musliman të bie. Ne kemi lejuar që njëjta gjë të ndodh me secilin prej nesh.
Mësimi i dytë – Uniteti.
Kjo na tregon pasojat e mosunitetit, kur këta dema nuk qëndruan së bashku, kur lejuan që ujku ta kap njërin prej tyre, ata të gjithë u mundën. Të dashur vëllezër e motra, Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë një analogji për Umetin, Numan b. Bashir përcjell se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjellët, mëshirën mes tyre dhe ndjenjën vëllazërore është si shembulli i një trupi të vetëm. Në rast se një pjesë e tij ndjen shqetësim, i gjithë trupi do të ketë dhimbje” për arsye të pagjumësisë e etheve. Sahih Muslim, libri 032, nr.6258
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë “nëse gishti i juaj është i lënduar apo këmba juaj është lënduar të gjithë pjesët e trupit e ndjejnë atë dhembje”, s’mund të fleni dhe i tërë trupi zhvillon ethe duke tentuar të luftoj bakteret brenda infeksionit, përpiqet ta luftoj armikun kështu që i tërë trupi përfshihet ne ketë proces, ky është përshkrimi që Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka dhënë për Umetin.
Prandaj nëse një mysliman, në lindje apo perëndim, në jug apo veri, qoftë ai në mes të trupit, në kokë ose në gisht të këmbës, duhet të ndjej të njëjtën dhembje sikur të ndodhtë në familjen e tij. Nëse ju jeni të brengosur vetëm për sigurinë tuaj dhe sigurinë e familjes suaj të ngushtë, atëherë s’është diçka në rregull, atëherë ju s’jeni në të vërtet pjesë e trupit.
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) thotë se “umeeti është një trup”, s’ka rëndësi nëse jeni të ndarë ne vende (shtatë politike) të ndryshme ose grupe të ndryshme, ose nëse i takojnë medhhebeve të ndryshme, derisa ata të jenë Musliman, e Musliman është ai që deklaron besimin në Allahun, e i cili s’ka devijuar, ai është musliman.
Problemi është se ndonjëherë ne mendojmë se vetëm unë dhe grupi im janë musliman! Pse? sepse ai s’po e pason xhematin tim, ai s’po e ndjek rrugën time.
Derisa ju s’mund të provoni se një musliman është kafir ose derisa nuk keni fakte se një person i tillë është Murted, ai është Musliman pamarrë parasysh nëse i takon medhhebit, grupit apo shtetit tënd, kjo s’ka rëndësi.
Tani ne të gjithë flasim për rëndësinë e të pasurit unitet, në qoftë se ne flasim për unitetin në aspektin e unitetit të një grupi të vetëm duke braktisur xhematet e ndryshme, të gjitha këto Medhhebe të ndryshme e të jemi vetëm një kopje e njëri tjetritm kjo është një gjë e pamundur. Çka ne mendojmë me Unitet është se edhe pse qasja juaj ndaj Islamit mund të jetë e ndryshme ose medhhebi që ju pasoni mund të jetë i ndryshëm, sidoqoftë ju jeni aty për ta ndihmuar vëllain tuaj kur ky ka nevojë për ndihmë, ky është Unitet.
Mund të keni qasje të ndryshme për të punuar, ju mund të bëni gjëra të ndryshme, sepse ne kemi nevojë për gjëra të ndryshme, Umeti ka nevojë për gjithçka sot. Ne kemi të metë dhe mangësi në çdo fushë, prandaj na duhet që Muslimanët ti plotësojnë këto poste, prandaj qasja jonë do të jetë e ndryshme.
Disa njerëz bëjnë Dave (thirrje), disa do të jenë duke kërkuar ilm (dituri), të tjerët duke bërë ibadet, njerëzit nuk janë të njëjtë, s’mund të gjithë të jenë kopje e të tjerëve. Njerëzit kanë aftësi të ndryshme, disa bëhen dijetar të mirë, disa janë Imam (udhëheqës) të mirë, disa tjerë mësues të mirë e disa bëhen këshilltarë të mirë.
Njerëzit nuk janë të ngjashëm, disa janë të mirë në kryerjen e punëve, vërtet ata s’kanë shumë njohuri për fjalime e teori, ata janë të mirë në bërjen e punëve ditore për të cilat Muslimanë kanë nevojë. Secili përmbush rolin e vet, dhe ne duhet ta vlerësojmë këtë.
Prandaj çka nënkupton Uniteti? Kjo do të thotë se kur vëllai yt ka nevojë për ndihmë, ti ngrihu për ta ndihmuar atë, ky është Unitet, s’ka rëndësi se çfarë mendimi (medhehbi) ka derisa ai është Musliman.Prandaj ne duhet ta plotësojmë kuptimin e hadithit se Umeti është një trup, kur ndonjë gjymtyrë e tij ndjen dhembje, i tërë trupi e ndjen atë. Ju duhet ta ndjeni dhembjen dhe vuajtjen kur shihni se çka është duke ndodhur me vëllain dhe motrën tënde në pjesën tjetër të botës. Ju duhet të jeni të brengosur se çka po ndodh në Palestinë, Irak ose Kashmir edhe pse ai nuk është vendi juaj.
Edhe pse disa shtete Muslimane kanë probleme ndërmjet vetë, kanë luftëra ose probleme politike, kjo si Musliman nuk duhet të sjell dallim tek ti. Këto qeveri kanë probleme mes vetë, por populli, Muslimanët atje janë vëllezërit e mi, kështu ju duhet të shikoni në këtë. Prandaj ne duhet të brengosemi për Umetin dhe ai që s’brengoset për Muslimanët, ai nuk i përket atyre.
Është transmetuar në Buhari se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) kë thënë: “Çdo njeri do të jetë me atë që e donë”. Në ditën e Gjykimit do të jeni me njerëzit që keni dashur, nëse keni dashur Muslimanët do të jeni me Muslimanët, nëse keni dashur kufarët do të jeni me kufarët në ditën e Gjykimit, kështu kjo funksionon, kjo është drejtësia e Allahut, ai i cili i donë Muslimanët do të jetë me Muslimanët dhe do ti pason ata kudo që të shkojnë, kjo është edhe arsyeja pse i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë “në ditën e Gjykimit Allahu do të ju thotë njerëzve pasoni zotat që keni Adhuruar. Prandaj ata që kanë adhuruar kryqin do ta pasojnë kryqin, ata që kanë adhuruar idhuj do ti pasojnë idhujt në ditën e Gjykimit. Allahu ju thotë atyre nëse ju nuk më keni adhuruar, s’mund të pritni shpërblim nga Unë, shkoni të zotët tuaj e kërkoni shpërblim nga ta. Pastaj Allahu do ti kap të gjithë zotat e rrem dhe do ti futë në xhehenem e atëherë njerëzit (që i kanë adhuruar) duhet ti pasojnë ata, sepse Allahu është i Drejtë, ai që e ka bërë (adhurimin) për Allahun, Ai do ta shpërblej por nëse e keni bërë për dike tjetër atëherë shkoni dhe kërkoni shpërblimin nga ata. E nuk ka Zot përveç Allahut.
Mësimi i tretë – Pasojat e tradhtisë, pasojat e braktisjes (lënies) së Muslimanëve.
Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Muslimani është vëlla i Muslimanit tjetër, prandaj ai nuk duhet ti bëj zullum atij dhe as ta dorëzoj atë tek zullumqari. Kushdo që plotëson nevojat e vëllait të tij Allahu do t’ia plotëson nevojat e tij, kushdo që shqetëson (ngushton) vëllain e tij Allahu do ta ngushtoj ditën e Ringjalljes dhe kushdo që i ka mbuluar (gabimet) e një Muslimani, Allahu do ta mbulon ditën e Gjykimit.
Tre demat e zi i dorëzuan demin e bardh armikut. Dhe duke e bërë këtë ata menduan se po e mbrojnë vetveten, menduan se do të jenë të sigurt nëse e dorëzojnë demin e bardhë, ky “demi i bardh” fliste shumë, po sjelltë probleme, po akuzohej se është terrorist, pra leje atë, le të shkon ne burg ai. Por gjëja është se s’po kuptoni se ata do vinë edhe tek ju pastaj, ju do të jeni në radhë. Prandaj, vëllezër, nëse dëshironi ta mbroni vetveten, tani ne nuk po flasim për të bërë ndonjë gjë për vëllezërit tuaj që kanë rënë, ju duhet të ndaloni këto gjëra të ndodhin, sepse derisa ju lejoni ndonjë Musliman të merret, Allahu nuk do të ju ndihmon më. Ju do të humbni ndihmën e Allahut. “Kushdo që plotëson nevojat e vëllait të tij Allahu do t’ia plotëson nevojat atij, kushdo që shqetëson(ngushton) vëllain e tij Allahu do ta ngushtoj atë ditën e Ringjalljes”.
Nëse ju punoni ti ndihmoni vëllait tuaj që ka nevojë për ndihmë Allahu do të ju ndihmon juve ne ditën e Gjykimit kur ju keni nevojë (me se shumti).
Tani, ne të gjithë e dimë se nuk mund ta bëjmë këtë vetëm, pa ndihmën dhe mbështetjen e Allahut nuk mund të shkojmë askund. Nëse dëshironi që ndihma e Allahut të jetë në anën tuaj atëherë ngrihuni në ndihmë vëllait tuaj, kështu ju mbroni vetveten. Nëse e braktisni (tradhtoni) vëllain Musliman, mos mendoni se kjo do ta kënaq armikun, jo, armiku do të vazhdoj tutje do ta marr këtë si rregull. Shejtani kurrë s’do jetë i kënaqur, kurrë s’do jetë i lumtur derisa ai të jetë në gjendje ta shkatërroj tërë Umetin. Asgjë se kënaq shejtanin, nëse përpiqeni ta kënaqni atë nuk shkon dot, ai ka qenë armiku jonë prej kohës së Ademit dhe do të vazhdoj të jetë ashtu deri ditën e Gjykimit. Mos mendoni se do ta kënaqni e do ta mbani të qetë, duke e ushqyer atë me njërin prej vëllezërve tuaj. Jo, uria e tij kurrë s’kënaqet, etja e tij kurrë nuk shuhet.
Nëse ne e tradhtojmë ose braktisim një Musliman i cili ka nevojë sot, të jeni të sigurt se Allahu do të na braktis ne nesër.
Vëllezër e motra, ju të cilët jeni duke jetuar ne perëndim, jeni duke jetuar në një situatë të vështirë, fëmijët tuaj janë sjell ne një ambient jo-islamik dhe ju sot jeni aty por ju do të vdisni një ditë dhe ti lini ata pas dhe vetëm Allahu e di se cili do të jetë fati i tyre, ndoshta ata do të rritën e të bëhen jo-Musliman, kjo është e mundshme, lusim Allahun që asnjë nga fëmijët tanë të mos largohet nga rruga e drejtë. Por çështja është se ju duhet të investoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ju duhet të investoni diçka për ta që të siguroheni se ata do të vazhdojnë ne rrugën e drejt, ju nuk dëshironi që të mbaheni përgjegjës në ditën e Gjykimit dhe Allahu të ju thotë se ju jeni ata që keni sjell familjet tuaja në këtë vend, prandaj ju jeni përgjegjës për atë që ata bëjnë në të ardhmen dhe ju do të jeni përgjegjës për gjeneratat që vijnë pas tyre.
Pra ju duhet të investoni për fëmijët tuaj dhe mënyra për ta bërë këtë është duke u ngritur për vëllain tuaj që ka nevojë për ndihmë dhe All-llahu do të jetë atje për ju dhe për fëmijët tuaj.
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) thotë në një hadith të transmetuar nga Ibni Abasi “nëse kujdesesh për urdhrat e Allahut, Allahu do të kujdeset për ty”, e si ndodh kjo? Ibni Rexheb el Hambeli shpjegon hadithin:
Nëse ti kujdesesh për Allahun , Allahu do të kujdeset për ty duke të mbrojtur nga dëshirat e këqija dhe dyshimet në iman.
Nëse kujdesesh për urdhrat e Allahut kur je i ri, Allahu do të kujdeset për ty në pleqëri.
Nëse kujdesesh për urdhrat e Allahut, Allahu kujdeset për fëmijët tuaj.
Ibni Rexhebi jep edhe një shembull për këtë, ai flet për tregimin e Musait dhe Hidrit (alejhimu selam).
Allahu në Kuran thotë: “Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshën t’i pranojnë si musafirë (e as t’i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!” (Kehf 77)
Pastaj Hidri i shpjegoi se pse ai e rregulloi murin pa kompensim: “Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!” (Kehf 82)
Pra, Allahu u kujdes për këta jetimë sepse babai i tyre ishte i drejt. Këta jetim nuk ishin aq të rritur sa të ishin të përgjegjshëm, dhe ne s’mund të dinim se a do të bëheshin të drejt apo jo, por arsyeja pse Allahu e la thesarin atje ishte se babai i tyre ishte i drejt kurse ai tashme kishte vdekur. Pra Allahu kujdesej për fëmijët e këtij njeriu dhe e dërgoi Hdrin si mënyrë për ta rregulluar murin, pse? Sepse babai i tyre ishte i drejt. Allahu, jo vetëm që do të kujdeset për ta (fëmijët tuaj) sa je gjallë, por Ai do të kujdeset edhe pas vdekjes tuaj, çka ka me të mirë se kjo. Prandaj ne duhet të kujdesemi për urdhrat e Allahut dhe mos mendo se duke e braktisur do të jesh i sigurt, jo, ti do të jesh në radhë.
Tani, vëllezër e motra ne folëm për këtë çështje ne përgjithësi, por disa gjera të veçanta janë duke ndodhur në qytetin tuaj, ne lagjen tuaj, nuk po flasim këtu për gjerat që janë duke ndodhur në Palestinë ose Irak, jo, por në qytetin tuaj, ne vendin tuaj janë duke u arrestuar Muslimanët. E dini kur flasim për ishullin Guantanamo, atje janë 524 Musliman të cilët ishin arrestuar me legjislacionin e ri dhe vetëm 2 prej tyre janë Akuzuar. Kemi 520 Musliman që janë mbyllur ne burg dhe janë lënë të kalben aty edhe pse ata s’kanë bërë asnjë krim dhe as që akuzuar ndonjëri për diçka. Çka keni bërë ju për ta. Vëllezërit e juaj veri-afrikan që s’kanë askënd të ju ndihmoj ne këtë vend, kurse Musliamnet nuk janë duke bërë asgjë për ta e ata janë lënë aty me vjet.
Një vëlla po me tregon për kushtet e familjes së tij, ata janë të varfër, familjet e tyre janë lenë pa ndonjë kujdestar dhe janë duke vuajtur ne varfëri, askush s’bën asgjë për ta.
Së fundi disa qytetar (Musliman) Britanez janë arrestuar e më pas janë liruar pasi s’mund ti akuzonin për diçka. Por njërin prej tyre e kishin rrahur policia edhe pse ai nuk kishte rezistuar fare. Ai i kishte ngritur duart lart kurse policia kishin filluar ta rrahin, dhe çka bën pastaj, pasi e kishin gjakosur dhe nxirë syrin dhe gjaku i rridhte, policia e kishin urdhëruar të qëndroj në sexhde dhe i kishin thënë: Ku është Zoti yt tash!?
Fyerje e Islamit, fyerje e fesë, fyerje e Umetit, ju duhet të bëni diçka, s’mund veç të rrini e shikoni. Kjo është fyerje për fenë tonë nuk është vetëm fyerje për vëllaun, është një fyerje për Islamin. Po vendosni dikë ne sexhde dhe po i thoni ku është Zoti juaj? Allahu Ekber, po përpiqeni ta sfidoni Allahun? Allahu është i Drejtë dhe Ai do të hakmerret, Ai s’ka nevojë për ne. Por gjëja është se ne nuk duhet të lejojmë gjëra të tilla të ndodhin dhe vetëm të shikojmë.
Vetëm duke qëndruar në vend e duke shikuar se çka po ndodh, mendon se duke u shmangur anash e duke qëndruar i qetë do jesh i sigurt. Nëse nuk e ndal këtë (fyerjen nënçmimin) menjëherë, kjo mund t’ju ndodh edhe juve, mund ti ndodh gruas tënde, mund ti ndodh vajzës tënde. Duhet ta ndalësh që në fillim para se të bëhet e madhe. Kështuqë, ju duhet të bëni atë që është në mundësin tuaj. Është përgjegjësi, është diçka që ti i ke borxh vëllezërve tuaj Musliman, Umetit dhe Allahut.
Ta dini, mos mendoni se feja jonë është vetëm fjalë duke qëndruar anash nga ajo që ndodh me Umetin. Kjo është arsyeja pse Muslimanët ne Spanjë e humbën atë. Al Makari që ishte një historian Musliman thotë “(kjo në kohen kur qytetet Muslimane pushtoheshin) Qytetet Muslimane okupoheshin nga krishterët njëri pas tjetrit, kurse ju mund të shkonit nëpër xhamitë e Andaluzit dhe mos të dëgjonit asgjë se çka është duke ndodhur me Muslimanët”.
Askush nuk fliste për këtë ne hutbe apo ligjërata! Askush, asgjë! Dijetarët flisnin për gjëra teorike duke lenë anash Umetin i cili në fakt po tradhtohej!
Ibn Hazm el Andaluzi, një dijetar i famshëm nga Andaluzia ishte shumë i irrituar dhe i mërzitur me situatën e dijetarëve ne tërë Andaluzi kur thotë “mos u mashtroni nga këta Fasika (njerëz të korruptuar) të cilët thonë se janë dijetar derisa ata veshin lëkurat e deleve në zemrat e ujqve”. Ai thotë “çka janë duke bërë ata, spo bëjnë asgjë për Umetin, Umeti po bie, Umeti është duke u luftuar dhe toka e Andaluzit po pushtohet dhe ata (dijetarët) ende flasin për çështje tjera” .
Ne duhet të ngrihemi, ne duhet të mobilizohemi, ne duhet të jemi unik, ne duhet të ngrihemi e të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet, e kjo është ibadet. Ju e adhuroni Allahun derisa ju ndihmoni vëllain tuaj, kurse Allahu do ta ruan këtë për ju në dynja, e në ahiret do të merrni shpërblimin. E kjo do të ju duhet sepse Umeti është duke kaluar nëpër fitne dhe secili prej nesh është duke kaluar neper fitne. E lusim Allahun që të na ruan neve, t’i ruan familjet tona dhe pasardhësit tanë. Amin.
Dhe është vetëm Allahu që dhuron suksesin. Allahu e lartësoftë përmendjen e robit dhe të Dërguarit të tij Muhamedin (sal allahu alejhi ve selam) dhe e beftë Pejgamberin e Tij, familjen e tij dhe shokët e tij të sigurtë nga e keqja.
Shejh Anwar el-Awlaki, Allahu e mëshiroftë
Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET




Allahu e mëshiroftë autorin, që nuk ditëm ta vlerësonim sa ishte gjall, e shpërbleft me Xhennetin më të lart - Firdeusin, amin.